1. Dua zemren tende.

1.4K 77 60
                                    

Ishte i gjithi i mbuluar me gjak, kishte plage te shumta ne trup dhe dhimbja po e bente konfuz.

Kishte humbur sensin e kohes. Nuk e dinte per sa gjate kishte qendruar ne ate qeli, ose sa shume tortura e vazhdueshme zgjaste.

Edhe sikur te donte te vdiste, ata me siguri nuk do e lejonin.

Çfare po e mbante gjalle ne ato momente ishte veç urrejtja qe kishte ndaj tyre.

Tortura nuk ishte nje gje e re per te, e kishte perjetuar me pare, qe ne femijeri. Babai i tij ishte nje person te cilit i pelqente te bente ose te shikonte te tjeret te vuanin, sidomos vete djalin e tij.

Ai ishte mesuar me kete trajtim prej kohesh dhe nuk i bente shume pershtypje, por kjo nuk do te thoshte se i pelqente.

Ndihej kaq i pafuqishem. Trupi i tij ishte tashme i lidhur me zinxhire prej argjendi.

Papritur, buzeqeshi dhe pershperiti. "Hej, kaq fuqi kishe? Nuk vazhdon dot me?"

Personi perballe tij, Azriel, i mori keto fjale si provokim. Ai nuk priti sa te tjeret te reagonin, por nguli nje thinke ne kraharorin e tij menjehere.

Thika pershkoi zemren e Ryver, duke e bere me pas trupin e tij te binte ne toke.

Vetem atehere Azriel u kthye ne realitet dhe kuptoi se cfare kishte bere.

"Ti bastard! A nuk e mban mend se rame dakord me dike qe do ta leme gjalle?!" I bertiti Nevan, personi tjeter qe ndodhej aty.

"E çfare rendesie ka? Ai eshte thjesht nje person pa vlere."

Azriel i kishte kthyer shpinen Ryver dhe nuk e vuri re se çfare po ndodhte pas tij.

Nderkohe, Nevan pa Ryver te ngrihej ngadale ne kembe dhe te hiqte thiken prej kraharorit me njeren dore.

Ai kishte ngelur aq i shokuar, sa nuk arriti te reagonte, duke i dhene kohe Ryver te kalonte thiken ne qafen e Azriel, duke e bere koken e tij te ndahej prej trupit e te binte ne toke. Azriel as nuk e kuptoi se si vdiq.

Nevan u be gati te vraponte, por ata syte te kuq çnjerezor e bene te ndalonte ne vend.

"Ti nuk je nje lycan..." Pershperiti ai plot frike.

"Mesa duket nuk jam thjesht nje lycan." U pergjigj Ryver me nje buzeqeshje ne fytyre.

Hodhi thiken ne drejtimin e tij dhe ajo u ngul ne zemren e Nevan. Trupi i tij ra pertoke, prane Azriel.

Ryver ndihej shume konfuz. E kishte kuptuar se sapo kishte vdekur, por si u kthye ne jete serish?

Gjaku po pikonte nga duart e tij. Vendosi njeren dore siper zemres dhe e ndjente akoma te rrihte. Arriti te qetesohej pak, por po ndjente nje etje te pashuar per gjak.

Ishte e pamundur per nje lycan te kthehej ne vampir. Atehere si ka mundesi qe ai u kthye ne nje te tille?

Ishte duke veshtruar gjakun e dy personave te vdekur perballe tij, por ia shpifte vetem mendimi qe do te pinte gjakun e personave qe e torturuan.

Ai theu zinxhiret. Tani qe u kthye ne nje vampir, nuk i benin me efekt. Pasi u lirua prej tyre, vendosi njeren kembe mbi koken e shkeputur prej trupit te Azriel dhe vendosi force, duke e shtypur, derisa u kthye ne nje mase te bute.

Beri nje buzeqeshje te vetekenaqur dhe u largua me hapa te shpejte.

Por, sapo doli prej aty vuri re se ky vend ishte mbushur me krijesa te tilla supernatyrale te burgosura ketu. I erdhi nje ide dhe vendosi ti lironte te gjitha.

Do te fillonte me qeline ngjitur, kur pa se aty ndodhej nje person qe ai e njihte. Me sakte, e kishte njohur ne kete vend.

Sa here qe ai ishte shume prane vdekjes, ata do te sillnin kete vajze per ta sheruar. Ajo dukej rreth 18 vjec, kishte floke te zinj te gjate dhe sy jeshil. Po qendronte ulur ne nje cep te dhomes me syte mbyllur.

Mbret pa zemër✔️Where stories live. Discover now