Nje lajm i mire,nje i keq

208 4 2
                                    

E shtune. 4 Dhjetor. Fillimi i nje jave te re,fillimi i nje muaji te ri. Sapo zbrita nga avioni dhe gjeja e pare qe ndjeva ishte freskia e mprehte dhe rrenqethese e Londres.
Ende nuk isha mesuar te jetoja midis dy shteteve.Mamaja ime banonte ne qender te Londres,ndersa babi im dhe une ne nje lagje te Berlinit.Eshte rruge e lodhshme,dhe meqenese prinderit e mi jetonin mjaft te distancuar,shkoja nje here ne muaj tek mami,dhe rrija sa me shume te ishte e mundur. Gjate pushimeve sezonale ditet e mia pjestoheshin me dy,dhe gjate festave ose vinte mami ne Berlin ose shkoja une prane saj. Eshte po aq e komplikuar sa dhe tingellon.
Mora nje taksi ne te dale te aeroportit dhe u nise per tek shtepia ime e re dhe e perkohshme.
Hapa deren e apartamentit ne te cilin mami jetonte me bashkshortin e saj,nje apartament mjaft i madh,me nje pamje e cila gjate nates te falte nje qetesi vezulluese shpirterore me dritat e ndricuara rradhe rradhe te thuajse gjithe qytetit...dhe ndjeva aromen e lehte dhe te kendshme te portkallit teksa shetista sa nga nje cep i dhomes ne tjetrin.
"Mami,erdha une" bertita.E dija qe ishte vetem. Haroldi, bashkshorti i saj ishte 85% te kohes jashte qytetit duke u marre me ndonje projekt apo tender ndertimi.
Fytyra e embel e mamit u shfaq nga poshte banakut qe ndante kushinen nga salloni. Mund te shihje mrekullite qe ajo kishte gatuar.Me lejoni tju njoh me Eriselda Andrean. Emrin e saj mund ta keni hasur ne fushen e kulinarise. "Embelsia ne duart tuaja" "Arti i kushines mesdhetare" "Receta te arta per tryezen tuaj" e shume libra te tjere mbajne emrin e saj. Une dashuroja cdo recete te sajen,cdo gatim,cdo pjate qe sillte ne tryeze. Ajo ishte perfekte ne syte e mi,ata te dy ishin. Derisa nje mbremje,nje mbremje te fortunizuar panorama perfekte u thye e u copezua. Mamaja,babi dhe une ishim mbledhur si cdo here per te ngrene pule me salce vinaigrette,nje salce zarzavatesh. Te jem e sinqerte isha e vetdijshme per marrdhenien cope-cope te mamit dhe babit,e dija qe mbahej vetem me nje fije peri dhe kjo fije isha une,por nuk doja ta pranoja faktin se nuk do te kisha me nje familje te gjithen timen. Lajmi per divorcin e tyre shpertheu si stuhia qe po frynte jashte. Ndjeva nje sasi te madhe emocionesh qe po gatuanin njera tjetren brenda meje. Gjithcka ndodhi brenda meje. E dija qe asnje reagim i imi nuk do ta ndryshonte vendimin e prere te tyre...
"Lola,zemer,si je?" U ktheva serisht ne kohen e tashme. Mami ishte si gjithnje,e bukur,me fytyren e saj te embel dhe syte qe i merrnin trajten e gjysemhenes sa here qe buzeqeshte.Me perqafoi,me puthi,filloi te me pyeste per shkollen.
"Mire." Aq thate tingelloi pergjigjja ime,por asaj nuk i beri pershtypje.Me njihte aq mire sa e dinte menyren time te zakonshme te komunikimit.
"Kam bere komposto qershie dhe torte me portokall.Kam dy lajme te reja per ty. Neser do te vije gjyshja nga Berminghami." Lajm i mire. E doja shume gjyshen. "Edhe Aroni nga kolegji." Mos. Aroni.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Sep 24, 2017 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Misioni "Kurthi i Prinderve"Where stories live. Discover now