Part 2

6 2 0
                                    

Për njeriun e mençur çdo ditë para tij lind një jetë të re.
Përse t'ia prishim bukurinë ditës së sotme, duke u përpjekur t'i zgjidhim problemet e së ardhmes. E ardhmja është përplot dyshime dhe paqartësi.
Të ardhmen, askush nuk mund ta parashikojë.
A mund të marrim më tepër nga jeta, duke menduar në radhë të parë për ditën e sotme?
Më në fund, logjika e shëndoshë më tha se shqetësimi nuk do të më ndihmojë gjë.
Vite me radhë m'u desh të zbatoja këtë metodë të luftës me brengat.
Dhe, përnjëmend, ngadhënjeva, lindën në mua energji të reja.
Derisa ne jemi pajtuar me më të keqen, nuk kemi çfarë të humbim.
Miliona njerëz e kanë shkatërruar jetën e vet ngaqë nuk kanë dashur të ballafaqohen me të keqen. Në vend se vetë të përpiqen ta ndryshojnë jetën, ata i nënshtrohen asaj,
mbyllen në vetvete, humbin besimin, i kaplon depresioni, ankthi, pasiguria.
Filloni një mënyrë të re të jetës
Qetësia ime shpirtërore, fati, shëndeti dhe, më në fund, edhe të ardhurat e mia varen kryesisht nga ajo se sa i përvetësoj këto të vërteta, që janë të përjetshme.
Nëse këtë libër e lexoni me qëllim që të mos shqetësoheni dhe të filloni të jetoni të qetë, t'i flakni brengat e ta ndryshoni vetveten, atëherë çdo kapitull lexojeni me vëmendje.
Duke e lexuar, ndaluni shpesh dhe mendoni për përmbajtjen e tij.
Pyeteni veten si dhe kur mund ta përdorni këtë apo atë porosi.
Mënyra e tillë e leximit do të jetë shumë më e mirë dhe më e dobishme.
Lexoni duke e mbajtur në dorë lapsin e kuq apo ndonjë laps tjetër të thjeshtë.
Sapo të hasni në ndonjë porosi, të cilën mund ta shfrytëzoni (mos e harroni), shënojeni anash një vijë.
Në qoftë se është një porosi shumë e rëndësishme, atëherë nënvizojeni me + + + + (me pluse). Megjithatë, ne kemi aftësi të jashtëzakonshme për të harruar, prandaj, që të mos ju ndodhë kjo edhe me librin tuaj të çmuar, shfletojeni çdo ditë, për të begatuar jetën tuaj.
Përdoreni atë sa herë që keni mundësi.
Nëse nuk veproni kështu, ju do t'i harroni shpejt porositë e këtij libri. Me rëndësi është që ju të përpiqeni të krijoni shprehi të reja të punës.
Në të vërtetë, mendoni se po përpiqeni të filloni një mënyrë të re të jetës.
Të mos na befasojë asgjë në jetë
Për këtë nevojitet kohë, durim dhe përvojë e përditshme.
Mbajtja e shënimeve do t'ju frymëzojë për përpjekje më të mëdha.
Do t'ju duhen këto shënime, kur pas shumë vjetësh i gjeni rastësisht dhe ju kujtohen.
Para se të kaloni në kapitullin tjetër, çdo kapitull lexojeni dy herë.
Gjatë leximit, ndaluni shpeshherë që ta pyetni veten se si mund ta zbatoni çdo këshillë. Nënvizojeni çdo këshillë-mendim të rëndësishëm.
Këto parime zbatoni sa herë që keni mundësi.
Për çdo javë analizoni çfarë suksesesh keni arritur.
Shikoni çfarë gabimesh keni bërë dhe çfarë mësimi keni nxjerrë për të ardhmen.
Tash, kur jam aq i zënë me punë (siç është angazhimi në punë), kjo më ndihmon për ta mposhtur shqetësimin, më nxit të përpiqem ta pranoj lehtë atë që është e domosdoshme.
Puna është terapia më e mirë, është një këshillë që përdoret në vend të ilaçeve.

NDRIÇIMI I MENDJESWhere stories live. Discover now