8

286 28 2
                                    

- Doja thjeshtë të të shikoja,në djall vaftë reportazhi. - u shpreh sinqerisht ajo.

- Ja po të jap një premtim,nëse një dit do vendos që ta heq këtë mask,do jesh ti e para që do më shohesh.

- Vërtetë - tha ajo e lumtur

- Po - tha ai

Ajo iu hodh në krah e lumtur.

Çfarë po i ndodhte asaj kështu,pse kishte këto momente dobësie kaq të bukura. Nuk e dinte,por po i pëlqente pa masë.

Po nga Elijah,a ndihej vallë ai sikurse ajo ?
Ishte lojë nga ana e tij,apo një e vërtetë kaq e bukur ?

U shkēput nga përqafimi dhe e shikoi në sy.

- Unë po iki - i tha ajo dhe bëri që të dilte.

- Prit

E kapi nga krahu,ngriti paksa maskën e tij dhe e puthi në buzë.

Ajo thjeshtë buzëqeshi dhe doli nga vila e tij.

....

Mos vallë po binte në dashuri me një person që nuk ia kishte parë akoma fytyrën? Nuk e dinte as karakterin e tij tamam,por prap se prap ishte e lumtur.

Duke u futur në shtëpi dëgjoi disa zëra.
Në fillim u frikësua paksa,por kur pa se kush ishte nuk u çudit aspak.

- Çfarë kërkon ti këtu ? - e pyeti ajo.

- Nuk të mori aspak malli për mua ?

- David Romanov !!!!!

- Unë jam babai yt,kujdes me tonin tënd të zërit.

- Ti nuk je babai im,jo më .

- Kiara shiko po gabohesh,unë të dua shumë.

- Jo nuk më do,dëshiron vetëm që t'i them menaxherit tim që të fshijë atë lajm të mallkuar apo jo ?

- Shiko do flasim edhe për këtë temë,por...

- Heh,sikurse të thash ti erdhe vetëm për atë gjë. Të pëlqeu bjondina që ka moshën e vajzës tënde,ishte aq e mirë sa ishte dhe nëna,apo ia kalonte.

Një goditje u dëgjua.
Ajo ishte shuplaka e parë që i kishte dhënë të bijës. Kurrë në jetë nuk e kishte prekur me dorë,as nuk e mendonte,por i tejkaloi kufijtê.

- Dil nga shtëpia ime taniiiii !!!!! - bërtiti me të madhe ajo.

- Më fal nuk doja,por e teprove me fjalët...

- Thash taniiiiii !!!

Sapo ai doli,lotët ia pushtuan fytyrën e saj bardhoshe. Po qante me dënesë. Kishte turp nga babai i tij,nga ai lajm i mallkuar e që ishte i vërtetë,David Romanove shihet dorë për dore me bjondinën bukuroshe dhe seksi. Nuk e kishte publikuar ajo,por që ishte publikuar nga agjencia ku ajo vetë punonte.

Aspak nuk kishin rëndësi kujtimet e nënës së saj për atë burrë,ku kishte ngelur respekti ?
Këto pyetje ia pushtuan mendjen teksa qante me të madhe.

.....

- Të mori malli për mua babygirl ?- e pyeti ai.

- Hmmm...nuk e di.

Ai shkoi dhe e përqafoi atë.

- Çfarë të shqetëson ?

- Asgjë.

- Shiko ti mund të më tregosh mua,e di apo jo ?

- Ehe,por nuk kam asgjë.

- Në rregull,eja. - e tërhoqi nga dora atë.

Ajo ndaloi në vend e hutuar.

- Çfarë ke? - e pyeti sërishtë

- Mosmarrëveshje me babin

- David Romanov apo jo?

- Do habitesha nëse nuk do e dije  se kush është im atë - tha ajo

- Atë e njohin të gjithë !

E merr në përqafim dhe e shtrëngon fort në kraharorë. Thith të gjithë aromën e saj dhe pse me vështirësi nga maska.

Misteriozi SeksualWhere stories live. Discover now