Kapitulli VII

197 13 3
                                    

Cuditerisht ate dite nuk kishte shum pune ne dyqan, ndoshta edhe per kete arsye Zoti Ahmed ishte i acaruar edhe me shum se c'ishte dite tjera.
Zoti Ahmet zoteronte mbi 4 lokale ne te gjithe shtetin por gjithnje qendronte dhe menaxhonte punen ne kete lokal, askush se dinim perse, kishte dhe qytete tjera me te bukura ku ai zoteronte dyqanet mirepo asnjehere nuk shkonte ti vizitonte ato.
Thuhej qe kishte punesuar disa njerez qe menaxhonin lokalet dhe i dergonin parate ne llogarite bankare, kaq, skishte asnje kontakte tjeter me ta.
Une dhe Ema kishim qene gjithmone ne perkujdejse te frutave dhe perimeve, nuk ishte ndonje pune kush e di se sa mirepo na pelqente.
Gjithmone benim shaka sesi nje dite do largoheshim nga ky qytet dhe do ta hapnim nje lokal te tonin te gjithe me fruta dhe perime, diskutonim sesi nje pjese te parave do ta dhuronim qdo muaj per ata qe kishin nevoje.

Ema gjithmone kishte qene nje femer me nje karaktere te bute, ajo qante pothuajse per qdo gje, kush e di se sa here e kam kapur duke qajtur kur shihte mbarimin e filmave apo kur nje nga personazhet kryesore vdiste, ajo gjithmone kishe qene nje tip shum emocionale, ndoshta kjo me shtyri te dashurohesha me te.

Me kujtohet njehere kur pame ne rruge nje femije te varfer i komunitetit rome, pothuajse tre vjec, i cili po qante vazhdimisht, askush nuk ndalonte ne rruge ta shihte se cfare kishte, Ema u ndal.

E mori ne krahe dhe e pyeti, cfare ke zemra e vogel?

Kam uri, s'kam cfare te haj iu pergjigj me lote ne sy dhe nje ze te bute.

Ajo e mori ate, e derguam ne nje lokal per femije kur sherbenin buke dhe i dha atij.

Sikur ta shihnit sesi ushqehej ai, sikur nuk kishte ngrene per dite te tera, Emes iu copetua zemra ate dite.

Një histori më ndryshe (Shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora