Une jam femer

2.3K 155 31
                                    

Kur u zgjova ne dhomen e spitalit nje mjek me tregoj qe me kishte sjelle nje djale i ri. Me siguri ishte Leo. Pasi humba ndjenjat ne shtepine e tij,vetem ai mund te me kishte gjetur. Ju luta te me tregonte çfare kisha,por ai me tha se kisha humbur gjak dhe tani isha mire pas nje transfuzioni. Me kaq dhe pa as nje shpjegim tjeter mjeku me la aty per t'me gjetur pas rreth 30 minutash Leo. Ai hyri ne dhome me nje fytyre prej fajtori. Po tregohej shume i embel me mua. Ndoshta se ka marre vesh qe une do ta beja baba. Me kishte munguar shume ai Leo i embel,i sjellshem qe me trajtonte me delikatese si diçka e shtrenjte. Per kete e lash t'me afrohej dhe te me puthte doren,perndryshe nuk do ja falja qe per faj te tij ndodhesha ne ate vend aq te urryeshem. E mirekuptova edhe kur me tha se kishte shperndare droge per tu ushqyer, edhe kur me tha se kishte qene i alkoolizuar para 5 vitesh. U mundova edhe ta justifikoja per sjelljen e mbremshme duke ja vene fajin alkoolit,por e urreva kur me tha se e humba femijen tim. E urreva dhe doja ta vrisja kur me tha se do kishim te tjere femije.
Une nuk doja femije te tjere,doja bebin tim. Ate qe e humba per faj te tij. Per te cilin durova "tradhetine" dhe jetesen me te "dashuren" e tij,lash familjen dhe do lija gjithçka per te.
Kur ai mbylli deren me nje "me fal",u pendova per gjithçka qe i thashe. Nuk doja kurresesi ti uroja vdekjen,por edhe une vdiqa. Sepse pa femijen tim une isha e vdekur mes te gjalleve. Tashme kishte kaluar rreth nje muaj dhe e kisha kaluar ate fazen e veshtire. Jetoja ne shtepine e Leos.Aty ku nisi dhe mbaroj çdo gje. Ai me kishte thene nepermjet Steles se mund te qendroja aty nderkohe qe ai jetonte ne shtepine qe kishte mbi palester. Kisha rreth nje jave qe i isha kthyer jetes sime te meparshme. Shkoja ne shkolle dhe ne palester gjithashtu. Stela,Endrju dhe miqte e tjere me kishin ndihmuar ne menyra te ndryshme ta kapeceja dhimbjen.
Kisha rreth nje jave qe futeshim te dy ne nje hyrje pallati dhe ate nuk e kisha pare asnjehere. Me mungonte tmerresisht shume kohet e fundit. Me grryente malli per t'ia pare syte e bukur edhe pse qe nga dita qe kishte dale nga ajo dere e spitalit me dergonte perdite çokollaten time te preferuar dhe nje trendafil. Pavaresisht se ky ishte nje gjest i bukur,nuk e kisha marre ne konsiderate per ta falur. Nuk do ta falja edhe sikur te bente surprizat me romantike ne bote. Nje nga te cilat do ta gjeja sot sapo te hyja ne palester. Pasi hapa deren dhe ndeza dritat u perballa me nje pamje qe çdo femer do falte gjithçka per ta pare njehere te vetme ne jete. Edhe une do te isha njera prej tyre nese ai nuk do t'me kishte vrare shpirtin dhe thyer zemren para nje muaji.
Muret e palestres 50 meter katrore ishin te zene ne çdo cep me letra te vogla shumengjyrshe(nga ato qe lihen shenime) me dedikime te ndryshme. Dedikimet varionin nga shprehjet tona te perditshme,tek shprehja e ndjenjave te tij e deri tek kerkesat e ndryshme per falje dhe rikthim. Nuk e llogarisja dot sa kohe,sa letra dhe sa stilolapsa kishte harxhuar per te arritur gjithe kete. Di vetem te them se kisha kaluar nje ore duke lexuar dhe nuk kisha arritur deri tek gjysma e tyre kur palestra u mbush plote me kursantet e grupit tim te preferuar.
Te gjithe kishin ngelur te mahnitur e sidomos vajzat. Kishte nga ato te cilat me thoshin ta fal,por shumica ishin ato qe me kerkonin adresen e tij. Ja pra sa budallaqe jane femrat,dhe njera prej tyre jam vete une qe me ca surpriza te bukura biem ne dashuri koke e kembe. Dhe perveçse jemi budallaqe jemi dhe interesaxhie te tmerrshme. Jemi te gjitha interesaxhie sepse ca shesin trupin per ate qe duan dhe ca shesin zemren per ca surpriza te qelbura. Por keto te dytat jane me keq sepse trupi qendron aty edhe pas zhgenjimeve kurse zemra qendron,por e thyer ama. E thyer ne mijra copeza qe nuk behen per asgje ne bote me bashke.
Nje nga keto zemra isha dhe une qe nuk me sheronte me asgje.
Nga kerkesa e grupit dhe nga pamundesia per ti hequr te gjitha ne pak kohe,e lash ashtu palestren.
Duhet ta pranoj qe dukeshin bukur muret e gjalleruar nga fletat shume ngjyreshe ,por edhe mua kur hidhja syte neper fletezat e vogla me jepnin force. Nuk e dija nga buronte kjo force por dija qe nuk do ta falja as pas gjithe kesaj. Sepse zemren e thyer dhe shpirtin e vrare nuk mi fitonte dot me ca fleta idiote neper mure. Edhe pse me mungonte dhe akoma e doja do ta beja te vuante. Ndoshta jo aq sa me beri ai,por ama do ta beja. Do ta beja te qante si une,t'me pergjerohej siç ju pergjerova une qe te me merrte me vete,te lagej ne shi ashtu siç isha lagur une ate dite qe e ndiqja pas,te vuante duke me pare me dike siç vuajta une...
Nuk e dija nese do me sheroheshin plaget duke e pare te rrenuar,por do ta rrenoja. Do ta arrija ta poshteroja dhe gjunjezoja si me beri ai mua. Sepse une jam femer dhe nje femer fal ne zemer por nuk harron ne realitet. Dhe une do prisja derisa globi i hakmarrjes te rrotullohej ne skajin tim. Sepse hakmarrja eshte pjate qe serviret dhe shijohet e ftohte...

E VETMJA IMEWhere stories live. Discover now