Pjesa 12.

96 17 11
                                    

E nesermja erdhi me shpejt seç e mendonte Gavi, ndonjehere e nesermja gdhin vetem per gjysem ore sepse autorja eshte shpirt njeriu dhe nuk do t'i torturoj lexuesit sic bejne ata me mua.

*pas reklamave te molfixit, reklamave me Arditin dhe plakat qe çmenden per te filloi pjesa tjeter*

U ngrit Gaviota, lau serish dhembet, krehu floket, per gjynaf tzotit prishi folene e morrave.

Te tilla sakrificash behen ne jet. Sakrifica qe jo cdo kush i ben...

*suspance*

Veshi nje fund me lulinka qe ia kish blere Fatmija para 4-5 vjetve por akoma nuk i kish dal boja mjaftueshem per ta hedh. Nje dekolte ngjyre mishi esmer (zhuli), nje xhakete ngjyre jeshile e ndezur dhe nje pale sheshka blu si toka.

Gaviota, po qe ka stil.

Sa ben te dali nga dera, nje ze i ngjirur, burri, e therret prej anes tjeter.

"Kemi miq per drek, nga vete" thote Fatimja.

"O ma merru pak ti se kam per te bere dicka shume te rendesishme"

"Ca ka me te rendesishme se halle nurija, halle shega, dhe xhaje Ymeri qe vijne nga Anglia me cunin e vogel per drek?"

Xhaje Ymeri ishte xhaja me e pasur qe kishte Gaviota. Sa here vinte e furnizonte Gavin me rroba te reja, leke, ushqime plot.

Si ky xhaja te kishim tgjithe.

Nga nje ane ju kthye disi mendja nga xhaja sepse normalisht qe mezi priste te vinte. Jo se e donte per interes, por ishte i vetmi qe i sillte lek.

Nga ana tjeter nuk donte qe te rrinte sepse dy hallat e saj gjithmone kur vinin i hapnin temen e te dashurve qe ka Gaviota dhe gjithmone perfundonte ne sherr.
Dhe me kryesorja ishte kurioze cdo i thonte Tiku.

"O ma po te iki te pakten nje gjysme ore se te lokali Hyqmetit do shkoj"

"Pasi te ikin ata mire, para as mos bej gaf te çapesh kemben dhe te dalesh prej deres ose perndryshe do flasim ndryshe bashke se ka ca dite qe po rri kot palareja ncep te murit" e kercenoi burrneshe, Fatimja.

Donte sdonte Gaviota, i shkruajti mesazh Tikut qe do takoheshin me vone dhe iu fut punes te bej dreken.

Te mbaj me muhabet Fatimen me sakt se po te gatunte dreke Gaviota, vdisnin tgjithe.

*ora 11 e gjysem*

Tak- tak - tak.

Shkon Gaviota si goce e mire gjoja, hap deren dhe para saj sheh hallat e saj kokecarese, xhaje Ymeri dhe Esnajdi (cuni i Ymerit, 7 vjeç)

I takon te gjithe, takohen bashke dhe me  Fatimen dhe Refatin dhe sic e ka tradita, pine kafe, nga nje koçe karamele dhe ulen ne tavoline.

Hane e pine, dehen, fillojne te kendojne kenge popullore si te shkallur. Ora po kalonte, Gaviotes po i shkonin ndermend 100 menyra vetvrasjeje dhe halla ngjitur qe sa here qeshte i gjuante me bryll ne shpatull sa nuk e linte çyryk.

Shkoi ora 2 e gjyse, akoma aty te gjithe.

Pikerisht kur Gaviota mendonte se po beheshin gati per te ikur. Nuk mjafton kafeja qe i beri kur erdhen por duhet t'i bente edhe nje tjeter per shplarje stomaku.

"Po ndonje çune per Gavin nuk e keni gjetur akoma ju më" thote me kunje halle Nurija.

"Po mire o halle Nurije ti je 50 dhe ske gjetur akoma, cke me mua qe jam 28"

"Nuk dua qe te kesh fatin tim o zemre halles prandaj" e tha me kunj serish Nurija.

"Te lerfosha zemren" mendoi Gaviota por nuk tha asgje, vecse dha nje buzeqeshje per ta bere te mendoj se lere pa e prish me, se perndryshe piruni qe ke perballe do te jet pas pak ne surratin tend.

"Lereni cupen" thote Ymeri "ate do e marr une ne Angli dhe do i gjej nje cune te mire sic eshte vet"

(Praktikisht, xhaj Ymeri sic ishte i mire ishte dhe i paditur, ai mendonte se Gaviota ishte e ndershme, e pa prekur, dhe pa asnje te mete por nuk ishte keshtu)

Filluan duke qeshur Hallat te dyja me nje gjysem zeri.

"Gavioten e mbajne ngoje te gjithe" tha ajo halla tjeter se sja mbaj mend si ja vuna emrin😂

Gaviota i dha shikimin e tigrit.

"Sigurisht per mire" shtoi me pas.

Situata u be teper e nxehte dhe Gaviota vendosi te heq xhaketen.

Djerset po i rridhnin ne balle, ne xhunglen e amazones ne sqetull, dhe kurriz.

Ora shkoi 3.
Me ne fund u çuan.

Percolli ato dhe hap internetin, sheh qe Tiku i ka shkruajtur shume here.

"Per 5 minuta arrij" tha Gaviota, jam rruges.
Dhe pse nuk kishte dal akoma dhe e kishte 20 minuta larg.

Gaviota.Where stories live. Discover now