30 parts Complete Leira asnjëherë nuk e kishte parashikuar se çfarë kthese do të merrte jeta e saj pas vdekjes së personit më të shtrenjtë për të. E ndodhur tashmë midis ndjenjave dhe një fati të pashmangshëm, dashur pa dashur asaj i duhet të përballet me sfidat që do të ndeshë në pesë rregullatorët e jetës; dashuria, suksesi, dhimbja, kurimi, ndërveprimi. Mirëpo për Leirën gjithçka do të bëhet e hidhur, e vështirë dhe në dukje e pazgjidhshme. A do ta gjejë ajo në cilin nga këto shtigje përket?
Fatkeqësi të njëpasnjëshme, mistere dhe gabime fatale. Çdo hap që hedh, e afron më shumë me rrënimin, e largon më shumë nga vetja dhe e turbullon botëkuptimin e saj.
Gjithnjë kemi dashur që ëndrrat të bëhen realitet, por a kemi uruar ndonjëherë që realiteti të jetë veç një ëndërr?
Gjithçka vërtitet rreth një ligji të vetëm: Ligji i Pentagonit.
©apricater, Wattpad.