Pjesa 1

80 12 11
                                    


Zanafilla

Njehere e nje kohe linden 4 zana motra valltare, Pranverka, Verukja, Vjeshtakja, Dimerukja, te mbira nga barku i qiellit. Thuhej se Moti ishte nena e tyre por per kete lindje te pazakonte askush nuk kish dijeni.

Qe ne zanafillen e tyre, bene ate qe dinin me mire: te vallezonin. Teksa kercenin, e ndjenin se piqeshin dita - dites.

Si ne cdo nje ne te katerten mengjes te vitit, 4 zanat kapnin cepat e qiellit dimeror dhe rrotulloheshin bashke me kaltersine, duke hapur palat e saj nje stine te re. Duke kercyer, zana pararendese i linte vendin motres tjeter ne krye te fronit.

Magjike e te brishta sic ishin krijuar, zanat rronin ne kupa te luleve, me ngjyra te ngjyera si portretet e tyre. Pranverka rronte me pika vese te embla, te luleve te porsacelura te irisit. Verukja perkedhelte floket e saj ne buze rrekejsh te rrjedhshme, me lule jasemin, me vajin me dehes ne tere Dimensionin Magjik. Ndersa Vjeshtakja flatronte me fustan gjethesh te thara dhe me boçe e lende lozte ne pyll. E fundit fare, Dimerukja, luante me shpata stalakmitesh mbi liqene te ngrire qe fshihnin peshq lundrues ne thellesi.

***

Mirepo, ate fund muaji, Motra Pranvere qelloi shendetlige. Edhe me e lige ish shpirti i Motres Dimeruke. Ajo e zbardhi token dhe me fort, bashke me vetullat dhe floket e saj te bardhe. Kjo nenkuptonte vetem dicka: Dimri nuk do t'i shqitej nga shpirti kollaj Botes se zanave.

Dragon's DaughterWhere stories live. Discover now