54. Nuk jam vetëm

122 16 9
                                    

Pasi mbërriti në Venecia, u vendos për një javë, në një hotel të lirë në Mirano. Pak fshatra më tej kishte dajon e saj, Përparimin, sëbashku me fëmijët e tij, një moshe me Diellzën. Nuk donte t'i bëhej barrë askujt dhe nuk donte të përzihej shumë me ta, por vetëm mendimi se kishte njerëzit e gjakut të saj afër e qetësonte. Pas disa muajsh do të bëhej nënë dhe ndoshta do t'i duhet ndihmë për ndonjë gjë të papritur. Nuk mund të ishte e vetme në një situatë të tillë.

Vendosi njoftim në internet për shtëpi me qira dhe brenda pesë ditësh gjeti një shtëpi të vogël, një dhomë e kuzhinë, të mjaftueshme për veten e saj dhe fëmijën. Takoi pronarin, bëri kontratën me shkrim dhe rregulloi çdo gjë në emrin e vetë. Pasi mbaroi çdo gjë me shtëpin, vendosi të kërkonte një punë me të cilën të përballonte shpenzimet e veta.

Duke qenë se punonte si gazetare dhe e njohte shumë mirë edhe terrenin e letërsisë dhe gjuhës shqipe, zuri punë në një qendër ku u mësohej fëmijëve shqiptar se si të shkruanin dhe të flisnin sa më mirë gjuhën shqipe. Dy javët e para e torturoi veten duke hipur e zbritur nëpër autobuza për të kapur orarin e punës. Pasi rregulloi çdo gjë me kontratën e punës mori një makinë të vogël, të cilën e paguante me këste.

Puna i pëlqente shumë. Jepte mësim në pesë klasa dhe nxënësit ishin të tre niveleve. Diellza u bë shkak që në qendrën e kurseve, nxënës të ndryshëm të shprehnin dëshirën për të hapur një klasë për letërsinë shqipe. Prindrit ishin të kënaqur dhe bashkë me ta dhe punëdhënësit e Diellzës i shprehën fjalët më të mira për punën e saj.

Një mësuese që jepte frëngjisten, të cilën e thërrisnin Sofi, por që në faktë quhej Sofika, u bë mike shumë e mirë e Diellzës. Ajo e ftonte herë pas here për kafe dhe pasi mbaronin punën kalonin herë nga shtëpia e saj dhe herë nga shtëpia e Diellzës.

Ajo kishte një djalë të vetëm, të cilin e kishte pesëmbëdhjetë vjeç. Kishte vuajtur shumë për ta sjell në jetë. Pas pesë dështimeve, atëherë kur të gjithë i kishin humbur shpresat, lindi djali i vetëm i tyre.

Sofia jetonte në një shtëpi të bollshme dy katëshe, ku në katin e sipërm ishin të vendosura dhomat e gjumit si zakonisht, ndërsa në katin e poshtëm kishte sallonin, kuzhinën, dhomën e gjumit për miqt dhe shumë hapsira të tjera sa i përketë lavanterisë, garderobës, depos ushqimore. Ajo sëbashku me të shoqin kishin ardhur në Itali me emigrantët e parë. Kishin punuar fortë dhe vazhdonin të punonin për ta përmirësuar jetën e vetë.

Djali i tyre, Alesio, ishte një djalë mistrec, por njëkohësisht mjaftë i dashur. Kur kishte parë që e ëma kishte sjell me vete një vajzë të re, kishte filluar të kapardisej si ai gjeli që i vete rrotull pulës së vetë. Kjo sjellje e kishte bërë mjaftë qesharak për sytë e Diellzës dhe nuk vonoi shumë për ta kuptuar edhe e ëma që Alesio kishte filluar të ngacmonte me shikime miken e saj.

- Alesio, - i tha ajo të birit, - eja të të prezantoj me një shoqen time.

- Përshëndetje, - kishte buzëqeshur ai shend e verë, - më quajnë Alesio! Ju si quheni?

- Gëzohem Alesio, - buzëqeshi Diellza duke i zgjatur dorën, - mua më quajnë Diellza!

- Ka ardhur babi? - e pyeti ajo të birin duke vendosur ujë të freskët në çajnik, të cilin më pas e vendosi në vatrën e sobës.

- Sapo erdhi, - i tha ai duke u ulur pranë Diellzës i buzëqeshur. Është e vërtetë që punoni te qendra e gjuhëve të huaja? Apo ju ngatërroj me dikë tjetër.

- Kam dy muaj që kam filluar punë te kursi i gjuhës shqipe.

- Dhe nuk është aq e vogël sa mendon ti, - i tha Sofia të birit, për t'i lënë të kuptonte që ishte shumë i vogël për të ngacmuar një grua. - Së shpejti Diellza do të lindi një fëmijë.

Përballë teje ✅Where stories live. Discover now