Part 4

139 31 123
                                    

Dhe sic thash , prokuroria kerkoj 10 vite burg. Ne ate moment mu mbyllen syt , sikur isha ne kemb me hiku fuqia dhe u ula ne karike. 2 Policet qe kisha anash me kapnin nga krahet dhe me thonin cohu respekto trupin gjykues. Cohem ne kemb dhe me nje ze dritherues i them Avokatit " Fol ore ca me ri si memec , ose me dil jasht fare se zdua mbrojte nga nje njeri i mbaruar si ti. Cohet ben morojtjen mo , flet ato fjal qe kishte shkruar qe ja thot cdo lloj njeriu qe ka ne mbrojtje dhe u ul si nje plakush 100 vjecar. Pastaj radha i takonte Gjykates e cika kerkoj 2 jav koh per te mar vendimin dhe gjygji shtyhet mbs 2 javesh. Me kthejn ne qeli , ku isha aq shum i merzitur sa te gjith po me pyesnin " He cfar ndodhi cfar te than " po vet ajo ftyra ime e merzitur tregonte qe punet ishin shum keq . Futem ne dhomen time ulem ne ate krevatin tim mar nje leter e nje laps dhe nis tu shkrujt , mbasi aty brenda isha aq shum i frymzuar saqe cdo histori isha i gatshem ta shkruj dhe ta kthej ne nje poezi me rrym.
Futem ne ate boten time duke shkruar e duke recituar e duke i kthy vargjet qe shkruaja ne keng .
E gjitha ca shkruaja ishin vargje krejt me mllef , me nje urrejtje te madhe per shum njerez.
Ne ate moment vjen nje bashkevuajtes qe ndanim bashk qelin dhe futet ne dhom.
Me pyet cfar ndodhi cfar te than . Dhe i pergjigjem qe mora fund.
Prokuroria kerkoj 10 vjet , kur te dal un mbas 10 vjetesh jeta ska me kuptim mo. Rrinia do me iken mbyll ne qeli. Dua vetem te dal dhe te hakmerem ndaj atyre qe me tradhtuan dhe te vij ti bej 10 vjet pastaj.
Aj me vendos doren ne sup dhe me thot
- Je shum i ri , jeta qe ke nis esht shum e veshtir dhe pse ti ja ke kaluar shum leht e ja ke hedh disa her. Mos u merzit , burrerria jote dhe nderri qe ke ty nuk te hedh posht per cka je. Vertet je i vogel ne mosh para meje dhe te flas si cunin tim por do vjen nje dit qe tgjith ata qe tkan kthy shpinen do i kesh nder kemb.
Vjen dita e gjykimit dhe ishte gjygji i fundit dhe perfundimtar .
Futem ne gjykat dhe shoh 2 peinderit e mi bashk me avokatin
Ne ate moment futet dhe prokurori bashk me 5 trupa gjykues.
Cohet avokati ben mbrojtjen dhe i kalon fjala prokuroris dhe vazhdon duke dhen provat.

Sipas neneve dhe paragrafeve prokuroria kerkon 10 vjet burg per te pandehurim A.E .

Ne ate moment me nje fytur te merzitur kthej koken nga familja duke i par se sa do jen merzitur ato.
Por kur shoh plaku po qeshte dhe me shkel syrin.
Un nervozohem shum dhe duke mendu me vete , un po denohem 10 vjet ky me zbardh dhembet .
Dhe cohet gjykata ne kemb per te dhen vendimin.

Gjykata e krimeve te renda Tirane vendosi :
Per te pandehurin A.E i cili akuzohet per nje seri veprash penale te renda vendosi " Ulje denimi nga 10 vjet ne 2vjet burgim. Per arsye qe i pandehuri vuan nga zemra , vuan nga semundja e tokes , vuan nga semundje mendore e shum lloj semumdjesh te tjera .

Ne ate moment thash mos ca behet un qenkam grada fundit , qenkam ne prag te vdekjes dhe un zditkam gje qe vuaj nga kaq shum semundesh .

I coroditur me kthej ne qeli dhe bej takim familjar . Me vin prinderit me ushqime si cdo jav dhe i pys me nje ze toni te lart " Un qenkam i semur dhe ju sma keni then " ..?!
Pergjigjet plaku buke buzeqeshur " Jo mo biri im po si do bente ulje gjykata .
Aty kuptova se leku vertet e con ujin perjet .
Falenderova prinderit te cilen kishin paguar lek duke bler 8 vjet lirin time.
Dhe ishin ata dhe jo ato shoket e mi qe mendoja un qe do me ndihmojn.
Interresi ishte i embel per ta , por kur kisha un nevoj me kthyen te gjith shpinen " Vec familjes "
Eh korrupsioni ne Shqiperi , por ne kete rast shyqyr qe ekziston 😂
Dhe vazhdova te vuaj denimin per 2 vjet burgim.

My Life जहाँ कहानियाँ रहती हैं। अभी खोजें