AKTI I PARË

3 0 0
                                    

SKENA I. - Në Veronë. Një shesh popullor.

Hyjnë Samsoni dhe Gregori, nga të Kapuletëve, armatosur me
shpata e me mburoja.

SAMSONI -Gregor, për nder, sdo i durojmë të na hipin mbi
kurriz.
GREGORI - Jo, se ashtu na marrin për hamej.
SAMSONI- Kur nxehem, unë sta bëj dy.
GREGORI - Po mor po, veç kush tể nxeh ty gë ta zhveshësh.
SAMSONI - Unë do ti qëlloj shpejt, po të më ngacmojnë.
GREGORI-Veçse ti nuk je nga ata që ngacmohesh aq lehtě,
sa t'i qëllosh.
SAMSONI -Nxehem, posa të shoh një zagar nga Montagët.
GREGORI -Të nxehurit lyp ngacmim, trimäria lyp qëndrim
burri: Mendoj, se po të ngacmohesh, do ikësh me vrap.
SAMSONI- Po më ngacmoi ndonjë zagar i Montagëve, do
qëndroj si burrë, do zë vend mbas murit dhe do pres
çdo burrë a grua që të jetë.
GREGORI - Kjo tregon seti je skllav i dobët.I dobëti
mbështetet mbas murit.
SAMSONI - Mirë e ke; gratë janë krijesat më të dobëta*,
prandaj shtrëngohen gjithmonë mbas murit; unë, burrat
do i përzë nga muret, gratë do i mbështet për muri.
GREGORI - Grinden zotërinjtë, grindemi dhe ne.
SAMSONI-Grindja, po grindje është. Prandaj, do të sillem
si tiran; pas burrave, do kthehem nga gratë si mizor
dhe do ua heg kokat!
GREGORI -Vajzave dashke tu heqësh kokën?
SAMSONI- Kokën apo vajzërinë, zëre si ta zësh.
---------------------------------------------------

*Gratë janë krijesat më të dobëta - Shprehje e marrë kjo nga bibla, letra e Pjetrit 3:7

---------------------------------------------------
GREGORI - Ato do e zënë ashtu si ta ndiejnë.
SAMSONI - Mua, do mẽ ndiejnë kur të ngul këmbët fort,
apo s'jam alamet burri!
GREGORİ- Mirë që s'je peshk, se do ishe cironkë. Pa nxirre
shpatën, se po na vijnë dy Mon tagë.
SAMSONI - Gati e kam, po filloje ti, se më ke mbrapa.
GREGORI -Ashtu thua? Qëtua mbathësh këmbČve shpejt?
SAMSONI - Mos ma ki frikën.
Romeo dhe Zhulieta
GREGORI - Jo, për besč, ta kam frikën edhe fort, bile!
SAMSONI - Më mirë të jemi ne në rregull me ligjin; lëri ta
fillojnë ata të parët.
GREGORI - Me të shkuar pranë, do ti vërej i ngrysur, dhe
ata le ta marrin si të duan.
SAMSONI- Jo, mč mirë thuaj në ua mbajti. Unë do kafshoj
gishtin e madh, për ti poshtëruar, të shoh çdo bějnë.
(iyjnë Abrahami dhe Baltazari.)
ABRAHAMI -Kundër kujte kafshon atë gisht, zotëri, kundër
nesh?
SAMSONI- Gishcin tim kafshoj, zotëri.
ABRAHAMI - Kundër nesh e kafshon zotrote?
SAMSONI - (Në vesh Gregorit.) Sikur ťi them "po', jemi
brenda ligjit?
GREGORI (Samsonit.)- Jo.
SAMSONI - Jo, zotëri, nuk e kafshoj kundër jush, zotëri;
por kafshoj gishtin tim, zotëri.
GREGORI - Mos ke qejf të grindesh, zotëri?
ABRAHAMI -Të grindem? Bah!
SAMSONI - Po pate qejf të zihesh, zotëri, gati jam, se edhe
unë i shërbej një zotërie që është aq i mirë sa edhe yti.
ABRAHAMI - Po aq, veç jo më shumë.
SAMSONI - Si urdhëron!

(Hyn Benvoli në një largësi.)
GREGORI (Samsonit.) -Thuaji "më i mirë": se po vjen një
fis i zotërisë sonë.
SAMSONI - Po; më i mirë, zotëri.
ABRAHAMI - Gënjen!
SAMSONI - Afrohuni, në jeni burra. Gregor, bëj si e ke
zanat. (Luftojnë)
BENVOLI-Ndahuni, të marë! Shpejt në mill shpatat, s'dini
fare se ç'bëni! (U bie duarve dhe u rrëzon shpatat përtokë.

(Hyn Tibalti.)
TIBALTI - Qysh? Me këta zemërlepur je pleksur? Pa dil këtu Benvolio - të shohësh sa të vlen lëkura.
BENVOLI - Kam ardhur ti ndaj, po ngjishe shpatën, dhe
më ndihmo ti ndajmë.
TIBALDI - Qysh? Shpatën nxjerr dhe më fton ti ndajmë! Si
ferrin e urrej atë fjalë, me gjithë ty edhe Montagët
bashkë. Prite, pra, burracak! (Luftojnë)

(Hyjnë përkrahës të tjerë nga të dy palët dhe përleshen;
pastaj byjnë ca qytetarë me shkopinj)
QYTETARËT- I zbruni me çomange, o burra, me heshta e
shtiza! Poshtë Montagët! Poshë Kapuletët!

William Shakespeare-ROMEO DHE XHULIETAWhere stories live. Discover now