DADDY'S GIRL-2

1K 82 71
                                    

Sapo mbërrita para universitetit pashë Kristalin, Lukasin, Arian, Brendonin dhe Xheksonin, të mbështetur në makinën e këtij të fundit. Po shikoja për ndonjë vend për të parkuar makinën time dhe sapo e gjeta një të tillë, dola prej saj dhe u drejtova nga grupi. Mora frymë thellë dhe po luaja me rripin e çantës ndërkohë që po ecja drejt tyre. Ishte koha që të vija maskën e lumturisë mbi fytyrë.

-Hejjj! ça po bëni?- i pyeta duke pikturuar një buzëqeshje fallso, pasi s'e gjeja në asnjë vend një të vërtetë.

-Woaw, kush erdhi, pjeshka e grupit tonë!- dëgjoj zërin e Lukasit duke bërtitur dhe më pas duke lëshuar një fishkëllimë flirtuese.

-Oh kush foli, kllouni i grupit tonë!- iu përgjigja duke i futur dhe një shpullë prapa koke.- Kur do ndryshosh ndonjëherë ti, se me këto fjalët e ëmbla që po thua po më bën të bie brenda me ty, ke dhe të dashurën këtu, sikur s'shkon?- e pyeta duke i shkelur njëkohësisht syrin dhe Arias.

-Jemi çift i mancipuar ne, s'bëhemi xheloz.- pastaj uli zërin dhe më tha në vesh.- Marr vetëm dy orë leksion, katër shpulla të ngrohta, dy nga secila faqe dhe për ta mbyllur s'ka puthje për tre ditë. Këtu vdes fare unë.

-Me çfarë po e gënjen re majmun!- i tha Aria dhe e puthi në buzë, kurse ai i rrotulloi duart në belin e saj për ta afruar më shumë.

Që të dy shkojnë shumë bashkë, janë komplet ndryshe, por plotësojnë njëri-tjetrin.

-Ika unë, s'e duroj dot kaq shumë ëmbëlsi!- u dëgjua zëri i Xheksonit. Xheksoni është seriozi i grupit , s'qesh kurrë, s'bën kurrë shaka, ka një trup perfekt gjithë muskuj dhe për këtë arsye, e ka vetëbesimin në maksimum pasi femrat i venë nga mbrapa si delet te kasapi.

-Hajd futemi në shkollë se u shqetësua madhëria e tij!- tha Brendoni, ndërkohë që ia hodhi dorën në qafë Kristalit.

-Unë kam dizajn tani, jam në anën tjetër të godinës, takohemi pastaj te vendi i zakonshëm?

-Ok, të presim atje!- thanë djemtë dhe Aria, ndërsa Kristali më tha:

-Më prit dhe mua se andej e kam dhe unë rrugën!

U përshëndetëm me njëri-tjetrin dhe më pas u ndamë për të ikur secili në klasën e tij.

-Abigeil, sikur të paskan dalë pak të pasmet ty, i je futur nutellës me kokë këto kohë?- më tha duke më gjuajtur me pëllëmbë nga prapa dhe pastaj qeshi, kurse unë po zjeja nga brenda, por nga jashtë s'reagova fare, s'ia vlente.

-Hmm, ça po thuaj?- e pyeta duke ngrysur pak vetullat, duke mos e besuar atë që po më thoshte, por nga ana tjetër po përpiqesha të gjeja një zgjidhje për këtë problem.

-Jo, s'është gjë pë t'u shqetësuar, thjesht më ra në sy.

-Oh, dakort, s'ka problem!- iu përgjigja dhe i buzëqesha sa për të kaluar radhën pastaj nuk fola më sapo mbërrita në klasë. Gjatë gjithë kohës po mendoja që nga ora gjashtë pasdite të shkoja dy orë për vrap, ai të dobëson direkt.

Klasa ishte mbushur plot, kishte mbetur vetëm një karrige në fund. Shkova drejt saj dhe pasi e përshëndeta Erën, gocën që ishte ulur në atë bankë, hapa librin e kimisë dhe po shikoja petagogun ndërsa po shpjegonte, por mendja ime ishte në tym, s'e kisha fare aty.

Nga ora njëmbëdhjetë shkova tek lokali para shkollës, ku po më prisin çunat e gocat të hanim ndonjë gjë. Bashkuam dy tavolina se një nuk na merrte dhe po prisnim të vinte kamarieri.

-Sa ditë e mërzitshme sot!- u dëgjua zëri i Lukasit që theu heshtjen.

-Mua m'u hap koka!- u hodh Aria.- S'po e duroja dot atë pedagogen e Vizatimit Teknik këto minutat e fundit, apo s'ka dhe zë acarus ajo.

VAJZA E BABIT (COMPLETED)✔Where stories live. Discover now