II

929 84 24
                                    

Ne mengjes i thashe sekretares te njoftonte zoterine se do merrja ne dore ceshtjen e Ashton e me pas u nisa per ne gjykate.
Si gjithnje fitova.

Nxora fajtore vajzen pasi te gjitha perberesit e kremit qe ia kishte kthyer fytyren ne nje gjendje katastrofike ishin listuar ne kapakum e produktit dhe qe faji i saj qe nuk i pa nese i benin alergji. Asnje klient tjeter nuk e kishte pasur nje reagim te tille ndaj kremit.
Hengra te shara lloj lloj teksa dilja por keto ishin pjese e profesionit.

Nder shkalle mu versulen gazetare dhe beauty vloggers te shumte te cileve iu pergjigja shkurt.
Pas tyre, dallova nje foristrade te zeze me dyert te hapura.
Shoferi trupmadh i saj ma kishte ngulur veshtrimin dhe mu afrua menjehere.

"Znjsh. Schultz ju kerkoj te vini me mua."
"Kush ju dergon?"
"Brixton zonjushe. Duhet te niseni menjehere per ne Kanada. Po ju coj ne shtepi te beni gati valixhen dhe dokumentat."
"S'me lini te marr as fryme." Tunda koken.
"Ju lutem, koha eshte para."

U futa ne makine dhe i dergova mesazh sekretares.
Gjeje cfare, e kishin njoftuar qe ne mengjes.
Keta njerez ishin te papare. Nuk kisha nevoje t'i thoja shoferit as adresen, ai me ndaloi fiks para hyrjes se nderteses ku ishte apartamenti im. E pabesueshme - mendova - C'tjeter dinin per mua keta?

Shtypa butonin e katit te gjashte ne elevator dhe kryqezova krahet. E marrte dreqi, duhet te njoftoja dhe Iplikcin qe po ikja. Nxora celularin dhe kerkova numrin e tij.
"Po kontaktoni zyren legale te Omer Iplikçi. Nuk kemi mundesi t'ju kthejme pergjigjje ne kete moment keshtu qe-"
E mbylla dhe i telefonova te fejuaren.
"Alo? Daisy?"
"Miremengjes Margot. Mora ne zyren e Iplikçise dhe s'mu pergjigj."
"Ah, do e marri pjesen tjeter te dites pushim. Do shkojme tek prinderit e mi. Ka ndonje gje?"
"Thjesht t'i thoja qe dhe une po largohem. Me ka dale nje rast urgjent ne Kanada."
"Kanada?!"
"Do t'ju informoj per gjithcka." thashe teksa hyra ne dhome. "Tani me duhet te iki. Ia kalofshi mire."
"Rruge te mbare!" me uroi ajo dhe e mbylli.

Futa rroba te pershtatshme ne valixhe me shpejtesi dhe kepuce. Ne Kanada besoja do ishte ftohte.
Arriti nje moment qe valixhja mezi po mbyllej. Mora laptopin, para dhe dokumentat e duhura dhe dola prej andej vetem per t'u perplasur me shoferin gjigand.
"Po ju ketu?" mblodha vetullat.
"Mendoja donit ndihme per valixhet." Tha ai si pa te keq.
"Ah, me dini dhe deren e shtepise. Teper mire. Mos dini dhe cfare hengra sot per mengjes?" ngrita njeren vetull dhe leviza per te mbyllur me celes deren.

Ia lashe valixhen e madhe ne dore dhe hyra ne elevator.
"E sigurt qe keni vetem kaq bagazhe zonjushe? Pas te gjithash ne do te shkojme atje-
"Me avion privat." E nderpreva. "Sigurisht. Nese do te shkonim atje me nje fluturim te zakonshem do t'ju duheshin te pakten 48 ore per te me blere bileten, si dhe pashaporta ime."
"Brixton i paska gjetur sakte informacionet. Qenkeni e pregatitur."
"Nuk eshte pregatitje kjo, eshte thjesht logjike." Ia ktheva ashper.

Shoferi nxitoi te fuste valixhet ne bagazh teksa une u mbylla ne makine e nevrikosur.

Rruga per ne aeroport zgjati gati 45 minuta dhe qene me te vertete minutat me bezdisese qe kisha kaluar ndonjere. Brenda ne automjet kishte rene qetesia e varrit aq sa dhe zhurma e frymemarrjes apo shkrimi im ne celular qene tingujt me te larte qe mund te degjoje.

Shoferi na ndaloi ne nje piste te hapur dhe arrija te dalloja nga larg nje avion jo shume te madh. Ai mbajti perseri valixhet teksa zbritem dhe para shkalleve te avionit u njoha perseri me Z. Brixton.

"Miremengjesi." Tha ai me ate buzeqeshjen e tij standarte.
"Miremengjes." Bera te mos rrotulloja syte. "C'ne gjithe ky nxitim?"
"Z. Ashton e kane futur ne qeli." Me informoi.
Nje stjuardese aty per aty me kerkoi pashaporten.
"Ah, vetem tani?" Qesha. "Cfare ndodhi? Mbaruan parate po jepnit per ta mbajtur jashte?"
Brixton tundi koken.
"Ndonjehere mendoj se e hapni pak si teper gojen."
"Jam avokate. Ta hap gojen pak si teper eshte profesioni im." Buzeqesha.

ELITES II: RikthimiWhere stories live. Discover now