Ata thjesht i tunden koken njeri -tjetrit. Njeri hapi deren e saj dhe e terhoqi me force jashte. Tjetri shkoi dhe nxorri valixhen e saj nga bagazhi.
Pastaj u futen te dy ne makine dhe u larguan duke e lene ate te vetme aty.
-Hej, kthehuni. Ku kujtoni se po shkoni? Nuk mund te me lini ketu.
Filloi te bertiste por serish u injorua.
Shfryu perseri dhe u kthye nga valixhja e saj. Por sapo u kthye u perplas me dike. Brofi ne vend nga trembja e madhe.
Ai thjesht po e shikonte me shikimin e tij te zakonshem.Syte e saj te kalter e te kthjellet si dita u ndeshen me syte e tij te zinj e te erret si nata.
Kishte mbetur pa fjale.Grabitqari i madh e i rrezikshem dhe preja e vogel dhe e brishte u takuan serish. Ama , ndoshta, gjerat do te ishin ndryshe kete here.
Edhe njehere tjeter, erresira qe perfaqesonte njeri u vu perballe drites qe perfaqesonte tjetri.Perputhja midis ketyre njerezve aq te kundert nuk ishte fort e drejte. Por as e gabuar nuk ishte.
Pas kaq muajsh, ai ishte kthyer ne jeten e saj. Ai e mbajti premtimin e tij.Feliksi u kthye per skllaven e tij te vogel.
U kthye si skllav i dashurise per skllaven e tij.***
Ajo kishte shtangur ne vend. Nuk dinte cfare te bente. Do te vraponte por e dinte se ishte e kote. Nga ai nuk kishte shpetim. Ai do e kapte gjithmone.
Nga ana tjeter, atij i kishin munguar shume syte e saj te medhenj qe i conin ndermend oqeanin e pafund. Ajo ishte edhe me e bukur nga sa e mbante mend. Fytyra e saj sikur kishte rifituar ngjyren keto muaj. Ndonese mund te betohej se ngjyra i iku plotesisht kur pa ate.
Floket e saj te arte ishin zgjatur pak por serish kishin ate shkelqimin e dikurshem.-Fe... Fel... Feliks...
Belbezoi pasi zeri po i dridhej.
- Po Katrina. Une jam. U ktheva ashtu sic te thashe.
Nuk duhej te kishte dyshuar asnje sekonde qe ai do ta mbante premtimin. Ja ku ishte, me ate bukurine e tij te erret, me ate zerin e tij rrenqethes.
Por perse kishte ardhur?
Mos valle donte ta mbante serish si skllaven e tij?
Ta trajtonte perseri si dikur?
Ti rrembente serish shkelqimin e syve dhe shpresen e jetes?
Jo, jo!! Ajo nuk mund te kthehej serish ne ato dite. Ajo nuk mund te zhytej perseri ne ate det mundimesh. Ajo nuk mund te behej perseri skllavja e tij.
Por, po sikur te kishte ardhur per ndonje motiv tjeter?
Po sikur ta kishte marre malli sadopak per te?
Po sikur te ishte penduar per veprimet e tij dhe nuk do ta trajtonte me njesoj?
A kishte mundesi valle qe ajo ti kishte hyre sadopak ne zemer atij?
Jo, jo!! Ai nuk donte njeri.
Pse duhet te donte ate?
-Eja te futemi brenda Katrina.
Dhe e kapi per krahu por jo ne menyre te eger si dikur. E kapi butesisht dhe e drejtoi brenda.
Ne dhomen e ndenjes nuk kishte asnjeri. Ishin vetem ata te dy.Po tani?
Cfare te thoshte?
Ndihej aq konfuze.
- Pse me more ketu Feliks? Cfare qellimi ke? Dije se babai im nuk do ta lere me kaq. Do e kete marre vesh qe nuk jam nisur dhe do te kete filluar kerkimet.
-Ahahaha. Nuk duhet te me nenvleresosh Kat. Babai yt kujton se je rruges per ne Zyrih dhe do te marre cdo dite informata nga truprojat e tu ne lidhje me ty.
Ai i kishte planifikuar te gjitha. Kishte ngecur ketu per te pakten nje muaj.
-Degjova per dasmen. Urimet e mia te perzemerta.
Nuk e linte dot pa e thene punen e dasmes.
Vetem kur pa shprehjen e tij ironike e kuptoi. Kishte qene ai pas cdo gjeje. Ai kishte shkaktuar ate skandal ne dasmen e saj. Ai kishte sjelle policine aty.-Ishe ti. Duhej ta kisha ditur.

YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...