Five

2.1K 57 16
                                    

-  Te lutem ik me mire. Historia jone u mbyll e nuk dua qe ti te vish e te me trazosh serisht jeten Roxhes - i tha Amelia ndersa ai e veshtronte dhe vetem e veshtronte. E kishte marre malli ta perqafonte siç bente dikur por nuk donte te rizgjonte dashurine.

- Do te iki Am por dua qe ti te jesh dhe te mendosh per veten tende. Nuk eshte e drejte jeta qe po ben. Pse po e ndeshkon veten ne kete menyre.

- Roxhes nese nuk do te me kishe braktisur do te kishim ndertuar folezene tone te ngrohte e do te realizonim endrrat tona qe i thonin plot deshire. Do te ishim burre e grua por ti zgjodhe familjen sepse nuk mund te pranohej nje femer e zhvigjeruar pa deshiren e saj nje nate para marteses. Ta thashe te verteten sepse nuk doja qe te rendohesha nga ajo ndjenja gjithe jeten. E bera sepse besova ne dashurine tone. Besova verberisht te ti Roxh,- i tha e dorezuar dhe u mbeshtet ne mur.

- E di qe s'do te me falesh dhe as nuk dua ta besh sepse ata qe braktisin nuk duhen falur. Nuk e meritoj faljen tende sepse e di qe jam nje cope burri qe nuk dita si te te mbroja e ndihmoja ta harroje ate nate te mallkuar. Por kurre mos dysho te diçka. Te kam dashur gjithmone e vazhdoj te te dua. Edhe te gruaja ime te shkikoj ty sepse ti me ke perndjekur gjithmone Am,- edhe ai filloi te qaje po po filloje te qaje dhe u be mbeshtet ne mur dhe e la veten te rreshkase.

- Le ta quajme nje kapitull te mbyllur perderisa kemi vazhduar jetet tona ashtu si duam ne.

- Nuk e pranoj faktin se ti bej ate lloj jete. Jepi vetes nje tjeter. Pranoje shpresen sepse mund te rilindesh edhe njehere.

Am nuk foli por vetem po e shikonte ate dhe neper mend iu kujtuan kohet e lumtura qe kalonin basheke. Kujtoi diten naten para  dasmes qe parashikohej te ishte e buzeqeshur por qe rezultoi me e keqja.

- Roxh te lutem largohu. Ti tashme je i martuar dhe nuk eshte mire te shoqerohesh me nje femer te ulet si puna ime qe pallohet ne motele

- Si te duash Am. Por dua qe te jesh dhe nese ke nevoje per ndihme me telefono. Kaq gje mund te bej per ty Am,- i zgjati nje kartivizte dhe e perqafoi. Ndersa Am mbeti ne shok pasi nuk e priste por e perqafoi edhe ajo per here te fundit.

- Mbetsh me shendet Roxh.

Sa doli nga banjo filloi te qare me ze. E kuptoi me ne fund sa e kish marre malli per te dhe per Amin qe te gjithe e donin. Edhe ate vete e kishte marre malli.

Menjehere pas tij hyri Sam qe kishte degjuar te gjithe biseden e tyre.

- Am qetesohu. Gjithçka do te shkoje mire,- dhe e mori ne nje perqafim por edhe ta qetesonte.

- Mos me braktis Sam por edhe mos bjere ne dashuri me mua.

- Mire e dashur por ti e di sa shume te dua e te lutem me thuaj gjithçka. Me prezanto me Amelian e dikurshem. Te pergjerohem.

- Le te ikim prej ketej.

Sam i kapi doren dhe e dergoi ne makine. Ajo mbeshteti koken ne xham dhe me nje ze qe percillte dhimbje foli.

                   Flashback

Shtepia gumezhinte nga njerezit dhe zerat e tyre qe buçisnin. Te nesermen kishin dasmen dhe donin qe te dilte perfeksionin.

- Amelia me sill pak vazon qe ke aty,- i tha halla. Amelia ia dha dhe me pas shkoi te i ati qe dergjej ne shtrat. Kishte kancer ne fazen perfundimatare.

- Je e lumtur qe do te ikesh nga shtepia bije,- i tha i ati 

- Ba une do te mbetem gjithmone vajza jote. E di qe ti dhe mami keni dashur gjithmone djale se vajzat largohen nga shtepia por une do te vij te takoj shpesh.

- Por nuk jam penduar qe ishe vajze sepse na ke bere krenare bija ime. Nuk jam aspak i zhgenjyer dhe me ke bere prindin me te lumtur ne bote.

- Nuk kam per t'i harruar keshillat e tua dhe do te bej  gjithmone krenar,- e puthi dhe me pas largua.

Noa: Amelia jam te vendi jone i perhershem. Te pres
I kish çuar mesazh shoku i saj me i ngushte qe ajo me se shumti e quante vella.

Amelia: Per pak jam aty.

Doli nga dhoma ku qendronte i ati dhe u takua me Nikun.

- Asnjehere nuk eshte vone Elia,- dhe i drejtoi nje trendafil te bardhe dhe te kuq.

-  Nik e di qe nuk te dua dhe neser do te martohem. Keshtu qe,- i mori trendafilat dhe i hodhi tutje.

- Ke per t'u penduar zemer. Ti do te jesh e imja derisa te vdesesh.

- Te lutem Nik. Je gjithe ky djale dhe vajza ka plot,- i tha dhe u largua.

Pershkroi nje rruge te shkurter dhe u takua me Noan.

- Si ndihesh ?

- Jam shume e lumur Noa. Do matohem me njeriun qe dua me shume ne kete bote,- dhe e perqafoi Noan.

- Je shume me fat Amelia. Te uroj jete te lumtur atehere. Kam nje dhurate te vogel per ty. Do te me presesh pak se e kam lene ne shtepi.

- Ne rregull. S'ka problem fare.

Noa u largua dhe Amelia nisi ti shkruaj nje mesazh Roxhesit.

Amelia: Si ndihesh ?

Noa: Si budalla Am. Se imagjonoj dot qe qe do te jemi burre e grua.Ti ?

Amelia: Edhe une. Me premto diçka Roxh.

Noa: Me thuaj zemer.

Amelia: Nuk do te me braktisesh kurre.

U degjua nje shfrenim makina dhe prej andej dolen tre veta. E kapen me te shpejte dhe u futen brenda ne makine.

- Ndihme ,- uluriste Amelia.

Pas pak erdhi Noa. Pa perreth dhe Amelia nuk ishte. Filloi te shqetesohej dhe e thirri nja dy - tre here por asgje.

- Do te kete ikur ne shtepi,- mendoi.

Çfare mendoni se do te ndodhe me Amelian ? Kush jane ata qe e kane rrembyer? Pjesen tjeter zbulohet e shkuara e saj.

Uri Seksuale ( +18)Where stories live. Discover now