11

299 23 49
                                    

Kur Dea erdhi se bashku me nje vajze ne sallon ai ngeli duke e pare sepse nuk e njihte dhe po mundohej te kujtohej se kush ishte ajo

Pasi I dhan deren njeri- tjetrit Klajdi po shikonte nga Dea sikur te ishte duke e pyetur se kush ishte ajo dhe Dea e kuptoi ate gje

- shpirt Aisa erdhi te te shikonte se si je meqe nuk ke qen ne kompani keto dite- tha Dea duke shkuar pran tyre dhe duke I kerkuar Aises qe te ulej

- per nje moment mu duk sikur nuk me njohu - tha Aisa duke buzeqeshur
-thjesht u hutova per nje moment- tha Klajdi duke genjyer

Aisa e dinte se ai kishte humbur kujtesen dhe prandaj kishte shkuar aty qe te perfitonte dicka nga ajo situat qe ishte krijuar

Nderkohe qe Dea u largua sepse Deani po e theriste ajo buzeqeshi dhe shkoi pran Klajdit
- me kishte marr malli per ty shpirt- tha ajo duke ju afruar pran veshit

- cfare dreqin po thua - tha ai duke ju larguar
- une e di qe ti ke humbur kujtesen dhe se ndoshta I ke harruar momentet tona zemer- tha serish ajo duke e ber Klajdin edhe me te hutuar

- me duket se po me ngatërron me dike tjeter- tha serish Klajdi duke ju larguar edhe me shume
- ti do te ndaheshe dhe ne do te martoheshim- tha Aisa duke par se mos Dea po vinte

- nuk te besoj perse do te ndahesha une - tha Klajdi
- sepse Dea kishte zbuluar lidhjen tone dhe ju kishit vendosur ti jepnit fund- tha ajo dhe u largua kur degjoi Dean teksa vinte

- me falni sepse femijet duan kohen e tyre- tha Dea duke shkuar pran Klajdit qe tashme ishte edhe me I hutuar
- ndihesh mire shpirt- e pyeti Dea kur e pa Klajdin ne ate gjendje

- ndoshta ka nevoj per pushim keshtu qe une po iki- tha Aisa duke buzeqeshur
- faleminderit per viziten- tha Dea duke shkuar pran saj

- te kaluara edhe njeher Klajd dhe te presim sa me pare ne pune- tha ajo duke I buzeqeshur Klajdit dhe u largua duke e len ate edhe me shume konfuze sec ai ishte

Qe kur ajo ishte larguar fjalet e  saj ishin e vetmja gje per te cilen ai  mendont
Nuk arrinte ta kuptonte se si ai kishte tradhtuar dike ?
Si kishte mundur ai te lidhej me.dike tjeter duke pas nje familje te till ?

Shume pyetje per te cilat nuk po gjente pergjigje
A thua ata te kishin qen vertet drejt ndarjes ?

A ishte e mundur qe Dea ta kishte zbuluar tradhetin e tij dhe te sillej aq mire tani me te sikur ata te ishin nje cift perfekt

Kur Dea hyri ne dhome dhe u shtri ne krevat ai u kthye drejt saj
-  cfare cifti kemi qen ne - pyeti papritur Klajdi dhe Dea u kthye nga ai

- nje cift perfekt- tha Dea dhe syt e saj po buzeqeshnin
- vertet- pyeti ai serish
- deshiron te te flas per dashurin tone- tha Dea dhe Klajdi miratoi me koke ndersa Dea dukej shume e lumtur ne ate moment

Ajo filloi ti tregonte shume gjera rreth dashuris se tyre
Si ata ishin njohur
Si Klajdi kishte arritur t'ja fitonte zemeren asaj

Oret kishin kaluar dhe ata nuk e kishin kuptuar kete gje
- kjo eshte historia jon- pyeti Klajdi duke e pare ne sy
- kjo eshte vetem pjesa e bukur e historis tone- tha Dea dhe aty i ndryshoi zeri

Klajdi filloi te ndihej keq ne ate moment sepse ju kujtuan fjalet e Aisas dhe mendoi se Dea do ti fliste per ate gje

- une nuk e kujtoj dot por dua te te kerkoj falje- tha Klajdi dhe Dea vetem e pa me dyshim
- nese nuk do te ishe ti une s'do e kisha perballuar dot ate qe ndodhi  - tha ajo dhe Klajdi e pa i habitur

- per cfare behet fjale- pyeti ai dhe ne ate moment dera trokiti
- eja - tha Dea dhe Deani hapi deren ngadal
- nuk me ze gjumi mam- tha ai dhe Dea buzeqeshi

- eja mistrec - tha ajo duke I ber me dore qe te shkonte pran tyre
- mund te vij ba - tha ai duke par Klajdin dhe ai buzeqeshi

Deani hyri mes tyre dhe mori doren e Deas dhe te Klajdi duke I bashkuar se bashku duke I vendosur mbi barkun e tij
- jua dua jeni prinderit me te mire ne bote - tha ai duke I puthur te dy ne faqe
- edhe ne bir- tha Dea dhe Klajdi e puthi ne faqe djalin e tij

Klajdi I hodhi syt nga Dea dhe pa se syt e saj ishin me lot
- u merzite- pyeti ai me gjysem zeri
- ato kujtime akoma jan te veshtira per mua- tha Dea duke I buzeqeshur

Ata te dy I kishte zen gjumi ndersa Klajdi nuk po arrinte te flinte
Ishte shume I turbullt dhe nuk po kuptonte asgje

Te nesermen ai dhe Gabrieli kishin dal jashte shtepis sepse Klajdi ja kishte kerkuar kete gje se deshironte te flisnin per shume gjera

U ulen ne nje lokal dhe pasi ben porosin Gabrieli filloi te fliste
- nuk te shoh mire- tha ai duke par shqetesimin e Klajdit

Klajdi vazhdoi ti tregonte ate qe Aisa I kishte then dhe po priste qe Gabrieli ti tregonte nese dinte ndonje gje per kete mardhenie

- o zot shoku dhe ti e besove - tha duke qeshur Gabrieli
- te lutem me trego nese din ndonje gje se une nuk mund te jem ber nje njeri I till - tha Klajdi

Gabrieli filloi t'i tregonte atij gjithcka dhe nderkoh qe ai fliste dukej qe Klajdi filloi te merte fryme I lehtesuar

- po perse dreqin ajo me genjeu- pyeti Klajdi
- derisa te te kthehet kujtesa mendohu ti qendrosh larg shoku- e keshilloi Gabrieli

Pas disa minutash qetesi Klajdi foli serish
- akoma nuk po arrij ta gjej se kush mund te me doj te vdekur- tha Klajdi

- as une nuk.po kuptoj asgje- tha Gabrieli
- une akoma mendoj se ka te bej me ata - tha Klajdi

- eshte e pamundur sepse ne I mbyllem punet me ta - tha Gabrieli I bindur
- po sikur ai te jet kthyer dhe te kerkoj hakmarrje- tha Klajdi duke bere qe Gabrieli ta shikonte I hutuar

- nese do te ishte ai do te tentonte kunder te dyve - tha serish Gabrieli
- mos harro se isha une shkaktar per ate qe ndodhi sepse ti nuk ishe aty ate dite- tha Klajdi serish

Ishin nisur per ne shtepi dhe asnjeri nuk foli gjate rruges
Mendimet dhe ideja se e shkuar mund te ishte kthyer nuk i linin te qet dhe I kishte shqetesuar

Sepse nese ajo e shkuar qe askush nuk e dinte ishte kthyer perseri dy djemt  e dinin se  shume gjera do te ndryshonin ne jetet e tyre .......

Telashet sa vij e shtohen per Klajdin 🤨

Shihemi neser 👋🥰

A Eshte Dashuria Mbi Gjithcka ?Where stories live. Discover now