Te papritura dhe aksion

558 49 22
                                    

Pas asaj dite kam qene teper e turbulluar.Nuk di me ke te besoj.Fale Scottit kam arritur te behem me e forte.Ai eshte mbeshtetja ime.Jam teper me fat qe kam nje mik te atille.Por,kemi nje mister per te zgjidhur,te gjejme autorin e letres.

****
Jam perseri vone.
"Emma,ke ndermend te vish?"
"Emma Johnson,zbrit poshte menjehere!"-Scotti dhe Debby bertisnin nga rruga.
Dal me furi dhe nisemi.Hyjme ne oborr dhe perpara na shfaqet Angela.Edhe pse e vertetova qe s'e ka shkruar ajo ate leter,e urrej.
"Emma Willson,motra e Marina Willson,apo jo?Cfare???Nga e di kjo??Te gjithe u kthyen drejt meje.Me pak fjale,e moren vesh te gjithe.Doja te zhdukesha,te behesha e padukshme.
"Te betohem,do te te vras!!"-dhe vrapoj drejt Angeles.
"Emma,qetesohu!"
Nuk me lane ta zhdepja ne dru te krisuren.Do t'ia punoj mire.

****
Me vinin plot mesazhe te tipit:"Je e adoptuar?" "Kur e mesove?" "Pse nuk jeton me Marinen?".U lodha nga keta njerez.Pse jane kaq kurioze per jeten time?Me pare nuk njihesha ne gjimnaz,tani jam bere e famshme.Mora letren dhe e lexova perseri.Ne fakt,ky shkrim po me dukej i njohur.Nuk e di kush e ka shkruar kete leter,por do ta gjej me patjeter.Dhe Scotti do te me ndihmoje per kete gje.

****
Ne shkolle te gjithe me perbuznin,me tallnin.Isha e derrmuar nga keto gjera.

"Emma,cfare po ndodh,mund te ma shpjegosh?"-mami dukej e shqetesuar.
"Mami,te gjithe e kane marre vesh qe jam e adoptuar dhe tallen me mua.Nuk e di sesi,por te gjithe e dine tashme.Angela me tha ne mes te shkolles:"Emma Willson,motra e Marina Willson,apo jo?"E cmendura!Tani me njohin si "e adoptuara".Mami,jam lodhur.Nuk mundem me."
"Emma,ti e di qe mbeshtetjen e mamit dhe babit e ke gjithmone,ne cdo hap qe do te hedhesh.Gjithashtu,ke Debbyn dhe Scottin prane vetes.Te duam shume.Nuk duhet te merzitesh per asgje.Ata qe kerkojne nje pergjigje,jepua,mos ngurro.Ti je nje vajze e zgjuar.Jepua secilit pergjigjen qe meriton."
"Faleminderit ma.Faleminderit per gjithcka."

****
Shkolla po shkon keq,ne rregull,shume keq.Nuk eshte faji im.Ne keto rrethana cdokush mund te kishte nje renie te tille.Nuk kam probleme idiote,si adoleshentet e deshtuar,jo,kam probleme me familjen.Jam e adoptuar,familja ime e vertete me urren.Ne shkolle,kam rene pre e bullizmit.Pra,kam nje jete te padobishme.
Gjate gjithe nates kam menduar per letren.Pse po mundohet dikush te me shkaterroje marredheniet me familjen time?Kush eshte ai person?Keto pyetje i kam analizuar e shtjelluar,por askush s'me vjen ne mendje.

****
"Emma,kam menduar dicka."-Scotti,si gjithmone i gatshem per mua.
"Me thuaj Scott."
"Gjeja qe duhet te besh eshte te shkosh te Willson-et bashke me letren.Tregojua dhe pyeti se kush ua thote keto gjera.Mbase merr vesh ndonje gje."
"Edhe po ta dine nuk do me tregojne.Nejse,do ta provoj."
"Te lumte Emma.Duhet te jesh kerkuese nga vetja dhe te perballesh me cdo gje per te drejten tende."
"Scott,faleminderit qe u bere pjese e jetes sime."
Ai ka te drejte.Duhet te shkoj e te mundohem t'u nxjerr cdo informacion rreth atij personi.

****
"Emma,po del?"
"Po babi."
"Ne rregull bije.Kalofsh bukur."
"Faleminderit."Edhe pse e di qe s'do ja kaloj bukur.

****
Sa me shume i afrohesha shtepise,aq me shume ndihesha ne ankth.Kam edhe nje rrugice per te kaluar.Jam perballe shtepise.Ndihem kaq e tendionuar.Sa bej te kaloj rrugen,nje makine ndalet para shtepise.Nga makina dolen mami dhe Marina.Mund t'i degjoja fare mire.
"Ma,harrova te te tregoj.Ajo me tha qe letra qe kishte shkruar per Emmen kishte humbur.Mund ta kete kushdo.Edhe vete Emma.S'duhet ta marre vesh qe ne dime gjithcka per ate te pafytyren."
Epo,tani e teproi,por nje ze me thote:Ndalo Emma.Nisem drejt shtepise se Scottit.

****
"Scott kam marre vesh dicka."
"Cfare?"
"Eshte femer."
"Si e kuptove?"
"Kur po i afrohesha shtepise,mami dhe Marina erdhen me makine dhe ajo i tha mimit qe asaj i kishte humbur letra.Gjithashtu,tha qe une s'duhet ta merrja vesh qe ato dine gjithcka per mua."
"Dalengale po i afrohemi Emma.Se shpejti do ta gjejme."
"Por sonte kemi nje aksion."
"Per cfare aksioni po flet?"
"Sonte do te hakmerremi ndaj Angeles.Do ta bejme te pendohet per cka me ka bere.Ne oren 2:00,ne rregull."
"Si gjithmone gati."

****
Ora 2:00.Scotti sapo zbriti poshte.Marrim makinen e tij dhe shpejtojme per tek shtepia e Angeles.Kisha marre gjithcka qe me nevojitej.Afrohemi dhe shohim nga dritarja e dhomes.Po flinte.Hap dritaren dhe kercej brenda.Marr gersheret dhe i pres cdo rrobe te cilen mund te gjeja ne garderoben e saj.I vendos kremin e depilimit ne njeren nga vetullat e saj.Me spraj ngjyre te zeze shkruajta ne mur inicialet E.J/W.Aty zbulova nje sekret per te.Ne tavoline ndodhej nje kuti lentesh.I vendos dhe shikoj qe ajo perdorte lente kontakti ne vend te syzeve.E marr kutine dhe largohem.Mezi po e pres agimin.

****
Hera e pare qe shkoj ne shkolle me gezim.Hyj ne korridor,kur,c'te shoh.Angela me ca rroba qe i dukeshin si thes.Epo,s'eshte faji im qe ajo i ka shoqet aq te shendosha.Njera vetull e saj ishte zhdukur.Kremi ishte vertet cilesor.Kishte vene dhe syze.Ah,tani po qe dukej si nje nerd e vertete.Vjen drejt meje e me drejtohet:
"Emma Johnson apo Willson,sido dreqin ta kesh,do ma paguash shtrenjte kete."
"Nuk duhet te ngaterroheshe me mua,e dashur Angela me nje vetull."
Ishte e mrekullueshme.Fundja,ajo e meritonte qe c'ke me te.

Long chapter.But kinda funny.Hope you liked it.Vote and comment.xxx

Emma (Shqip)Opowieści tętniące życiem. Odkryj je teraz