Hajdi Simons i janë dashur vite të tëra, për të lënë gjithçka pas dhe për të vazhduar jetën e saj normalisht, pa u penguar nga kujtimet e së shkuarës. Pikërisht kur më në fund e tashmja duket se është në drejtimin e duhur, dikush i ardhur nga e kaluara tregohet egoist ndaj lumturisë së saj, duke u munduar ta çojë edhe një herë Hajdin në fillim të rrugës ku ajo ka qenë. Një grua që nuk lodhet nga të përpjekurit për të ecur përpara, një dashuri e paharruar që e vendos atë nën "kthetrat" e një vrasësi dhe një sekret që i ndryshon rrjedhën e jetës. Është më e dhimbshme të presësh, kur e di që duhet të harrosh, apo të harrosh, kur vazhdimisht mendon se duhej të kishe pritur? •Libër i vetëm.