Endrra e Eduardit

245 11 2
                                    

Endërrat e Eduardit ishin pjesa kyce e jetës së tij.
Nuk ishin ëndrra ato jo, ishin makthe të torturueshme të cilat i shihte ai pothuajse cdo natë. Pavarësisht që ishin ëndrrat e njëjta cdo natë atë akoma e shqetësonin.
Kushedi se sa herë është zgjuar tezja Teutë nga ulërima e frikshme e Eduardit.
"Jo, joooo, të lutem jo" – bërtiste ai.
Ai zgjohej më pas i djersitur i tëri sikurse kishte rënë shi brenda në shtëpi.
Tezja Teutë e pyeste cdoherë se cfarë shihte aq shum që e shqetësonte por ai asnjëherë nuk përgjigjej madje nuk i kishte treguar as Emës së gjorë që ishte zgjuar aq shum herë e frikësuar nga britmat e tij.
Endrra që ai e shihte mund të mos jetë dhe aq e frikshme për ne por për atë ishte sikur të shihte botën të rrënohet cdo natë.
Po jua them.
Nuk e di sesi por Eduardi ndoshta kishte lexuar apo dëgjuar diku mënyren se si ju vranë prindërit e tij.
Endrra hapej me nënen e tij të lumtur me Eduardin në krahë të lumtur, duke luajtur ah vetëm tja shihnit fëtyrën e tij të vogël të buzëqeshur.
Befas, nëna e tij ndryshon, fillon të bërtas, ajo reflekton një zemërim aq të madhë sa që edhe vet ai frikësohet, ngjarja më pas zhvillohet në një dhomë, ku shihen prinëderit e Eduardit dhe një femër misterioze të cilës nuk i shihet fytyra.
Pastaj dëgjohet zhurma e revoles, plumbi që kap atë femrën misterioze dhe më pas babin e tij.
Në fund ai sheh të emën e tij, duke qarë se cfarë kishte bërë, dhe mundohet të ia drejton revolen vetës, dhe.... dhe e shkrep. Kjo e shpjegon se pse ai bërtiste pa pushim, jo, joooo të lutem mos e bëj .
Nuk fliste asnjëherë kur zgjohej nga kjo ëndërr e ligë.
Gjendja i tij keqësohej shum herë, ai gjithmonë ishte i qetë dhe i shoqërueshëm por sa herë që përmendej vrasjet, irritohej shum nga ajo fjalë.
Nuk kishte faj jo, jeta për të kishte qenë ferr sa që nganjëhere mendohej se sa ndryshe është ferri atje lartë me këtë këtu që po përjetonte.



You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Oct 18, 2016 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Një histori më ndryshe (Shqip)Where stories live. Discover now