12...

799 48 2
                                    

Flashback.

"Rei, informacioni qe me dhe nuk me beri fare pune! Kam nje muaj ketu dhe asgje, nuk kam arritur te gjej nje moment te pershtatshem per ta vrare, humbje kohe!" Bertiti

"Adrien, aty te pakten e di qe eshte, nese kthehesh, nuk mund te gjesh rast rast tjeter me te pershtatshem..."

"Posi, e ke te lehte ta thuash ti! Kam rreth nje muaj pa pare degjuar zerin e saj, e ke idene c'torture eshte, si te mos mjaftoje eshte e inatosur qe ika per shtate dite , imagjino kater jave?!"

"Seriozisht, duhej ta merrje me vete, je bere i padurueshem!"

"Cfare me the ti?" Bertiti

"Te verteten Adrien, nuk durohesh, nuk logjikon sic duhet." Tha Rei , po shpresonte qe Adrieni ta harronte kete bisede kur te kthehej, perndryshe e kishte keq punen.

"Gjithsesi eshte e kote , ajo nuk vjen!" Shfryu Adrieni.

"Ndoshta..." Tha Rei duke buzeqeshur, kishte nje ide ne koke, nje ide qe mund te funksionte, por atij s'i tha gje.

"Nejse Rei ,edhe nje dite do te qendroj dhe do te kthehem!" Dhe e mbylli telefonaten.

End of flashback.



****

"Si me ka genjyer?" Pyeti konfuze.

"Ketu nuk ka asnje Nia." Tha duke buzeqeshur.

"Nuk ka?"

"Jo sheqerke!"

"Po genjen!" Tha mosbesuese.

"Perse duhet te te genjej? Une erdha per te zgjidhur nje pune, por qe zgjati me teper sec duhet."

"Por Rei ..."

"Rei si Rei, pa qe isha bere si i cmendur nga mungesa jote dhe ..."

"Shpiku kete genjeshter qe te vij ketu." Plotesoi ajo.

"Po." Tha duke qeshur.

"Do te ma paguash Rei!" Tha neper dhembe.

"Sheqerke...perse u inatose kaq shume me kete genjeshter?" Pyeti duke ngritur njeren vetull. Pa se si ajo u skuq dhe filloi te kafshonte buzen e poshtme. I vinte t'ia puthte ato buze qe e ftonin vete.

"Sepse une... une... u inatosa qe me genjeve!" Tha me te shpejte. Bukur fort. Rri se te besoi. I bertiste vetes.

"Ashtu?" Pyeti mosbesues.

"... Po!"

"S'ka arsye tjeter?"

"C'te kete?" Ka , ka, por si nje frikacake qe jam nuk ta them dot. Isha xheloze! Jo prit, une e thashe kete?! Xheloze! Ne rregull pra isha! Por c'te bej kur te dua si e cmendur! Bertiste zeri i zemres se saj. Ze i heshtur qe refuzonte te dilte jashte.


"Si te duash ti!" Sigurisht qe nuk e besoi, e kuptoi qe edhe ajo ndiente per te, por donte te ishte i sigurt qe keto ndjenja ishin aq te forta saqe do t'i rezistonin edhe te vertetes kur t'i vinte kujtesa.

"Me mungove shume Xhozefine!" Tha duke e perqafuar serish. Rrahjet e zemres filluan t'i shpejtoheshin, duke bere qe te hutohej per nje moment. Mblodhi veten dhe tha. "Edhe ti mua Adrien!"

"Ketu qendron?" Pyeti teksa hyri ne shtepine e bere prej druri.

"Po."

"Shume e bukur!" Tha duke pare kudo. Buzeqeshi dhe shkoi pas saj. "Ketu mund te shohesh te gjithe qytezen!"Tha duke buzeqeshur. "Shiko!" Dhe mbeshteti duart mbi xhamin e dritares "Atje eshte nje liqen i ngrire, mund te bejme patinazh ndonje dite... dhe mos me thuaj jo se s'te degjoj!" Tha duke e pare autoritare ne sy.

AmnesiaWhere stories live. Discover now