Epilog.

161 29 33
                                    

"Çdo shenjtor
ka një të shkuar
dhe çdo mëkatar
ka një të ardhme."

| Oskar Uajlld |
••••

    Xhoana kishte lexuar qindra shprehje motivuese, për të inkurajuar veten, por sërish frika, se nuk do shkonin gjërat, sikur donte ajo, e mbante në vend-numëro.

    Ishte menduar gjatë dhe vetëm pasi kishte vendosur, që ta mbronte veten me çdo kusht, ta përkrahte dhe ta ndihmonte, për të ecur përpara, sepse veç kështu do mund të ishte e lumtur në jetë, ishte bindur të vepronte.

    Më mirë të humbiste luftën, sesa të pendohej, që nuk kishte luftuar. Plagët e asaj beteje do ishin më të lehta dhe të përballueshme, sesa pesha e pendimeve më pas.

    Mamaja e saj kishte reaguar pikërisht sikur ajo kishte imagjinuar, kur kjo e fundit i kishte thënë, se kishte hequr dorë nga të qenit Motër, ngaqë e ndiente se duhej të ndiqte një tjetër rrugë në jetë.

    Mirela i kishte përkëdhelur flokët, duke i thënë se mund të bënte si ta dinte më mirë ajo në jetën e saj, se askush nuk do të ndërhynte dhe e kishte pyetur, nëse ishte e lumtur.

    Vajza i kishte thënë e prekur nga dashuria e të ëmës, që po, ishte e lumtur dhe në heshtje uronte të ishte shumë më e lumtur, pasi t'i tregonte Jerinit vendimin e saj.

    Nëse ai nuk kishte hequr akoma dorë vërtet përfundimisht prej tyre.

    Nuk donte ta mendonte atë alternativë, e cila i kujtonte, se për disa gjëra në jetë jemi tepër vonë. Duhej të kishim luftuar për to, kur e kishim ndierë në qendër të shpirtit, se kishte qenë koha e duhur, jo kur të na tekej neve, që të ngriheshim e ta merrnim mundimin, për t'u interesuar për to.

    Ajo kishte pritur qortimin negativ të të atit, e vendosur për të mos e lënë bisedën në heshtje nga ana e saj, por atë herë të mbronte veten dhe të gjithë ata, që nuk kishin mundur të flisnin. Ishte bërë gati, t'i thoshte se ai nuk kishte të drejtë, që të ndërhynte në jetën e askujt pa lejen e tyre, sepse nuk ishte Zoti, që të mbante nën kontroll, kë të donte, ngaqë kështu kishte fiksimin, për të vepruar.

    Eduardi kishte ndenjur në heshtje gjatë tërë kohës, që e kishte dëgjuar të bijën, duke folir me Mirelën dhe në fund, kur Xhoana kishte vështruar nga ai, për të ditur mendimin e tij, pesëdhjetë e nëntë vjeçari kishte thënë se ajo e dinte më mirë se të gjithë, se ç'ishte e duhura, për t'u bërë në jetën e saj. Nëse vajza ishte e gëzuar, të tjerat s'kishin rëndësi.

    Xhoana dyshonte se ai kishte reflektuar, kur kishte qenë në spital dhe vetëm vajza e tretë dhe bashkëshortja e lindur dy vite pas tij i kishin qëndruar pranë. Dy vajzat e tjera nuk i kishin ardhur as për vizitë dhe Eduardi e dinte, se po paguante pasojat. Nuk i kishte mbështetur, kur kishin pasur nevojë për të dhe tani nuk po mbështetej prej tyre.

••••
    Ajo po e ndiente zemrën, tek rrihte gjithnjë e më shumë dhe frymëmarrjen duke iu shpeshtuar së tepërmi, ndërsa taksia ecte ngadalë prej trafikut në rrugën Myslym Shyri.

    Do kishte shkuar më përpara, që të takohej me Jerinin, po të mos kishte qenë për faktin, se i ati ishte shtruar përsëri në spital dhe ishte kujdesur për të.

    Ai kishte ndërruar numrin e telefonit; ajo nuk i kishte gjetur dot as llogarinë në Instagram.

    Dridhej e tëra nga paniku, kur mendonte se mos do ta gjente me dikë tjetër në shtëpinë e tij dhe as nuk e fajësonte dot, sepse kishte qenë faji i saj, që kishte rrezikuar aq shumë dashurinë e tyre, sa ajo nuk kishte mbijetuar dot më në atë betejë dhe kishte vdekur.

Jepi fund!Where stories live. Discover now