capture 26 - 54

3.5K 112 7
                                    


Ne oret e parë të mëngjesit u kthye në vilë.  Parkoi makinen , dhe dol nga makina . Mund të dallojë fare lehtë në sytë e saj lodhjen . Po ashtu dukej mjaft mirë se ishte e dehur. 
- më bëni një kafe të fortë dhe më sillni hap për kokën - iu drejtua Leviĝisa sherbyeses që i hapi derën
- menjëherë zonjë- tha jo dhe Leviĝisa u drejtua për tek dhoma e saj

Sapo hapi derën e dhomës shikoi , Islen dhe Klesidin anash dhe  Arzula  në midis të atyre . Ndërsa Jack , Angelin dhe Erigonin i kishte zënë gjumi në fund të krevatit dhe pothujse sipër njeri - tjetrit . Buzëqeshi dhe u afrua tek Arzula dhe tek Isla  duke i  puthur në ballë të dyja . Pastaj mbuloi djemtë.  Mori disa rroba dhe u fut në banjo që te bente dush . U fut në kabinë dhe lejoj ujin që ti qetësonte trupin por edhe mendimet . Dushi ishte i vetmi vend ku lotet e saj dilnin . Kaloi duart nëpër flokë, dhe lejoj lotet e saj të bashkoheshin  me pikat e ujit . Kjo nk ishte jeta që dëshironte.  Nk donte të ishte e pasur apo e njohur . Nk donte te kishte lidhje me mafje apo ti njihte ato . Donte vetëm të kishte miqësinë e mëparshme, një mashkull që do shkatërronte botën për të,  . Të kishte nje lokal familjar që ta drejtonte me të gjithë së bashku . Mbase mund ti realizonte ato ëndrra nqs nk do zgjidhte pasurinë. Por donte të bënte prindërit e saj krenar me arritjet e saj , qoftë edhe nqs nk ishte e lumtur për veten .

Pasi dol nga dushi,  u vesh me rroba klasike si gjithmonë.  Flokët i la me onde , vendosi një make up të lehtë si gjithmone . Vendosi një buzekuq të kuq , dhe veshi tekat e kuqe që të shkonte më buzët.  Mori tel dhe dol nga dhoma pa zhurmë. 

- trëndafil  - thirri Rafaeli nga salloni ku ishte ulur me një pije në dorë,  teksa pa Leviĝisen duke kaluar
- çfarë do ? - tha Leviĝisa duke u kthyer nga ai
- ty - u përgjigj Rafaeli duke u ngritur në këmbë,  ndërsa Leviĝisa mori për tu larguar- prit - tha Rafaeli duke e kapur për krahu dhe duke e sjellë me fytyrë na ai me forcë duke bërë që Leviĝisa të përplasëj me trupin e tij
- Çfare do Benitez ? Fol shpejt - tha Leviĝisa duke u munduar të largonte krahun
- Rafael , me thirr Rafael trëndafili im  - iu drejtua Rafaeli duke i përkëdhelur faqen e Leviĝises  me dorën e tij ndërsa Leviĝisa ia largoi duart
- nk e kuptoi pse je këtu me mua dhe jo në krevatin e të dashurës tënde gënjeshtare dhe spiune- iu drejtua Leviĝisa
- sepse dua të jem me ty . - i peshperiti Rafaeli në vesh - dhe sa për dijeni ajo nk eshte e dashura ime . Vetëm një  kam pasur dhe ajo je ti - tha Rafaeli dhe Leviĝisa  rretulloi sytë- u kuptuam xhelozia ime - tha përsëri Rafaeli dhe Leviĝisa ktheu menjehere shikimin nga ai
- çfarë mutin the ti ? - iu drejtua Leviĝisa- fillimisht nk jam e jotja , pastaj për çfarë të xhelozoj për ty ,  të ta kujtoj se nk kemi asgjë ndërmjet nesh që të txhelozoj ty bashkë me atë silikonin.  Pastaj a thu se nk meshkuj ....- ndaloi pasi Rafaeli ngjiti buzët e tij me të sajat . I kishin munguar si dreqi ato buzë dhe shija e tyre . Filloi ta puthte shpejt dhe egër sikur do ia merrnin . Asnjë femër nk kishte pas shijen e tyre se si buzët e trendafilit 
- më fal - peshperiti Rafaeli teksa mbështeti ballin me të sajin dhe duart në belin e saj - më fal qe besova atë dhe jo ty trëndafil  - tha Rafaeli dhe u ul teK qafa e saj duke lene puthje të vogla nga ato që Leviĝisa i adhuronte 
- ahh- bëri nje pastherrime  pasi ndjeu një pickim në qafë  dhe u largua prej tij - a thu se ndryshon gjë falja jote - tha ajo
- falja ime jo por puthja ime po - tha Rafaeli duje u afruar afer saj teksa shikonte veshjen e saj . Kishte veshur pantallona te zi me bel te larte dhe të gjerë, dhe një gjysmë bluz me bark jashtë të ngushtë që lidhej në qafë por tek pjesa e gjoksit ishte paksa e hapur . U afrua dhe largoi flokët e saj nga "vula" që i kishte lënë- me mire kështu,  ta shohin  të gjithë së ky trëndafil është i dikujt - tha me një buzëqeshje në fytyrë
- psikopat - iu drejtua Leviĝisa dhe Rafaeli filloi të qeshte me teper . I kishte munguar buzeqeshja e tij dhe filloi ta shikonte

- zonjë hapi dhe kafja juaj - tha një shërbëtorë teksa qëndronte mbas saj me kafen , duke bërë që Leviĝisa të kthehej në realitet
- në rregull- tha ajo sherbyese  dhe mori vetëm hapin dhe më pas u largua pa asnjë fjalë.  Shoferi po e priste jashtë,  pasi e kishte lajmëruar që kur mbërriti në shtëpi pasi nk ishte në gjendje ti grahte makinës


- miremengjes princesh- iu drejtua Isla Arzules teksa po fërkonte sytë
- miremengjes- tha Arzula me zërin e ngjirur- ku është motra ? Nk ka ardhur akoma ? - pyeti Arzula teksa shikonte Islen
- ka ardhur dhe ka ikur në punë princesh - iu drejtua Isla pasi kishte parë rrobat e djeshme të Leviĝises në banjo
- brrr brrr që në sabah  , pushoni se po flenë të tjerët , hej zot - tha Klesidi me sytë e mbyllur dhe mori për të kthyer krah por ra në tokë dhe Isla me Arzulen filluan të qeshnin
- sa asht gjithë kjo e qeshur ? - tha Jack duke hapur sytë
- oj nanë shpina - komentoi Klesidi duke u ngritur
- ahh,  uhh,  ihh - filloi të ankohej Jack - shpina o bab - tha ai duke u ngritur avash duke mbajtur shpinën me dorë
- hiqi ato këmbë se po ju vjen era - u dëgjua Angeli duke hequr këmbën r Jack që e kishte mbi vete duke bërë që Jack të binte në tokë
- ahhhh  nanen Angel - thirri Jack pasi ra në tokë dhe duke u ngritur duke u mbajtur për krevat
- në shtëpi e ke , nqs të le baba , shko - iu drejtua Angeli dhe filloi të drejtonte trupin duke bërë që kockat e tij të kersitnin
- marova- komentoi Erigoni teksa ngrihej - o zot kështu kemi fjetur ne? - pyeti ai pasi shikonte përreth teksa shikonte Klesidin dhe jack për tokë duke u mbajtur për krevat
- miremengjes idiota - iu drejtua Isla
- miremengjesi - ia ktheu Angeli- sa është ora ? - pyeti ai
- 7 - u përgjigj Isla teksa ndezi tel
- what? - tha Klesidi - çfarë dreqin po bëj un zgjuar kaq herët- tha ai duke u ngritur plotësisht në këmbë dhe Isla rretulloi sytë
- Leviĝisa? - pyeti Angeli përsëri
- ka shkuar në punë- u përgjigj Isla
- c'dreqin po bën në këtë orë atje ? - pyeti Jack
- miremengjes nusja ime - iu drejtua Klesidi Arzules teksa e puthte ne faqe
- miremengjes - ia ktheu ajo duke buzëqeshur dhe të tjerët kishin ngelur duke shikuar
- jeni rregulluar ju dy ? - pyeten te 4 njëkohësisht
- akoma jo - u përgjigj Arzula - ndoshta kur ti paguajë të gjitha - u përgjigj duke buzëqeshur djallezisht. 

- Isl kam një ide - tha Arzula duke u hedhur për krevat
- më thuaj princesh - u përgjigj Isla teksa vishte rrobat e Leviĝises
- meqë të gjithë janë në gjumë,  si thua të vendosim muzikë shqiptare me zë të lartë dhe sidomos një boks në dhomën e Silikonit- tha Arzula
- dhe të dalë Rafaeli me armë pastaj - tha Angeli
-  ide shumë e bukur nusja ime  - tha Klesidi- kur u zgjuam ne të tjerët nk kanë pse të flejnë me teper . Pastaj nk na han fort për Rafaelin - përfundoi ai
- në fakt nk e ke keq ti - iu drejtua Isla- si mendoni ? - pyeti Isla duke kryqëzuar duart
- pak argëtim se bashku nk na gjen gjë apo jo - tha Jack duke qeshur
- patjetër që po - komentoi Erigoni dhe të gjithë shikuan nga Angeli
- mire mire- tha ai i dorëzuar
- super - tha Arzula dhe filloj të hidhej në krevat
- mirë këtë ,  po çfarë kenge do vendosim ?- pyeti Jack
- po e mendojmë diçka- tha Isla - Erigon me djemtë dërgoni një boks tek dhoma e asaj Silikonit dhe pastaj rregulloni bokset në sallon sa të veshi Arzulen - iu drejtua ajo atyre .
- në rregull - thanë ato dhe dolën jashtë ndërsa Isla filloi ti vishte rrobat Arzules teksa bënin plane .

Trendafili i mafies  ✔जहाँ कहानियाँ रहती हैं। अभी खोजें