Kapitulli 9: Pergatitjet Per Dasem

13 0 0
                                    

Muajt po kalonin dhe Besniku ishte i vendosur qe Blerina ishte vajza qe ai donte te kalonte jeten dhe vendosi se kishte ardhur koha per ti propozuar per martese. Ai shkon ne argjendari porosit unazen dhe te nesermen e blen. Ne mbremje ai shkon ne shtepi dhe pergatite nje darke romantike. Kur ajo kthehet nga puna shikon surprizen dhe thote...
Blerina: Zemer kjo eshte shume e bukur. Te dua.
Besniku: Edhe une te dua shpirt. Kam diçka qe do te te pelqej. Shpirt ti me ben njeriun me te lumtur ne bote,dhe kur jam me ty ndihem i plotesuar. Une dua qe te dy te kalojm te ardhmen se bashku. Pra Blerina a do te martohesh me mua?
Blerina: Po zemer pranoj.
Ata nisen te putheshin dhe te nesermen ata filluan pergatitjet per dasem...
Blerina: Zemer,jam shume e lumtur qe do te realizojme endrren tone. Shiko ne dasem do te jen rreth 200 te ftuar.
Besniku: Ne rregull.
Blerina: Per lokalin,kam gjetur disa vende te lira per daten 9.
Besniku: Ah ok.
Blerina: Mendoj se dasma perfekte duhet te jete ne vere,buze detit.
Besniku: Ne rregull shpirt,çdo gje do te behet ashtu siç ti deshiron.
Muajt po iknin shume shpejt dhe me ne fund dita e dasmes po vinte. Nje dite perpara dasmes ne mbremje,Besnikun nisi ta zere paniku dhe ai shkruan nje leter dhe iken. Te nesermen ne mengjes Blerina zgjohet dhe sheh qe Besniku nuk ndodhet aty,dhe telefon mikun e tij te ngushte Gentin...
Blerina: Ç'kemi Genti,si je?
Genti: Ç'kemi Blerina,mire jam.
Blerina: A e ke pare gje Besnikun?
Genti: Jo,perse?
Blerina: Ai nuk ndodhet ketu.
Ne nje moment ajo gjen letren qe ai i kishte shkruar,dhe fillon ta lexoj...
Besniku: Shpirt dua te te kerkoj ndjese,por nuk mundem. Mendoj se nuk jam gati per kete hap. Te dua me gjithe zemer Besniku.
Ajo ja nise te qaj dhe zemra e saj u thye ne mijra copash. Te gjithe ishin duke pritur qe dasma te fillonte,por ajo i lajmeroi qe dasma ishte anulluar. Nderkohe Genti vjen dhe e takon Blerinen dhe i thote...
Genti: Ç'kemi Blerina,si je?
Blerina: Nuk ndihem mire Genti.
Genti: Pse çfare ka ndodhur?
Blerina: Besniku iku,tha se nuk ishte ende gati.
Genti: Çfare?
Blerina: Po.
Ai e pa qe ajo ishte e merzitur dhe i thote...
Genti: Blerina mos u merzit,jam i bindur qe Besniku ka pasur diçka,une e dij shume mire qe ai te do. Ai eshte nje njeri shume i mire.
Genti largohet dhe e gjen Besnikun ne nje lokal duke pire dhe i thote...
Genti: Shoku,çfare po ben? Sot duhet te ishte dita e dasmes tende,ndersa ti iken dhe e ke mendjen tek pija.
Besniku: Me vjen keq shoku,por nuk mundem nuk ndihem gati.
Genti: Pse çfare ka ndodhur? Ti deri dje mezi e prisje kete dite,ndersa sot iken,duke lenduar ate person,qe bere te pamunduren per ta pasur prane.
Besniku: Me kapi paniku,por sikur te mos jem ende gati. Por sikur martesa jone mos te jete perfekte.
Genti: Keto jane gjera mese normale,ti je thjesht nervoz,jam i bindur qe kjo ndjenje do te kaloj.
Besniku: Blerina,si eshte?
Genti: Ajo ishte e merzitur shoku. Kthehu une jam i bindur se ti e do kete vajze.
Ata te dy kthehen ne shtepi dhe Blerina dhe Besniku nisen te bisedonin...
Besniku: Shpirt,a mund te flasim?
Blerina: Nuk kemi ç'te flasim.
Besniku: E di,qe une bera nje gabim te madh,por te lutem me kupto drejte,me kapi paniku.
Blerina: Per çfare?
Besniku: Mendova se nuk isha ende gati per kete hap. Por sikur martesa jone,mos te jete perfekte,por sikur une mos te jem ne gjendje te jap ate çfare ti meriton. Por sikur mos te jem mashkulli perfekt per ty.
Blerina: Zemer perse nuk mi the keto gjera,ne qoftese ti nuk ndiheshe gati atehere ne e shtynim dasmen. Pastaj keto gjera jane thjesht pasiguri,une nuk te premtoj se çdo gje do te jete perfekte,sepse nje martese ka uljet dhe ngritjet e saj,por ama per çdo gje qe te ndodhi ne do ta diskutojme me njeri-tjetrin.
Besniku: Te kerkoj ndjese,u tregova nje burracak. A mund te me falesh?
Blerina: Per mua ka rendesi qe ti je ketu. Une te dua.
Besniku: Edhe une te dua. Persa i perket dasmes,dua te te kerkoj nje nder.
Blerina: Po me thuaj.
Besniku: Le te mos bejme nje dasme te madhe,le te jemi vetem ne dhe njerzit tane me te afert.
Blerina: Ne rregull.
Besniku: Te dua shpirt.
Blerina: Edhe une te dua zemer.
Ata u puthen dhe pas disa javesh filluan pergatitjet per dasmen e tyre. Me ne fund dita e dasmes erdhi...

Ne Te DyWhere stories live. Discover now