NJË I VDEKUR, KATËR TË DYSHUAR - DHE NJËRI PREJ TYRE PO GËNJEN Një pasdite pesë nxënës të Gjimnazit Bejvju futen në klasën e ndëshkimit: Bronuina: nxënësja e dalluar, gati për në Jeill. Adi: bukuroshja, princesha e ballos së vjeshtës. Nejti: krimineli, shpërndarës droge. Kupëri: atleti, ylli i bejsbollit. Simoni: krijuesi i aplikacionit famëkeq të thashethemeve të gjimnazit. Kur Simoni rrëzohet papritmas dhe vdes pak më vonë në spital, policia nis të hetojë rreth vdekjes. Simoni kishte planifikuar të postonte thashetheme pikante të nesërmen e asaj dite. Në qendër të vëmendjes vihen Bronuina, Adi, Nejti dhe Kupëri. Secili prej të rinjve ka diçka për të fshehur - dhe kësisoj një motiv... BESTSELLERI I NJU JORK TAJMSIT - EMOCIONUES, SEKSI, I SOFISTIKUAR! -Pershendetje! Kam marr iniciativen te postoj disa nga librat qe kam lexuar.. ne menyre qe te kene mundesine gjithashtu persona te tjere ti lexojne. Kete iniciative e kam marr pasi te gjithe e jemi ne dijeni te faktit se per te pasur nje liber tendin duhet te paguash.. dhe shume here pavaresisht deshires se madhe per te lexuar sa me shume, nuk eshte mundesia. Nje liber ne dore eshte ndjesia me e bukur, por mendoj se disa lexime nuk duhen humbur pavaresisht kesaj. Shpresoj te keni nje lexim te kendshem! P.s. Nese keni deshire here pas here komentoni per idete qe ju vijne ne fund te cdo kapitulli, jam kurioze. Do mundohem te postoj cdo dite nje kapitull te ri! 🤍