SKENA II

1 0 0
                                    

~Një rrugë~

Hyn Kapuleti, Parisi dhe një shërbëtor:

KAPULETI – Por edhe Montagu merr dënim si unë,
Prandaj, mendoj, që pajtimi s'është i zorshëm,
Për burra pleq si jemi ne.
PARISI –Të dy nga sëra jeni të nderuar ;
Dhe është mëkat që hasmëria kaq gjatë të vazhdojě.
Po si u bë, imzot, kërkesa ime?
KAPULETI – Ato që të kam thënë ti them prapë,
Se bija ime sdi gjë akoma nga bota,
Se katërmbëdhjetë vjeç edhe si ka mbushur;
Të vyshken dy pranvera do të presë;
Përpara se të bëhet për martesë.
PARISI -Edhe më të vogla, nëna të lumtura janë bërë.
KAPULETI – Po shumë shpejt veniten ato nëna.
Mua, shpresat të tëra dheu m'i përpiu;
Vetëm kjo e fundit për mua mbiu.
Përpiqu zemrën tia fitosh plotësisht,
Se vullneti im urdhëron, po pjesërisht.
Në qoftë se ajo të dashuron;
E jap dhe unë fjalën dhe mbaron.
Në mbrëmje kam një darkë për të shtruar,
Ku, gjithë miqtë e ngushtë i kam fuar;
Po të ftoj edhe ty të vish tek unë;
Që të më shtohet dhe një mik më shumë.
Atje do të shikosh me miqtë e tjerë
Si e ndritin yjtë lëvizës të dheut, qiellin sterrë.
Me atë gaz që i ngroh rinisë zemrën,
Kur prilli i bukur, dimrit i shkel thembrën.

Me vajza si burbuqe do dëfreni
Që sonte midis miqve do ei gjeni.
Të gjitha i shikoni dhe zërin ua dëgjoni,
Dhe sipas vlerës zgjidhni e gjykoni;
Aty do shikosh dhe time bijë,
Që numrin do shtojë kur të vijë.
Jo ndoshta edhe bukurinë. Hej, ec këtu.
(I jep shërbëtorit një copë kartë)
Merre, bir, vrapo shpejt nëpër Veronë
Dhe fto këta që gjenden këtu shkruar,
Të na urdhëojnë sonte në gosti.
(Dalin Kapuleti dhe Parisi.)

SHËRBËTORI – Ikë e gjej emrat që ka shkruar këtu!
Paska shkruar që këpucari pëdor kutin;
Rrobaqepësi kallëpin e këpucëve;
Peshkatari penelin dhe piktori rrjetën;
E kë dërgon? Mua, që kurrë s'kam mësuar të këndoj!
Tashti duhet të gjej ndonjë me gramë.
Më duket e gjeta.

(Hyjnë Benvoli dhe Romeoja.)
BENVOLI – Pa dëgjo këtu, miku im;
Zjarri i njërit shuan zjarrin e tjetrit;
Dhembjen e shuan vetëm dhembja;
Kur të merret mendja, kthehu nga ana
Që të vish ku ishe në vendin e vjetër;
Hidhu syve ilaç kur të djegin,
ROMEO –Ilaç i mirë është fleta e mëllagës.*
BENVOLI– Përse, të lutem?
tjetër,
Që të shohësh sa shpejt sytë djegien e ndjekin.
-----------------------
*Mëllaga (latinisht malva)  Vazhdon të përdoret edhe sot si ilaç në mjekësinë
popullore për të shëruar plagët.
-----------------------
ROMEO- Për kërcirin e copëtuar.*
BENVOL- Mos u çmende gjë, Romeo?
ROMEO - Jo, sjam i çmendur; po i lidhur
Më keq se i çmenduri;
I mbyllur në burg dhe pa ushqim;
I rahur, i sfilitur dhe.... Tungjatjeta, zot i mirë!
SHËRBËTORI–Zoti të pastë për mirë; mos dini të lexoni, zotëri?
ROMEO - Po, për fatim tim, që ska veç mjerim.
SHËRBËTORI – Ndoshta ke mësuar pa libra, por të
lutem, a mund të lexosh çdo gjë?
ROMEO- Patjetër, në ditsha shkronjat dhe gjuhën.
SHËRBÈTORI – Ashtu është; mbetsh me shëndet!
ROMEO- Prit, shok, se ditkam ta lexoj. (Lexon.)
«Zot Marini me të shoqen dhe të bijat ;
Kont Anselmi, me motrat e tij të hijshme;
E veja e Vitruvit, zoti Plasent me të mbesat;
Merkuti me të vëllanë, Valentinin;
Im ungj Kapuleti, me të shoqen dhe të bijat;
Ime mbesë, Rozalina e bukur; Livia; zoti Valentin
me të kushëririn Tibalt; Luçi me Helenën e këndshme".
Parësi e zgjedhur; po ku do mblidhen?
SHËRBËTORI – Sipër.
ROMEO–Ku?
SHËRBËTORI – Për darkë në shtëpinë tonë.
ROMEO- Në shtëpinë e kujt?
SHËRBËTORI – Në shtëpinë e tim zoti.
ROMEO- Atë të ta kisha pyetur më parë.
SHÉRBËTORI – Ta kallëzoj vetë tashti pa më pyetur:
-----------------------
*Për kërcirin e copëtuar - Romeoja e vẻ në lojë Benvolin: këshillat e ua
vlejnë aq tepër, sa vlen edhe fleta e mällagës për kërcirin e thyer.
-----------------------
Imzot, është pasaniku i madh Kapulet
dhe, në mos qofshi Montag, ju lutem,
urdhëroni të gëlltitni një kupë verë.
Mbetsh me shëndet! (Del.)
BENVOLI– Në darkën që shtron sonte Kapuleti,
Fton dhe Rozalinën që do ti,
Me gratë më të mira të Veronës;
Shko dhe ti aty e vërej përqark dhomës,
Veçanërisht disa nga ato aty sonte,
Të shohësh po sdoli korb, mjellma jote.
ROMEO-Në daltë false feja e syrit tim,
Iu bëftë edhe loti zjarr!
Dhe syri që mbytet në lotim
U djegtë si haram e gënjeshtar.
Të tillë vajzë, diell i botës mbarë,
Që kur ka lindur, shoqen s'e ka parë.
BENVOLI – Më duket se tepër e lartëson,
Se të dy sytë tek ajo i përqëndron,
Por ajo, me ziq kristali do peshuar,
Me tjetrën që për ty e kam menduar
Dhe do bindesh se ajo që thua s'ka të sharë,
S'del as mesatare, jo e parë.
ROMEO– S'do vij të shoh atë që thua ti,
Po do vij për atë, që lotojnë sytë e mi.
(Dalin.)

William Shakespeare-ROMEO DHE XHULIETAWhere stories live. Discover now