ʚ do i lexoj ɞ (se kur, nuk e di xd)
11 stories
"Perqafime, numri nje". ✔ by blue__writer1
"Perqafime, numri nje". ✔
blue__writer1
  • Reads 2,676
  • Votes 499
  • Parts 34
Ne vitin 2023, Marta Almasit i vjen nje ftese nga nje i panjohur qe i prenzatohet si numri nje se i ka prere nje bilete per ne ishullin e Thonuzit, ne Greqi. Ende e rrenuar nga divorci me te shoqin dhe duke u ndjere e vetme, ajo pranon t'i besoje nje te panjohuri dhe te shkoje ne nje qytet te panjohur vetem per te gjetur aty nje grup njerezish nga e shkuara e saj. E vetmja gje qe Martes nuk i kishte shkuar ne mendje ishte fakti se numri nje do te ishte edhe vrasesi i pabesueshem ne ate ishull te vogel. Dy vite me pare, Xhudi Kardos e shihte jeten bardhe e zi. Nje viktime e bullizmit dhe duke u perpjekur te dale ne siperfaqe, ajo zhytet ne nje bote me ngjyra me te erreta se grija. Jeta qe ajo enderronte te bente ishte vetem nje enderr e larget, te cilen ajo nuk mund ta arrinte kurre. Pikerisht pranimi i faktit se nuk je i afte ta kapesh diçka, e ben njeriun te dorezohet perpara gjithçkaje: edhe perpara jetes. Filluar me: 22/06/2023. Mbaruar me: 28/07/2023.
Dhe zemra shërohet një ditë by Efiola
Dhe zemra shërohet një ditë
Efiola
  • Reads 10,813
  • Votes 980
  • Parts 25
Xhoja ka pretenduar gjithmonë të jetë versioni më i mirë i vetes, shembulli më perfekt që dikush mund të shihte. Aktrimit të saj i vjen fundi kur një dobësi e çastit e bën të shkrehet në lot përballë një të huaji. Problemi? Ditë më vonë sheh të njëjtin mashkull në departamentin e psikologjisë. Problemi më i madh? Ai do ish pedagogu i saj i ri. Filluar më 21 qershor 2022 Përfunduar më 11 tetor 2022
Folmë për dashurinë by Efiola
Folmë për dashurinë
Efiola
  • Reads 27,779
  • Votes 2,092
  • Parts 28
E la veten që ta dashuronte, kur gjëja e vetme që duhej të kishte bërë ishte të vraponte prej tij. *** Vështroi detin me dallgë, pastaj diellin që ishte fshehur gjysmë pas reve. Qielli i bronxtë po çahej prej shiut, po lotonte. Ishin lot vetmie, lot të poshtër malli. Mori frymë thellë, mbushi mushkëritë me ajrin që e vriste ngadalë, se çdo frymëmarrje i kujtonte atë që kishte humbur. - Dashuria është si kjo që sheh. E bukur, ka diellin e saj më të shndritshëm, ka edhe shiun më të fortë, dallgët më të ashpra. Dashuria është katastrofë kur s'e jeton siç duhet, një sëmundje e fortë, që edhe pse largohet të lë të lodhur. Dashuria ishte kur njoha atë. Kuptova se kur njeriu dashuronte, nxirrte nga brenda vetes një tjetër njeri, rilindte, krijonte një univers tjetër që t'i përshtatej dëshirave të të dyve. Dashuria ishte të harroje veten e të rindërtoje tjetrin me copat që shkëpusje prej trupit tënd. Ishte të prisje, të lodheshe, e sërish të qëndroje... *** Filluar më 31 gusht 2019 Përfunduar më 20 shkurt 2020
321 agime larg. ✔ by blue__writer1
321 agime larg. ✔
blue__writer1
  • Reads 1,606
  • Votes 278
  • Parts 31
Filadelfia me ndertesat e saj te larta i kishte dhene Akait gjithmone nje pamje te bukur te agimit te diellit. Jeta e saj e thjeshte dhe monotone qe pas largimit te te vellait ne ushtri ndryshon menjehere kur ajo behet deshmitare e nje virusi vdekjeprures qe vret shokun e saj me te mire. Rrethanat e bashkojne me te vellain dhe me njerez qe nuk i njeh, te cilet perhere duke rendur perpiqen te gjejne nje menyre si dhe pse te mbijetojne ne nje kaos te pakuptimte. Filluar me: 04/05/2023 Mbaruar me: 04/06/2023
Ku është Roberta? by Gisela_P
Ku është Roberta?
Gisela_P
  • Reads 2,560
  • Votes 497
  • Parts 15
E PERFUNDUAR ✔ "Te premtoj se do te te gjej Roberta.- thashe. Shpresoja qe ajo te me kishte degjuar kudo qe te ishte." Qetesia e qytetit te Guindenit do te prishet kur Roberta Anders zhduket papritur diten e fundit te pushimeve verore. Ne nje vend ku nuk ndodh kurre asgje zhdukja e saj nis te behet e papranueshme. Megjithate shpresa se ajo do te kthehet ende nuk ka humbur... 18.08.2020 12.09.2020 Kjo eshte nje histori e tera e bazuar ne trillim. Emra, vende edhe ngjarjet jane teresisht produkt i imagjinates dhe çdo ngjashmeri e mundshme me njerez, vende apo ngjarje te verteta ose jo jane krejtesisht rastesore. Te drejtat i perkasin autores. Nuk lejohet kopimi dhe shperndarja e historise nga persona te tjere. Cover nga shtriga_cool
Kafaz dashurie by Efiola
Kafaz dashurie
Efiola
  • Reads 20,526
  • Votes 1,590
  • Parts 24
Vazhdimi i librit "Folmë për dashurinë" E ajo gjithnjë e kishte mbajtur mbyllur në një kafaz atë dashuri, si diçka të çmuar që kurrë s'do donte ta humbiste. Mendonte se e kishte larguar prej vetes, por vetëm sa i kishte krijuar një hapësirë veçmas, një kënd të qetë, të fjetur, që nuk ngacmohej prej stuhive të mendimeve dhe ndjenjave, tek i cili nuk dyshonte kur zgjohej në mëngjes apo kur shkonte për të fjetur. Gjithnjë pranë saj, edhe atëherë kur zymtësia ia vishte gjithë qenien, edhe kur shiu s'pushonte, edhe atëherë kur çdo gjë përmbysej. Ajo kishte krijuar një kafaz të përjetshëm. E nga ai kafaz kurrë s'do ta nxirrte dashurinë. Filluar më 22 shkurt 2020 Përfunduar më 12 maj 2020
Dashuri ne kohe lufte by IlilehXAraS
Dashuri ne kohe lufte
IlilehXAraS
  • Reads 11,558
  • Votes 1,357
  • Parts 32
Pa perreth.Qyteti i saj i lindjes ishte shnderruar ne nje qytet fantazme.Gelltiti lotet dhe pa nga varesja e saj me gjysmehene.Disa pika lote rane pa deshiren e saj.Ngriti syte nga qielli i piste dhe pa me inat,sikur fajin ta kishte ai.E dinte qe me s'do kishte nje Danilla dhe Luna.Tashme Luna do luftonte e vetme kunder botes.
Solamors: Betimi I Fundit by AxZxJxQ
Solamors: Betimi I Fundit
AxZxJxQ
  • Reads 15,232
  • Votes 1,788
  • Parts 61
Do ta njihja edhe në vdekje, edhe nëse sytë do të m'i verbonin do ta njihja nga aroma e qafës së tij kur të mbështesja kryet pas saj sikur mjekra ime të ishte krijuar enkas për t'u prehur pranë së tijës. Edhe nëse fryma do të më braktiste, do ta njihja nga mënyra se si zëri i tij i thellë e kumbues që gjithnjë përçonte forcë e motivim drejt luftëtarëve të tij, zbutej vetëm atëherë kur pëshpërinte emrin tim. Edhe nëse nuk do të arrija t'ia dëgjoja më kurrë zërin, do ta njihja nga mënyra se si dora e tij ndërthurej me timen si të ishte krijuar veç për t'u prekur me të. Edhe nëse duart s'do të mund t'i lëvizja e lëkurën më s'do të mund ta ndieja, do të njihja shpirtin e tij të gjallë, të etur e të egër për jetë e për liri sepse fundja vetëm një gjysmë shpirti mund të njohë gjysmën e tij. Trupat e Luftetareve te Efelgarit ishin te detyruar te betoheshin tri here perpara Kurores Mbreterore. Betimi i pare ishte t'i perkushtoheshin mbrojtjes se kombit deri ne vdekje. Betimi i dyte ishte ndaj Zotave qe iu falen fuqite e dhuntite qe sot zoteronin. Betimi i fundit ishte per klanin- familjen e tyre, per gjakun e tyre, per te mundesuar ekzistencen e trashegimine e tij ne jete te jeteve. Çfare ndodh nese ti as nuk e di se prej cilit klan vjen, se kush eshte familja, gjaku e lidhja jote me kete jete e kete bote? Çfare ndodh nese edhe kur e kupton prejardhjen tende je predispozuar per te qene vetem, pa mundur te shijosh vazhdimesine e gjakut e te emrit tend? Per Kenan nuk kishte nje klan. Per kapiten Kadoganin klani ishte me shume se kuptimi i jetes. Te dy per njeri-tjetrin, ishin betimi i fundit.
Erresire e pergjakshme. ✔ by blue__writer1
Erresire e pergjakshme. ✔
blue__writer1
  • Reads 2,019
  • Votes 294
  • Parts 29
Xhonatan Neumanni kishte pasur nje jete te veshtire. I perkushtuar plotesisht ndaj mbrojtjes se nenes nga dhuna e te atit, ai eshte i verbet ndaj çdo gjeje tjeter madje edhe ndaj personave qe e rrethojne. Kur dikush e vret me snajper nje nate te ftohte dimri, oficerit te ri te policise Rafaelit i ngarkohet persiper çeshtja per te gjetur vrasesin. Kur snajperi rezulton te jete tiji, gjerat nuk jane me ashtu siç duken. Filluar me: 20/12/2022. Mbaruar me: 11/01/2023.
Anhedonia✔ by DanielaTraja
Anhedonia✔
DanielaTraja
  • Reads 1,119
  • Votes 116
  • Parts 10
Te ndjerit kenaqesi nuk ka qene ndonjehere kaq e pamundur,derisa cdo emocion tjeter te shtyp zemren.