Pjesa 2 - E MBARUAR

37 6 2
                                    


Çdo nate qante Hena dhe lotet e saj ngjyre floriri derdheshin ne yje.

Mbledhesi i yjeve derdhte dhe zbraste yjet cdo nate prej qiellit, qe vinin te teperta.
Nje nate pikasi  nje drite,por nuk ia vuri shume veshin. Ai ishte lajmetari (Ruajtesi) i Nates, ngjitej mbi kodrina dhe leshonte yjet qe i mbante ne trasten e tij.

Yjet e vinin ne gjume te embel endrrash ndonjëherë,  ndaj u preh nen dritat e panumerta te qiellit, qe dukej se e donin fort...

***

Kur yjet lendoheshin, i linte te binin ne toke. Ato mbinin ne trajten e nje lule qelqi qe rriteshin ne Pyllin magjik te qytetit te Arkondrakut. Perflitej se ne zemer te Pyllit gjallonte nje shpellw...

***

Shume kohe me pare,
Dragonjesja legjendare themeloi vendin me flaken e saj. Gjuhwt e zjarrit e shkrinw tokwn nga i acarti i Dimerukes dhe i fali shpirtin 3 motrave te tjera dhe  qyteterimit te zanave.

Per kete, yjet shkruajten ne qiell historine e saj ne forme yjesie.

Kur zanat e vogla e veshtronin qiellin e erret plot me yje te ndritshme, e bashkonin me gisht figuren e saj, dhe keshtu e dallonin silueten.

Sa here ndriconte nje yll me shume se te tjeret, Dragonjesja e hante dhe e treste ne bark, dhe ylli i dhuronte me shume shkelqim se me pare.

Here - here godiste yjet e tjera padashje me bishtin e saj, duke ia veshtiresuar punen Mbledhesit.

Nje nate u ndje keq. Zbriti ne toke ne formen e nje ylli gjigand te shkelqyeshem atehere kur nuk e kish verejtur askush, ashtu fshehurazi, neper gjume endrrash.
Ylli u tret ne lumenjte aty rrotull.

Askush nuk kish dijeni se ku humbi drita e saj, dhe a ishte e vertete legjenda e themelueses se vertete.


***

Thuhej se shpella magjike mijeravjecare e vendit, atu ku mbaronin te gjitha burimet e ujit ne Pyllin Magjik te frikshem, fshihte nje parashikim qe te sillte shkaterrimin e qytetit por askush nuk kish provuar mepare te shkelte ne ate zone besetyte.
 
Qe pas shuarjes se yllit, shpella nisi te ndriconte si e marre.

***

E verteta i kendon nates me paster, pasi nuk turbullohet nga drita e Diellit dhe zhurmat e jetes. Nata eshte e sa e bardhe, aq dhe e heshtur. Ajo qan, teksa e verteta ndalet mbi cdo gjethe, nyje a kercell plot dhimbje. Qajne yjet, se Hena nuk i shpeton dot erresires se pafundme. Qajne aq me zjarr sa dhe lulet ndjekin ritmin e tyre lengues.
Nje pike loti mbiu nga petlat e nje zambaku dhe ra plluq mbi fytyren e lajmetarit, qe dukej se nuk ia doli mbane ta ngrinte, ama ia preku zemren. 

**

Dhe nese Streha e dragonjeses prej mishi perbehej deri ne kete moment nga qielli per syte e te gjalleve,  shpirti i saj do t'i perkiste tokes, asaj qe i perkiste qe ne gjeneze.

 
E ARDHME

Cdo gur i gdhendur ne toke do te kishte skalitje ne forme gjarpri, te paraadhesve te tyre.
.
.
Retrospektive - E shkuar

Shume vite me pare, toka i perkiste reptilianeve, cdo fryme madje, gelonte nga shkreptimat e zjarrit qe derdhin nga gjuhet e tyre te hidhura.

Nje dite prej ditesh, flaket qe hidheshin kuturu e lwndonin token, u dhanw jete zanave. Toka ish vendosur se e keqja duhej luftuar po me te keqe.Zanat e lindura nga zjarri shkaterruan , cane ne dysh gurin - fushe te dragoit ku ish dhe cerdhja namekeqe Arkondrak, dhe keshtu, mbetwn rrenoja vec xixwllimat, qe e mbushen qiellin.
Zanat u rebeluan nga dhimbjet qe u shkaktonin pavetedije atdheut reptilian, ndaj luftuan ne heshtje qe dragonjesen ta digjnin, me flaket mw djegese ne gjithesi, ta shkrumbonin ne hi, dhe hiri i saj te shperndahej ne qiell, ne kujtim te heroizmit te kryer.

E Tashme

Toka si kurre me pare do te kthehej ne origjine, kur toka i perkiste reptilianeve.
Tani jeta e zanave u detyrohej vetem reptilianes me te re qe lindi nen tisin e erresires se fshehte te shpelles se mocme.

Se ku ndodheshin pjellat e vogla te se emes, nuk diheshin, as shiheshin, por besohej se ishin percelluar nje here e mire.

Krijesat fluturuese pandehwn se qielli do te mbetej pergjithnje ne paqe, dhe se dita e hakmarrjes nuk do te mberrinte kurre.

Ja qe, qielli rrezohet mbi fatin e frymoreve dhe e vulos me damke gjapri.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Apr 05 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Dragon's DaughterWhere stories live. Discover now