Part 22

290 18 0
                                    

Damjano i ra ziles se deres , Venera u perball me bashkeshortin e saj por tashme qendrimet ishin te ftohta . Ajo nuk e priste me si me pare , me nje buzeqeshje ne fytyre, sado qe Damjano ia kishte shpjeguar se kjo ishte me e mira per vajzen e tyre ajo nuk e kishte besuar , perkundrazi ishte revoltuar aq sa Damjano kishte ngritur dore mbi te , per here te pare ai, nje burre mjaft i matur dhe i edukuar kishte ngritur dore mbi nje femer , ajo femer qe ishte gruaja e tij dhe nena e femijeve te tij. Ajo hapi deren dhe u largua , ai e ndoqi pas .

-Neser do shkojme tek Rina ,- pohoi ai dhe Venera ndaloi hapin duke ndjere nje dhimbje te thelle tek i pershkonte trupin. Ajo u kthye ngadale nga ai dhe e veshtroi bute , tashme me syte e perlotur. Damjano iu afrua dhe i morri fytyren ne duar , e puthi lehte ne balle dhe bashkoi ballin e tij me te sajin.

-Ajo eshte e sigurt , besome ,-pohoi ai dhe e morri ne perqafim .

Rina qendronte ne dhomen e saj , qe nga ai moment kur u perball me Tejlorin nuk e donte me veten. Degjonte hapa neper shtepi por nuk guxonte te dilte nga dhoma , sikur te perballej serisht me ate veshtrim aq te eger sa frika iu fut deri ne palce. Sikur Tejlor ti bente dicka dhe me te keqe nese e shihte , ajo ishte mesuar tashme nga shkuljet e flokeve , leniet jashte ne oborr , perballja me Zeusin , mbyllja ne dhome , sjellja e ftohte por gjeja me e keqe qe ajo nuk do donte ti ndodhte ishte ta gjente veten ne dhomen e Tejlorit. Aty ajo do perfundonte se ekzistuari .

Ishte kurjoze te dinte se cfare po ndodhte ne fakt por guximi i saj ishte zero.

Tejlor
Kur hipa ne makine per t'iu drejtuar shtepise sado qe kishte vajtur vone lajmerova Darknessin per cdo gje , ai mbeti me i shtangur se une. U habit aq sa nuk po mundte te belbezonte nje fjale. Tek e fundit cdo kush qe do e merrte ate lajme do shokohej. Te nesermen vinte Damjano , ai do detyronte te bijen te hidhte ate firem ne copen e letres dhe do e bente zyrtarisht gruan time. Ai me tha se Alfa do vezhgonte cdo lloj levizje , sepse synimi i alfes eshte te marri Rinen. Se kuptoj pse nuk ia jap atij , keshtu shpetoj njehere e mire . Shpetoj nga ajo ,shpetoj nga Alfa ,shpetoj nga Damjano keshtu marr dhe hak dhe fund .

Por jo , eshte dicka tjeter qe fshihet pas kesaj , ku Damjano me thoshte ne lidhje me Alfen ai ishte shume i frikesuar , kishte frike nga dicka por nuk arrita ta kuptoja nga se.

Gjithsesi , do e marr vesh s'ka si te mos e marr.

Kur mberrita ne shtepi , thuajse kishte rene mbremja , dritat e cdo dhome te mundshme ishin te ndezura . Madje dalloheshin dhe shume punonjes qe kishin filluar te pastronin shtepine me themel. I dhashe celesat nje prej djemeve qe te me conte makinen ne garazh dhe vete hyra brenda.

Atmosfere e cuditshme , mendova teksa shihja vajza qe zbukuronin tavolinat , nderronin mbulesat dhe perdet , burra qe zevendesonin shandanet dhe ne fund Darkness qe ishte ulur tek shkallet dhe po i lyente me boje . Nga ngjyre te zeze tashme po i kthente ne te bardhe. Morra fryme thelle dhe me thene te drejten nuk u ndjeva fare rehat . U ula prane tij .

-Ckemi Dakness,-pohova dhe ai kthehu koken nga une.

-Oh ckemi Tejlor ,- pohoi dhe vazhdoi me punen e tij.

-Po si shume pergatitje po beni ,- thashe dhe nxorra telefonin.

-Si do qe te jete ajo martesa juaj Tejlor , qofte e vertete apo jo mua me ka marre malli per njecik dasem keshtu qe kete mundesi do e shfrytezoj ne maksimum ,- pohoi dhe qeshi pakez. Shtrengova nofullat dhe i hodha nje veshtrim te eger.

Ate nate darken mu desh ta haja jashte pasi ne kuzhine ishte nje rremuje e papare. Pasi mbarova cova pjaten brenda dhe kur do ngjisja shkallet u perballa me ate , ne fraksion sekondi mu kujtua momenti qe me hodhi telefonin dhe isha gati ta godisja , por qe se bera . Tashme ajo do ishte gruaja ime . Morra fryme thelle dhe ngjita shkallet ndersa ajo s'beri asnje levizje.

-Cfare po ndodh ?-pyeti teksa veshtronte punetoret qe kishin cmontuar gati cdo gje.

-Epo urime e dashur ,- pohova dhe u largova duke e lene ne cudi e siper.

Rina
Degjoheshin shume zera jashte dhomes dhe me te vertete qe doja te dija se cfare po ndodhte ,pervec zerave kishte dhe shume zhurma. Para se te dilja nga dhoma iu luta zotit qe mos te perballesha me Tejlorin edhe pse nje frike e kisha dhe dola.

Sapo dola tek shkallet e korridorit personi i pare qe pashe ishte Tejlor. Zemra gati sa nuk me ndali ne vend kur e pashe por ndryshe nga momenti kur patem nje perplasje ai tani dukej krejt ndryshe. Floket e shpupurizur i zinin pak syte duke e bere me te pashem sec ishte , ndersa syte , ata dukeshin te qete .

Sado qe dukej i qetesuar kisha frike , duart me dridheshin por i mbaja shtrenguar brenda xhepave te xhaketes qe mbaja veshur.Nuk doja qe atij ti behej qejfi me gjendjen time.

Teksa ai ngjitej hodha nje veshtrim te shpejte pereth ,cdo gje dukej ndryshe , cdo gje dukej e bukur.

-Cfare po ndodh ?- pyeta pa vetedije kur ai beri te lagohej por fjalet e mia e ndaluan.

-Epo urime e dashur,- tha duke me pare ftohte dhe largohej per ne dhomen e tij. E ndoqa me sy deri sa u fut ne dhome dhe mbyllja e deres me beri te kthehesha ne realitet.

Cfare donte te thoshte ai me keto fjale ? Zbrita shkallet dhe u ula prane Darknessit i cili lyente hekurat e shkalleve .

-Darkness ,-pohova .

-Po ,- u pergjigj pa e prishur terezine e tij.

-Pse gjithe ky arredim i ri ?- pyeta mos zbuloja ndonje gje por ndonjehere Darkness me duket me i keq se Tejlor.

-Do e marresh vesh , por jo nga une ,- me te thene keto fjale kthehu koken nga une dhe me buzeqeshi. E dallova qarte qe ishte nje buzeqeshje e shtirur pavaresisht se nuk reagova. A manipulohet ky njeri ? Mendova me vete dhe kafshova buzen gje qe bej gjithmone kur dua te mendoj dicka.

-A te ndihmoj dhe une ?- pyeta dhe ai me pa dyshues.

-Epo nje dore do na duhej . -Tha ai dhe u ngrit ne kembe.
Ai iu afrua nje kutije te madhe morri nje bicak per te prere ngjitesen dhe e hapi.

-Ketu jane te gjitha gjerat per te rregulluar dhomen tende dhe te Tejlorit.

-Timen e rregulloj ndersa te atij jo ,-pohova dhe ula syte.

-Tejlori s'le njeri ti futet ne dhome keshtu qe meqen se ju ... domethene jam i sigurt se ty do te te lejoj. -tha ai dhe hoqi syte nga une.

-Meqenese ne cfare?-pyeta dhe bera nje hap drejt tij.

-Hajde luaji kembet kemi pune,- tha dhe u largua .

Isha me keq se e cuditur , e habitur a ku di une . S'po kuptoja dot asgje . Cfare ehste gjithe ky ndryshim drastik dhe pse Tejlor do me lej mua ti rregulloj dhomen.
Mbase nese ia rregulloj ai do me tregoj se cfare po ndodh.

Morra kutine dhe pse e rrende dhe e cova ne katin e dyte.

Fillova te rregulloja dhomen time , nderrova mbulesen e krevatit , hoqa perden edhe pse pak me veshtiresi , vendosa perden e re mbulesen e re te krevatit.

Ne karton ishte nje cante . E morra dhe e lashe siper krevatit . E hapa dhe c'te shihja. Rroba te reja shume te bukura madje dhe nje telefon. Zot bej qe te jete e vertete ,-pohova me vete me se e gezuar.
Te pakten do kem cfare te bej ne kete shtepi koti ,- mendova dhe fillova te sistemoja gjerat ne dollap si dhe make up-et e reja qe me kishin sjelle .Tashme ishte momenti qe te shkoja tek dhoma e Tejlorit.

Terhoqa kartonin dhe mberrita tek dhoma e tij. Morra fryme thelle dhe ndejta per pak caste jashte dere duke u menduar nese duhej te trokisja apo jo . Trokita lehte dhe nuk vonoi shume kur degjova zerin e tij qe aprovonte te hyja.

Hapa deren dhe ....

"Frika e Vetmise"Where stories live. Discover now