PJESA NJË, SIMONI THOTË

11 1 0
                                    

                               Kapitulli Një

Bronuina

E hënë, 24 shtator, 14:55

Një video porno amatore. Një panik shtatzënie. Dy skandale tradhtie. Këto janë të rejat e javës. Në qoftë se do ta njihnit Gjimnazin Bejvju vetëm nga aplikacioni i thashethemeve të Simon Kelleherit, do të pyesnit veten se ku e gjejnë kohën këta nxënës për të shkuar në mësim.

- Lajme të vjetra, Bronuinë, më foli një zë nga prapa. - Prit kur të shohësh postimin e nesërm.

Dreqi e marrtë. Kam inat kur më kapin duke lexuar faqen Dëgjoni Pak, sidomos krijuesi i saj. Ul telefonin dhe mbyll dollapin me përplasje. - Kujt do t'ia shkatërrosh jetën këtë herë, Simon?

Simoni fillon të ecë në një hap me mua, teksa lëviz kundër rrymës së nxënësve që marrin për nga dalja. - Është shërbim publik, - thotë, duke tundur dorën me shpërfillje. - Ti je tutorja e Rexhi Krollit, apo jo? Nuk të intereson ta dish që ai ka një kamerë në dhomën e gjumit?

As që marr mundimin t'i përgjigjem. Ideja se mund t'i afrohem dhomës së gjumit të Rexhi Krollit, që rri gjithmonë dru, është po aq e pagjasë sa të thuash se Simoni do të bëhet njeri me ndërgjegje. - Gjithsesi, vetes ia bëjnë. Sikur njerëzit të mos gënjenin dhe të mos tradhtonin, unë do të mbetesha pa punë. - Sytë e ftohtë blu të Simonit matin hapat e mi që bëhen gjithnjë e më të gjatë. – Për ku po nxiton? Të mbulosh veten me lavdi ekstrakurrikulare? Sikur. Si për t'u tallur me mua, në ekranin e telefonit më shfaqet një kujtesë: Konsultim, olimpiada e matematikës,
15:30, Kafe Epoka Pasuar nga mesazhi i një shoqeje grupi: Vjen Evani.
Sigurisht që vjen. "Matematleti" simpatik - më pak oksimoron nga ç'mund ta mendoni - duket se shfaqet vetëm atëherë kur unë nuk shkoj dot.
- Jo tamam, – ia ktheva. Si parim, sidomos kohët e fundit, përpiqem t'i jap Simonit sa më pak informacion të jetë e mundur. Kalojmë përmes dyerve jeshile metalike drejt shkallëve të pasme, një kufi ndarës mes ndërtesës së vjetër, të zymtë të Gjimnazit Bejvju dhe krahut të ri me hapësirë dhe plot dritë. Çdo vit një numër gjithnjë e më i madh familjesh të kamura, që nuk ia dalin dot më të përballojnë çmimet e kripura të San Diegos, shpërngulen njëzet e pesë kilometra më në veri, në Bejvju, me shpresën që dollarët e taksave t'u garantojnë një përvojë shkollore më të hijshme sesa tavanet akustike dhe dyshemetë me linoleume me njolla.

Simonin e kam ende pas kur mbërrij në laboratorin e profesor Ejvërit në kat të tretë dhe kthehem përgjysmë me krahët e kryqëzuar. - Nuk ke për të shkuar gjëkund?

- Po. Në ndëshkim, - thotë Simoni dhe pret që të vazhdoj rrugën. Mirëpo, kur unë kap dorezën e derës, ia kërcet së qeshurës. - Po tallesh me mua. Edhe ti? Për çfarë krimi?

- Jam akuzuar gabimisht, - mërmëris dhe tërheq fort derën për ta hapur. Brenda ndodhen ndërkaq të ulur tre nxënës të tjerë dhe ndalem për t'i vëzhguar. Nuk është grupi i nxënësve që do të kisha parashikuar. Përveç njërit.

Nejt Mekolli anon karrigen pas dhe më ngërdheshet: - Ke

ngatërruar derë? Këtu është ndëshkimi, jo këshilli i nxënësve. Nejti i di mirë këto punë. Ka hyrë në telashe që në klasë të pestë, pak a shumë në të njëjtën kohë që kemi folur për herë të fundit me njëri-tjetrin. Qarkullojnë zëra se është në lirim me kusht për... diçka. Ndoshta për vozitje makine në gjendje të dehur; a për shpërndarje droge. Është shpërndarës me nam, po dijenia ime është thjesht teori.

Kursejini komentet. - Profesor Ejveri sponton diçka në një kartelë dhe mbyll derën pas Simonit. Dritaret me harqe të larta që konturojnë murin e pasmë stërkalin dyshemenë me trekëndësha nga dielli i pasdites, ndërsa nga fusha matanë parkimit poshtë pluskojnë deri këtu zhurmat e mbytura të stërvitjes së futbollit.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Dec 10, 2023 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Njëri nga ne po gënjenWhere stories live. Discover now