"Shko tek kokëkuqja, ajo është e jotja!" Nënqeshi me ironi shumë pranë buzëve të tij, shikimin se uli për tek to se ndryshe një dreq do e shtynte nga brenda për t'i puthur keqazi me inatin që i vlonte në shpirt. "Je xheloze?" Vështroi me ngulm sytë e saj, një milimetër i ndante buzët e tyre nga njëra-tjetra. "Aspak." Këtë herë fjala i buroi si një pëshpërimë duke shtyrë edhe njëherë Nolsin t'i puthte ato buzë jetështuese.