1

78 10 6
                                    


"Kush dreqin mendon se është ai që guxon të fusë hundët nën punën dhe jetën time personale" - tha duke ngritur zërin drejt të atit.-"Ai njeri nuk u interesua njëherë të vetme për mua e për ju dhe pas kësaj merr hov duke thënë se është vëllai im dhe djali juaj madhështor që i'u kënaqi gjatë gjithë jetës tuaj"

"Silvia , trego pak respekt ndaj babait tënd" - i'u hakërrye e ëma ndërsa ai e pa me një shikim që ta lërte të fliste

"E çfarë supozon që të bëj unë" - tha ai

"Ta torturosh derisa të japë shpirtin" - tha duke u ulur në karrigen përballë të atit

"Veç se stë lë ty rehat?"

"Jo , veç se donte të më çonte për trafikim në Sicili ku nqs nuk do e kishte dëgjuar xhaxhai duke folur në telefon sdo isha këtu sot" - tha duke marrë një gotë whiskey

"Silvia , ti mendon se çdo gjë zgjidhet me dhunë por s'funksionon kështu. Duhesh të jesh këmbëngulëse deri në fund për atë që do dhe aq më pak të duash të vrasësh vëllain për veprat e tij është absurde. E pranoj që ai ka gabime të pafalshme por tani ju jeni të ndarë. Ti në jetën dhe punët e tua dhe ai në rrugën që zgjodhi vetë" - tha i ati ndërsa ajo ngriti njërën vetull

"S'mund ta besoj se si një ndër mafiozët më të madh të Rusisë mund të thotë këto fjalë kaq të buta për veshët e mi" - tha ndërsa i ati psherëtiu lehtë

"Ose më mirë vazhdo qëndro po më të njëjtat mendime , s'kam pse flas fare" - shtoi dhe sapo u mat të hapte derën foli i ati

"Do të kesh trupojë nga pas që sot e tutje për çdo hap tëndin"

"Idiotësi.Mendon se ai trupoja yt do të më mbajë mua nën kontroll për aq kohë sa të tjerët s'ia kanë dalë deri më sot?" - tha duke qeshur 

"Nuk është faji i tyre që ti i jep gojës duke harruar frenat"

"Epo herës tjetër më rikujto që t'i jap më shumë gazit në mënyrë që mos t'i shkojë mendja të më rrijnë afër qoftë dhe dy metra" - tha dhe doli jashtë

"Nuk di ç'të bëj me këtë vajzë. Më duket se është nis për të dalë vajzë dhe na doli djalë" - tha duke kapur Adrianën nga beli ndërsa ajo qeshi lehtë

~~~~

"Do më marrë trupojë posi. Sikur s'kam këmbë e duar vetë unë në fakt" - tha duke folur me vete derisa u përplas me dikë

"S'të punojnë sytë moj vajzë" - i'u drejtua ai ndërsa ajo e pa tërë inat

"Hapi ti sytë se s'isha unë ajo që të doli para" - tha ndërsa ai eci një hap drejt saj

"Ku i dihet mbase doje të bije nën sy,fundja të gjitha femrat kështu jeni" - i tha ndërsa ajo bëri një nënqeshje të vogël

"Shko thuaj sat'ëme kështu që s'paska dit me të eduku jo mua se s'jam si ato dy lekshet që të rrijnë si rrodhe mbas bythe" - tha ndërsa atij i dolën damarët në ballë nga nervat që kishte

"Edhe edukata jote duket se në çfarë niveli kurvash qenka" - i tha duke i shtrënguar krahun

"Unë të paktën e kam edukatën tamam po më kanë mësu t'shpis mos me hesht kur m'bijnë për pjesë tipa si puna jote" - tha duke e shtyrë dhe u largua prej aty

"Mos më thënshin Diablo po stë bëra të pendohesh si qeni" - tha duke mërmëritur nën dhëmbë

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Aug 24, 2023 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Pëshpëritja e djallitWhere stories live. Discover now