3

650 61 15
                                    

Kjo bisede me beri vertet mire.Ishte e cuditshme.Scotti kishte nje vend te vecante tek une,pasi ai ishte i vetmi qe mori vesh gjithcka.Tani ndihem me e lehtesuar.

****

"Emma,mirmengjes."-me pershendet Scotti ne oborrin e shkolles.
"Mirmengjes."
"Pra,si ndihesh?"
"Fale teje ndihem e lehtesuar.Faleminderit qe me gjindesh prane."
"Kam menduar dicka.Pse nuk shkon te flasesh me ta?Te flasesh me mamane,me motren e vellain.Mbase mirekuptoheni."
"Nuk e besoj.Ata me urrejne.Nuk me duan.Une per ta jam thjesht nje e huaj."
"Emma,me beso.Duhet te shkosh."
"Ne rregull.Do shkoj."

****
Do ta provoj.Scotti ka te drejte.Shkova t'i tregoja mamit,dhe sigurisht qe pranoi.

****
Trokas ne dere me nje lemsh ne gryke.Isha ne ankth.Mendoja se do me perzinin.Doli nje grua.
"Pershendetje.Une jam Emma.Vajza e kesaj familjeje."
"Ju lutem,prisni ketu."Iku per te njoftuar mamane.
"Emma,te thashe te zhdukesha nga jeta jone.C'kerkon ketu?"
"Thjesht doja te bisedonim."
"Nuk kemi se cfare te bisedojme.Largohu."
"Nuk do te iki pa ju thene disa fjale.Une jam vajza juaj.Ju me keni mbajtur nente muaj ne bark.Por,pse me urreni kaq shume?Nese nuk doni te jetoni me mua,nuk e kam problem.Une thjesht dua t'iu takoj,ju,motren e vellain tim.Kjo eshte ajo qe dua."
U largova me lot ne sy.
"Do te shkoj prap.-mendova me vete.Ndoshta,mund t'u pelqej dhe,mbase fillojne te me pranojne si pjese e familjes se tyre."

****
"Emma.-vraponte Scotti drejt meje.Emma,si shkoi?"
"Si mos me keq.Me perzuri sapo me pa tek dera.Me tha se une jam e huaj per ta.Por,kam vendosur te shkoj prap."
"Kjo eshte gjeja e duhur."

****
Ndihesha keq brenda vetes.Si mundet mamaja ime,qe me ka mbajtur per nente muaj me rradhe ne bark,te me trajtoje ne menyre aq te keqe?Pse?Motra e vellai nuk e dinin qe une ekzistoja dhe mbase,kjo eshte arsyeja pse ata nuk me duan.Por,pse me urrejne?Mund te mos duan te jetojne me mua,por une dua t'i takoj.Dua te qendroj me familjen time te vertete.T'i njoh me mire.Por,merrja vetem nje pergjigje:Largohu nga jeta jone.Familja Johnson me jep shume dashuri e ngrohtesi,por mendja me ngelet tek ata.

****
(Pas 10 ditesh)

Vendosa te shkoja atje perseri.Kete here do beja cmos te bisedoja me ta.Trokas.Tek dera shfaqet perseri sherbetorja.
"Perseri ju?"
"Ju lutem,mund te njoft-fjala me mbeti ne gryke sepse pashe te vinte Debby drejt meje.
"Debby,cfare kerkon ti ketu?"
"Une...une"-filloi te belbezonte.
"Debbyyy??"
"Marina eshte shoqja ime.Jemi takuar ne shkolle dhe erdha per te biseduar me te.Ne fakt,ti cfare ben ti ketu?"
"Eshte histori e gjate.Tani me duhet te bisedoj me mamin e Marines,Marinen dhe vellain e saj."
"Ne rregull.Pafshim."
"Pafshim."
Ne cast,mamaja vjen tek dera.
"Perseri ti?"
"Te lutem,dua te bisedoj me ju.Vetem per pak."
"Eja brenda."
Ishte nje shtepi madheshtore.Ishte e madhe dhe cdo gje shkelqente.Hyme ne nje dhome te stermadhe.Ishte salloni i shtepise.U ulem dhe mamaja therriti vellain dhe motren.Kur me pane,u ngrysen te dy.
"Kam dicka per t'iu thene.Ju lutem me degjoni."
Mamaja u beri me shenje te uleshin.Mund ta vereje nje mimike moskokecarese.
"Une jam femija i dyte i kesaj familjeje.Kete fakt nuk mund ta mohoni.Mbiemri im eshte Willson.Por,brenda jush,kjo vajze qe keni perpara eshte thjesht nje e huaj.Nuk e di cfare ju ka shtyre ta mendoni kete gje.Une dua t'iu takoj shume shpesh.Ta ndiej aromen e nenes sime te vertete.Te kem nje moter e nje vella.Ti tregojme njeri-tjetrit te fshehtat.Dua te ndiej ngrohtesine e familjes se vertete.Nese ju nuk keni deshire te jetoni nen te njejten cati me mua,nuk ka asnje problem.Edhe une e kam jashtezakonisht te veshtire te largohem nga Johnson-et.Dua vetem t'iu takoj.Kaq."
Mamaja me kerkoi te ulesha dhe u ngrit ne kembe.
"Emma,keto qe sapo the jane te verteta.Ti je femija im.Mbiemri yt i vertete eshte Willson.Por,ne mendojme se ti duhet te vazhdosh te jetosh jeten e meparshme.Jeta jote do te ndahet me dysh.Do te jete teper e veshtire per ty."
"Por,une jam gati per cdo gje qe me lidh me ju."
"Emma,keshtu eshte me mire per te gjithe."
U largova e zhgenjyer duke qare.

Long chapter I know.Pjesa e ardhshme do te jete shokuese per Scottin dhe Emmen.Votoni dhe komentoni.New chapter soon... xxx

Emma (Shqip)Where stories live. Discover now