Prolog

1.3K 91 30
                                    


"Mirememgjesi zonjushe. T'ua sjell cajin ne zyre?"
"Miremengjes Merilda." tingelluan takat e saj. "Ma sill per pese minuta."
"Telefonoi Z. Iplikçi. Neser duhet te paraqiteni ne gjykate ne oren 9:30."
"Faleminderit." tha dhe u mbyll ne zyren e vet.

U ul para tryezes se madhe dhe filloi te kontrollonte neper dokumenta. Edhe pse puna ia merrte shpirtin, ishte dicka qe e bente me pasion. Jo me kot ishte nje nga me te paguarat ne profesionin e vet.

Merilda u fut brenda me cajin.
"Faleminderit." i tha ajo pa ngritur koken. "Cfare kemi sot ne axhende?"
"Dicka e kemi." iu pergjigj Merilda. "Dje mori ne telefon nje tip qe quhej Andre Brixton. Tha se donte te linte nje takim urgjent me ju."
"Brixton? I degjuar si emer. Do te vije sot?"
"Po. I lashe takim ne oren 10."
"Epo mire."
"Ah, uh, mori.. Mamaja juaj ne telefon."
"Cfare deshte kesaj radhe?"
"Tha se e kishte marre malli per ju.."
Rrotulloi syte.
"Po, po sigurisht." Mori fryme. "Mund te largohesh Merilda."
"Zonjushe, nuk eshte puna ime te nderhyj-
"Atehere mos nderhy." hapi kompjuterin.
Sekretarja e saj tundi koken ne shenje pohimi dhe doli e humbur prej zyres.
Ora ne celularin e saj shenonte 9:11.
Filloi te merrej me ceshtjen qe e priste te nesermen ne gjykate. Behej fjale per nje kompani kozmetike. Nje klient i rendesishem kishte pesuar reaksion nga produktet e tyre dhe nese humbte ne gjyq, kompania mund te rrezohej plotesisht.
Ishte qesharake, por pronarja e kompanise ishte e frikesuar gjer ne palce dhe i kishte paguar asaj nje mal me para per ta zgjidhur ceshtjen.
Dhe sigurisht, qe do ta zgjidhte.


Dera e zyres u hap.
"Z. Iplikçi." buzeqeshi ai dhe u ngrit ne kembe.
"Besoj e more vesh." pa ai rrotull. "Neser ndeshemi ne gjykate."
"Bah, eshte gjithnje nder te ndeshesh me ty."
"Sigurisht." ngriti ai vetullat. "Pergatitu mire. Kam bere gati akuza te forta per ty."
"Te njejten gje te them ty."
"Nese vonohesh prape sot ne darke, betohem se do largohem." tha dhe ajo qeshi.
"He dhe ti, njehere ndodhi!"
"Po pra." rrotulloi syte Z. Iplikçi.
Ishte e veshtire te punoje me nje nga miqte e tu me te mire, sidomos kur ishit ne mbrojtje te paleve te ndryshme. Ndonjehere i vinte te qeshte ne mes te gykates sapo shikonte fytyren e tij.
"Nejse. Une po largohem. Neser, atehere."
"Neser."
Sapo ai doli, sekretarja e saj u fut brenda per ta noftuar se Brixton kishte ardhur.

Ne zyre hyri nje burre rreth te pesedhjetave, me syze dhe pak floke. Ai e pa me nje buzeqeshje te cuditshme.
"Uluni zoteri." tha ajo pasi i dha doren.
"Me ne fund takoj avokaten me te famshme te New York-ut." foli ai me ironi ne ze. "Daisy Reimond Schultz."
"Une jam." buzeqeshi ajo.
"Kam ardhur ketu ne emer te nje.. Mikut, tuaj mjaft te vjeter."
"E cila na qenka ky?"
"Ashton Cooper, zonjushe." picerroi ai syte. "Ka nje ceshtje per ju."

Hello everyone :)
Kjo histori do kete vertet VERY SLOW UPDATES, dhe sbesoj te krahasohet me librin e pare te Elites, but why not?

ELITES II: RikthimiWhere stories live. Discover now