26

301 27 56
                                    

Gjerat kishin ndryshuar shume
Dea kishte folur me Deanin duke I treguar atij pak  nga ato qe kishin ndodhur sigurisht jo gjera per te cilat ai nuk duhej ti dinte

Duke qen se ishin ditet e fundit te shkolles dhe pushimet verore ishin afer Dea kishte vendosur te kthehej tek prinderit e saj ne Shqiperi

Kishte dal me Ajran ate nate sepse Deanin ishte tek Klajdi
- sa kohe kishim pa dal vetem ne - tha duke ngritur goten Ajra

- epo qe kur jemi bere me femije- tha duke buzeqeshur Dea
- se harrova te te thoja dje me telefonoi Dario- tha Ajra dhe Dea vetem e pa

- kemi dasem apo jo - tha Dea duke qeshur
- sigurisht ne gusht- tha ajo e lumtur
- epo me ne fund nje lajm I mire- tha duke qeshur Dea

- ne fakte per kete doja te flisja me ty- tha Ajra dhe Dea e pa e habitur
- he njeher- tha duke pir goten e saj
- avash se mos na dehesh- tha Ajra duke e ngacmuar
- nuk e dija se dehesh nga lengu I frutave- tha Dea dhe vazhduan te qeshnin

- nejse kthehemi tek biseda jon- tha Ajra
- Dario me tha qe te te kerkoj qe ti te stiloje dy fustanet  e Debores - tha ajo dhe Dea ngeli e habitur

Per disa minuta nuk foli dhe vetem po mendohej
- toka therret Dean- tha Ajra duke ja bere me dore para fytyres

- me le pa fjale- tha Dea duke buzeqeshur
- e di por ti e din qe ai i admiron stilimet e tua- tha Ajra

- nuk e di Ajr une nuk kam stiluar kurr per te tjeret- tha ajo
- ti e  din qe Dario te ka kerkuar qe te punoni bashke por kokefortesia jote s'te ka len  - tha duke qeshur Ajra

- por e di cfare pranoj do te bej disa stilime per Deboren dhe meqe do shkoj atje do t'jua dorezoj personalisht atyre- tha Dea
- o zot je me e mira- tha Ajra duke qeshur

Ditet kalonin dhe dita e ikjes se saj po afrohej
Deani nuk kishte qen dakort per kete gje por Dea I kishte then qe do te qendronin vetem per pushim duke mos I treguar ate qe kishte menduar vertet ajo

Sa here qe ishin takuar nuk e kishin pare njeri- tjetrin ne sy
Por sa here ju jepej mundesia shikoheshin fshehurazi

Klajdi ishte ne zyre duke punuar kur dera trokiti
- hyr - tha pa ngritur koken nga laptopi

Kur degjoi takat te trokisnin ne pllaka ngriti koken menjeher I nevrikosur se mendoi se ndoshat Aisa ishte kthyer

Por I gjithe inati ju zhduk kur syt e tij pan gjen me te bukur per te
- pershendetje- tha ai me zerin qe ju dridh

- me fal se ndoshta ke pune- I tha Dea duke e pare ne sy
- Jo para teje asgje s'ka rendesi - tha ai por menjeher e kuptoi ate qe tha
- domethen kam kohe - tha duke e ndryshuar fjalen

- nuk do te te marr shume kohe- tha Dea duke u ulur ne karrige dhe ai u ul perball saj
Asnjeri nuk fliste por vetem shikoheshin
Te dy kishin humbur ne shikimin e njeri- tjetrit

- kam dicka te rendesishme per te te then- tha Dea duke thyer heshtjen mes tyre
- po me thuaj- tha Klajdi

- une kam vendosur te shkoj ne Shqipëri- tha ajo serioze
- po shume mire meqe dhe Deani ka pushimet ai do te kenaqet- tha Klajdi

- nuk me kuptove Klajd une do te kthehem per te jetuar atje , per te vazhduar nje jete te re atje - tha ajo duke bere qe Klajdi ne ate moment te ngelej I shokuar

- si do te jetosh atje?  po jeta ketu ?
Po Deani dhe shkolla e tij? - vazhdoi me pyetje Klajdi
- cfare jete kam une ketu- tha Dea me gjysem zeri

- e di per Deanin do jet e veshtire ne fillim por mendoj se do te mesohet ndersa per te jetuar do te filloj te punoj dhe t'ja dal mban si shume gra te tjera- tha Dea duke e pare ne sy

Klajdit ju thyer zemra me ato qe degjoi
Ai ishte mesuar cdo nate duke shkuar perpara shtepis se saj dhe duke e pare ate fshehtas

Tashme qe ajo do te largohej si do ta shikonte ai?
Si do te jetonte ai me iden se ajo do te jet shume larg?
Se ai nuk mundet ta mbroj ate ne cdo kohe?

Ishin keto pyetjet qe ai po I bente vetes ne ato momente teksa degjonte   Dean te fliste  per plante e saj dhe per ate qe ajo deshironte te largohej perfundimisht nga ai

- une nuk po te marr leje por doja te te informoja per planet e mia- tha ajo kur pa se ai nuk po fliste dhe vetem e shikonte ate ne sy

- une nuk jam ai lloj njeriu qe te kerkon llogari dhe nuk kam qen kurr ti e din kete gje- I tha ai
- po ashtu eshte - aprivoi Dea

- nese kjo eshte deshira jote une nuk jam askush per te te ndaluar por dua te dish se une do te jem gjithmon pran jush kudo qe ju te jeni- tha Klajdi duke I kapur duart

- nese ti do te punosh une te uroj sa me shume fat por ti nuk ke nevoj sepse gjithcka e imja eshte edhe e juaja- tha ai duke I buzeqeshur

- e di por dua te arrij te fitoj dicka vet , dua te jem e zonja e vetes- tha ajo duke e pare ne sy
- asgje nuk do te jet njesoj pa ty domethen pa ju- tha ai me gjysem zeri

- ti mund te vish ta takosh Deanin kur te duash dhe ai sa here te ket pushime do te vij tek ti  - tha Dea duke I larguar duart nga ai

Ne ate moment asnjeri nuk po fliste
Vetem po shikoheshin
Dukej sikur kishin humbur ne syt e njeri-  tjetrit

- epo mos te te marr me shume kohe-  tha Dea duke reaguar
- Jo s'ka problem kam kohe sa te duash- tha ai duke mos dashur qe ajo te largohej

- mirupafshim- tha ajo duke I drejtuar doren dhe ai vetem po e shikonte syt ju mbushen me lot sepse malli e kishe vrar cdo dite per aromen e saj

Ajo as nuk e priste ate gje
ai ju afrua dhe e perqafoi
ne fillim ajo nuk ja ktheu por pas disa sekondash e gjeti veten duke e shternguar ate

Po e shterngonin njeri- tjetrin dhe po nuhasnin ate arome qe ju kishte munguar per aq shume kohe
Aromen e dashuris qe ata kishin

- me duhet te iki- tha Dea duke u shkeputur nga ai perqafim qe I kishte ber zemrat te rrihnin fort
dhe trupat e tyre te dridheshin serish

- me fal por kisha nevoj per kete perqafim- tha ai duke e pare me syt me lot
Ajo nuk foli edhe perse ndjente te njejten gje si ai

Ishin aq pran saqe vetem nje levizje e vogel dhe buzet e tyre do prekeshin

Ishte afruar pran dritares dhe po e shikonte ate teksa ecte drejt makines se saj
Para se te hypte ne makin Dea e ktheu koken drejt zyres se tij dhe kur pa se ai e pershendeti buzeqeshi me cepin e buzes dhe I ngriti doren

Ate nate te dy mendonin per ate moment kur ata ishin perqafuar
Dea ishte shtrire ne krevatin qe dikur e ndanin te dy
U kthye dhe mori jastekun e tij duke e perqafuar
- sa shume me mungon- tha me gjysem zeri dhe syt ju mbushen me lot

Ndersa ai kishte shkuar ne nje lokal dhe po pinte
Po pinte per te harruar , po pinte per te hequr dhimbjen qe kishte

Malli per te e kishte mbytur e kishte shkaterruar
E kishte bere qe cdo nate e tija te ishte e trishtuar dhe vetem me dhimbje

- perse nuk me fal - filloi te fliste me vete
- zoteri duhet ta mbyllim tani - I foli banakieri

- me ler dua te pi dua qe te pij aq  shume sa te harroj edhe kush jam - filloi te ngrinte zerin Klajdi

Duke qen se ai shkonte shpesh atje ata e njihnin mire  Klajdin dhe duke pare gjendjen e tij se sa shume kishte pire banakieri vendosi te telefononte dike qe te shkonte ta merrte

Ndersa ai kishte mbeshtetur koken ne banak dhe vazhdonte te kerkonte serish qe te  pinte
Ndjeu doren e dikujt qe e preku ne sup dhe menjehere u kthye per te pare se kush ishte edhe perse kishte pire aq shume saqe syt e tij  mezi shikonin .....

Ne fakt nuk e di perse por sonte nuk kisha nerva aspak  te shkruaja 🤦‍♀️

Madje per pak do te ju lija pa pjese sonte  por prap mendova per te gjithe ju qe mund te jeni duke e pritur pjesen e re dhe nuk doja t'ju zhgenjeja 🥺

Shpresoj qe t'ju pelqej kjo pjese 🥰

Shihemi neser 👋

A Eshte Dashuria Mbi Gjithcka ?Where stories live. Discover now