E gjeta diskun te hedhur si dicka pa vlere ne cepin e dhomes se saj.
Je ndjere ndonjehere vetem? Jo vetem ne aspektin e te mos qenurit i rrethuar me njerez...
Ky ishte zeri i saj,zeri i cili nuk do ta degjoja me kurre .
Zeri qe do te me mungonte...
"Vetem" kur te gjithe kane qene rrotull teje...
"Vetem",si fjale ne fundin e cdo fjalori te cdo njeriu....e urreja.
Por me vone nisa ta pelqeja...
Qe e vogel kam dashur te jem ne qendren e vemendjes se cdokujt...
Dhe kurre nuk isha,prandaj imagjinoja sikur dhoma ime ishte e mbushur plot me femije te tjere.
İsha 5 vjec kur une mendoja se kisha nje shok, nje shok imagjinar.
E quaja Sindi, ai ishte i vetmi qe qendronte gjithe diten me mua,qe fliste me mua.
İshte i vetmi qe une nuk urreja...
Sindi ishte aty,ne koken time,prane meje dhe fliste me mua. Bente ate gje qe askush nuk e bente.
Kaluan dy vite dhe une akoma mendoja sa ne shtepine time,me mua jetonte dikush i quajtur Sindi.
Te qenurit nje femije i vetem,ne nje shtepi pothuajse vetem ishte dicka qe kurre nuk arrita t'i jepja arsye.
Prinderit e kuptuan se dicka nuk shkonte tek une,me ne fund.
Dy vitet qe kalova me Sindin flisja shume rralle me te tjeret,ndoshta kurre nuk u beri pershtypje qetesia ime,ndoshta donin qe une thjesht te mbyllja gojen...
Dhe te cmendesha, te flisja me ajrin,me dollapin , shpesh te flisja me veten...
789 ore terapi,per te harruar Sindin, ia vlejten?
Po ia vlejten,kisha prane per 789 ore prinderit e mi duke me thene se do t'ia dilja ta harroja...
Shpresoja shume qe pasi Sindi te harrohej ,te mos harrohesha une perseri.
Sindi u harrua,ngeli vetem si nje histori per t'u treguar.
Bashke me Sindin ,u harrova edhe une...
Miq nuk kisha fare,me therrisnin se isha e cmendur, prinderit gjate gjithe kohes ne pune.
Para pa fund,prona pa fund, e mrekullueshme apo jo?
YOU ARE READING
Can Nobody Hear Me?
Short Story"İ have lost myself, I don't want to lose you,too" İt's hard to be real in this fake world...so, what if I die? Esperanca,vajza e harruar. Nje histori ku cdo gje e vogel ka rendesi,nje perqafim,nje fjale apo vetem nje shikim mund te te jap nje arsye...