KTHEHU DRITA IME!

72 10 24
                                    

Nentori i mallkuar erdhi perseri i ftohte dhe i ngrire bashke me vitin. Shtepia mbulohej me mantelin e heshtjes qe tashme ka 2 vite qe nuk po zhduket me.
Kercitja e deres me jep pershtypjen se dikush do vije dhe do ti kthej jeten kesaj strehe te erret dhe vetmitare, por ne fund kupton qe eshte vetem era e vrullshme para nje stuhie.
Shpesh degjohen hapat e heshtur drejte asaj dhome te harruar. Syte e saj si qielli, ende te bukur dhe te ngrohte me vinin ne mendje si vegime te turbullta.
Me kujtohet se si venitej dhe tretej pak nga pak, sikurse shuhej drita e nje qeriri te vogel ne tavolinen e asaj dhome te erret.
Shkoja pran saj me shpresen se do ndjeja edhe njeher aromen e nenes sime, por ajo aroma e embel ishte mbuluar nga e ilaceve dhe gjilperave. Fjalet e saj te fundit ende me dalin ne enderr keto 2 vite te gjata.

"Bija ime Sea! Drita dhe lumturia e kesaj shtepie nuk do zhduket me mua, por e fsheha diku ne pritje per ta gjetur"

E si vall trupi imcak nje vajze 8  vjecare mund te kerkonte rrugeve te panjohura per driten, kur bota duket e erret dhe zymt perpara!?
Trupi 6 vjecar i vellait tim Skai do perpihej nga shtresa e trash e debores, kurse dadoja plake do largohej nga shtepia me pranveren  e ketij viti qe ne dukje nuk sheh asgje ne horizont.
Po babai im vall!? Ai njeri i forte dhe trupmadh mund t'ia dilte rrugeve te gjata dhe debores se ftohte, por vetem nese do hidhte larg shishet e veres dhe do shikonte pertej asaj dhome te erret dhe plote kujtime.
Do jepja gjithcka qe vetem te shikonte se cfare i mbeti pas mamit...pas gruas te cilen e donte dhe adhuronte si zotin.

Edhe pse hyri pranvera, shtepia mbeti po aq e vetmuar dhe e heshtur.
Me hapat e pasigurt dhe te vegjel shkuam pran karriges ku babai rri e shikon ate pak drite qe hyne nga dritarja e dhomes.
Me kalimin e kohes behet gjithmon e me i dobet dhe rralle here nxjerr nje fjale nga goja.

Ktheva koken nga Skai, i cili po shikonte i shqetesuar heroin e jetes se tij teksa tretej ngadal ne erresiren e asaj shtepie, qe dikur ishte ishte me e hareshme dhe rrezellitese se dielli.

- Moter! Kur do ti kthehet drita kesaj shtepie?

Zeri i ngjirrur i Skait u degjua i pashpres ne veshet e mi.
U mata disa here ti pergjigjem, por ne vend te fjaleve me dilnin lotet.

Keto dite te lageshta pranverore babai dhe Skai ishin me temperature. Me dhimbte zemra kur me duart e mia qe dridheshin, prekja ballin e tyre qe digjej.
Dadoja e vjeter tashme ishte kthyer ne vendin e lindjes dhe pa te rrotull ndihesha e pashpres.
E shqetesuar vrapova drejte qytetit, neper ate shi te ftohte qe me lagte trupin.

U rrezova e rraskapitur ne toke dhe me lotet varge ne fytyre ngrita doren drejte asaj rruge ,te cilen kembet e mia nuk e pershkuan dot.
Lutesha per nje doktor, nje farmacist, dike qe mund te me ndihmonte, madje edhe per nje drite diku atje.

Ndjeva krahet e nje gruaje qe me mbuluan te gjithen, por isha teper e lodhur per ti hapur syte dhe te shikoja fytyren e saj.

Ne mengjes nje drite e turbullt me zgjoj nga gjumi. U ngrita me nxitim nga shtrati dhe vrapova drejte dhomes se babit duke thene cdo sekond me vete "Lutem te jeni mire "
Hapat e mi te heshtur si nga hera, sot perplaseshin vrullshem me parketin e vjeter qe kerciste pa ndalim nga hapat elegante dhe te lehta te mamit, hapat e renda dhe te zhurmshme te babit dhe hapat e mia dhe te Skait qe gati nuk ndiheshin fare.

Hapa deren dhe silueta e se njejtes grua ishte ne dhome dhe po kujdesesh per babin dhe Skain. Disa burra dhe gra ishin ne cep te dhomes dhe diskutonin me njeri tjetrin.

- Eja ketu bija ime!

Fjalia e shkurter e babit me beri te levizja me nxitim drejte krevatit te tij.
Me njeren dore me perkedheli lehte fytyren, kurse me tjetren kapi doren e gruas dhe e terhoqi pran.
Skai vrapoje drejte nesh dhe perqafoje forte gruan.

HISTORI KONKURSI.Where stories live. Discover now