Prolog

124 18 21
                                    

-Kujdesu për mua sot!-me zërin e saj të ëmbël më kërkoi që t'a mbroja. E unë po e mbroja me trupin tim ndërsa qëndronim të mbërthyer pas këmbëve të një tavoline druri tepër të rëndë.

Krismat e armëve po i shponin veshët, ndërsa ulërimat e së motrës ndërsa binte 4 metra poshtë mbi trotuar e kishin shokuar. S'kishte aspak lotë, as frikë se mos ndonjë plumb i kalonte përmes trupit sepse jeta nuk i interesonte aspak.

-Shhhh,-i ngjesha gishtin tregues në buze dhe më pas e përqafova fort.-Ema më bëri t'i premtoja se do të të mbroja Asra, ndonëse zërin tënd nuk e duroj dot. Të kam marrë inat që kur më godite me shuplakë ndërsa po përpiqesha të puthja Kristinën. Por do të të mbroj edhe pse më çan daullet e veshit. Do të të mbroj sepse Ema si duket e dinte këtë.

E në ato çaste gjithçka që kishim dëgjuar, zëra, të qara, krisje armësh, apo zhurmat e këpucëve nëpër atë shtëpi, heshtën.

-Asra, mos bëj asnjë zhurmë!-urdhërova pak para se të shtrëngoja në duar një pistoletë të hedhur shumë pranë nesh.-Nuk do lejoj askënd të më bëjë të humbas fillin e premtimit tim. Do kujdesem për ty edhe sikur kjo të jetë hera e fundit qe marr frymë.

Dhe vendosmëria e guximi, që si duket ishin të trashëguara nga im atë, më bënë që atë natë të lija pa baba 3 fëmijë të vegjël. Por ne humbëm më shumë se aq atë natë. Asra humbi prindërit dhe motrën, unë humba dashurinë time, babain tim, dhe ime më humbi djalin e saj.

E vërtetë, imë më më humbi atë natë sepse prej asaj nate unë reshta së qëni biri i saj, për t'u kthyer në një kriminel më shumë.

Humbi shumë edhe im atë atë natë... Liria e tij, karriera e shkëlqyer në polici u shkerrmoq... Por më e rëndësishmja ishte se ai humbi edhe jetën veç pak ditë më pas, e kjo veç prej një pakujdesie nga ana e Frankos, komisarit me një jetë misterioze, që askush nuk pati kuriozitetin t'a zbulonte.

Por nuk humbën më pak edhe familja që më pas adoptoi Asrën. Humbja e tyre atë natë kish qënë më e rënda dhe askush nuk dënoi njeri për këtë. Se askush nuk dinte asgjë për Leonorën që netëve merrte gjak për të mbijetuar vetë, e për t'i dhënë jetë edhe foshnjes që i'a vranë ndërsa ishte 8 muaj brenda barkut të saj.

E nuk reshti ajo natë...

Kishte qënë veç natë e kuqe, e larë në gjak... pa hënë... A yje të kish pasur?

E vështrova tek kthente faqen për të njollosur të tjera fleta me firmën e saj ndërsa ecja dhe një herë nëpër kujtime.

Një mëngjes, vite pas asaj nate njoha dikë... Më përplasi gjithë sharmin në fytyrë ndërsa rrotullohej në të boshatisurën pistë të vallëzimit.

-Ose nuk më shohin sytë mua, ose një yll sapo u shfaq edhe në mëngjes.-foli butë e huaja ndërsa nuk përtoi të buzëqeshte për të nxjerrë në pah dhëmbët e saj të bardhë.

-Policia e New-York,-i thashë dhe i'a ktheva buzëqeshjen pa përtuar aspak. Nuk isha i hutuar apo i mahnitur pas saj, por habitesha se ç'po mendoja kur i tregova që isha polic.

-Oh, po. Të thirra unë në fakt.

E kështu nisi gjithcka.

Këtë herë ajo kishte planifikuar të më çmendte ndërsa pa vetëdije kishte mbërritur në parvazin e dritares e për pak do ngjitej aty.

E kisha hasur dhe herë të tjera në këtë gjendje, por kurrë s'kishte arritur deri në kaq afërsi me fundin e saj. Pastaj i fola edhe për ditën kur, me delikatesë e huaja më kishte ofruar jetën, e unë nuk i'a mora dot.

-Më trego për veten!-befas më la një puthje në faqe, dhe pastaj sytë i pati me lotë.

E ngjesha ngadalë buzën time në qafën e saj, ndërsa ngadalë e shtrija në shtratin dopjo me mbulesa bardhoshe prej mëndafshi. E kisha vendosur se do i tregoja për veten time duke i folur për ndjenjat si fillim, e më pas do vazhdoja me gabimet për të balancuar gjithçka.

Në çdo centimetër të trupit të saj, aty ku preknin duart e mia, ndjeja disa gunga jo të bezdisshme. Mishi i saj ishte bërë kokërra, ndërsa fjalët po i përplaseshin në vesh.

-Unë jam çfarë ti do që të jem. Mund të bëhem edhe asgjë nëse do ti.

Buzët kalonin nëpër qafën e saj, dhe ndërkohë ndjeja se si ajo mes vështirësish më thoshte se po bëja me hile. S'kishte fjalë, por sytë e mbyllur dhe buza që e kafshonte herë pas here më bënë të mendoja se në të vërtetë edhe nuk donte që të prezantohesha si fillim nëpërmjet ndjenjave.

Kisha arritur të ndaloja tentativën e saj për të vdekur, dhe triumfues e përqafova fort. Erdhi në vete dhe më buzëqeshi. Dhe  pastaj pata dëshirë t'i flisja dhe për Asrën që nuk e pashë më që prej ditës që humbi mes tragjedive më komike.

Kristinën me flokët e hedhura supeve e dua më së shumti. E shoh të hedhë në kosh topin e basketbollit por nuk po më hidhte fare shikimin. Kjo ma turbullonte mendjen, e kështu vendosa të bashkohesha në lojë.

Asra qe më e vogla mes nesh, dhe si e tillë, nëse ajo mbante topin askush nuk guxonte të afrohej. Rrinte afër Kristinës që si dukej bezdisej nga prania e saj.

Në përfundim të lojës, kur gjithçka tregonte se do shpërndaheshim në shtëpitë tona, i'u afrova Kristinës dhe ngadalë po synoja të prekja buzët e saj kur ndjej një dorë në shpinë dhe më pas një shuplakë u ngjesh në faqen time.

Buzëqeshi nga tregimi im për Asrën, e me shikim më tha se i pëlqente ajo vajzë. Diçka më thoshte se e xhelozonte më shumë Asrën se të huajën, dhe kjo më tregonte se ndjenjat brenda saj nuk kishin ndryshuar. Vazhdonte të ishte e njëjta dhe do betohesha se po të kishte një thikë në dorë do tentonte të më vriste. Pastaj do dështonte në trntativë dhe në fund të dy do përfundonim të djersitur mes çarçafëve.

-Dhe ku ndodhet Asra tani?- më pyeti dhe po mendoja 100 vende se ku mund të ishte ajo tani.

-Ndoshta është pluhur, a erë... Nuk i dihej asnjëherë me të. Kushedi është dhe në jetë, ose ndoshta midis varreve që shohim atje përtej... pastaj Asra nuk kishte kurrë një vend ku mund të qëndronte, e aq më pak njerëz që e prisnin.

Pasi përfundova tregimin për Asrën ajo bëri dy hapa pas dhe pastaj kapi edhe një herë fletët që kishte firmosur me herët.

-Ky është shkrim shumë i keq. Ç'letra pa vlerë!-Tha papritmas, dhe i shpërndau kudo nëpër dysheme.

Prej shumë muajsh, që kur s'kishte ndjerë më askënd të fliste rreth saj, e dashura ime e kishte humbur kontaktin me botën në të gjithë kuptimet. Kishte humbur kujtimet tona, emrin tim, historinë e Asrës dhe të huajës, e gjithçka mbetej qe veç një tregim i imi. Një tregim nga ata që nuk njohin kohë, por që kohës i dedikohen.

Do tregoja dhe emrin tim por nuk dua t'ia kujtoj asaj. Dua të kujtohet ajo për të gjithë ne, e kështu ndoshta do kthehej mes nesh.

-A i do ende ato?

Përshëndetje të gjithëve. Kjo është një histori të cilën si ide e kam pasur që në 2014-2015. E shkruar po ashtu në ato vite dhe e redaktuar dhe përshtatur në strukturën wattpad që prej ditës së sotme. Është një histori që nuk ka lidhje me realitetin, dmth nuk i ka ndodhur askujt, por që shumë personave mund t'i ketë ndodhur.

Jam duke përshtatur edhe pjesën tjetër ndaj mund të kemi update prap sot. Deri atëherë shijojeni.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: May 16, 2020 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Ajo, e huaja!Where stories live. Discover now