XV - Shenimi

609 40 5
                                    

*Sofia*

Ç'dreqin do Lorenzo me Serenën?
Syte e Serenës u bene ne nje kafe më të errët seç i kishte. Ajo filloi të merrte frymë rëndshëm dhe mbylli sytë si për t'u qetësuar. Pas disa sekondash, u çua nga karrigia me nje fytyre te acaruar dhe çuditërisht me zë shumë të qetë më tha:

"Sofia më prit pakëz sa të bej pagesën."tunda kokën në shenjë pohimi. Nuk doja që ajo të paguante, por qetësia e saj sikur më thoshte 'po fole do ta pësosh ti.' Nuk besoj se Serena do bënte diçka të tillë me mua, por nuk doja ta mërzisja më shumë nga ç'ishte.

"Më falni, po me këto lule ç'të bëj?"pyeti kamarieri.

Serena u kthye i mori lulet dhe i tha:
"Ke një letër dhe stilolaps?"

Ai ia dha Serenës dhe ajo shkruajti me shkronja kapitale:
'DAGLI A TUA MADRE'
(Jepja sat ëme)
Pastaj e palosi dhe vuri buzet e saj mbi letër ku mbeti buzëkuqi i saj.

"Jepi këtë letër."tha ajo.

Më kapi e qeshura, po e mbajta veten.

"Sofia nëse do mund t'i marrësh ti lulet, ose mund t'ia japësh kujt të duash. Gjynah t'i hedhësh."qeshi e më pas hyri brenda.

Ndërkohë që Serena priste në radhë për të bërë pagesën, po shikoja reagimin e Lorenzos. Kur e mori letrën dhe pa buzëkuqin qeshi me vetëkënaqësi, por ajo e qeshur nuk zgjati shumë, kur lexoi shënimin.

Shtembëroi fytyrën e tha diçka nëpër dhëmbë.
U çova nga karrigia ime e shokva drejt tij.

"Ç'kërkon me Serenën, Lorenzo?"i thash qetë.

"Shiko kush qenka! Kushërira ime e preferuar."

"Lëri lajkat po më trego ç'do."

"E pse duhet të të pergjigjem?"tha ai shumë qetë gjë që po më acaronte.

"Qëndroji larg asaj, nëse e do jetën."

"Unë e dua jetën, por dua edhe atë. Sa më shumë më refuzon aq më shumë e dëshiroj. Tani të më falësh sepse kam ca punë. Mirupafshim kushërirkë!"tha dhe iku.

"Shpresoj të mos e marri vesh Massimo."thash me zë të ulët, por një zë nga mbrapa më vërtetoi të kundërtën.

"Çfarë të mos marr vesh unë?"

Mos! Po ç'do ai këtu?

*Massimo*

Si çdo dite isha në zyrë duke u marrë me letra, por këto ishin letrat e Lorenzos. Dosja e tij personale. Çdo e dhënë rreth tij ishte e shkruar aty.
Gjithmonë e kam ditur se ai i ka ngjarë të atit, por nuk prisja të ishte kaq idiot. Ndërkohë që po merresha me ato në telefon më merr Stiven. Atë e kisha vënë që të mbikqyrte Serenën sepse nuk doja t'i ndodhte ndonjë gjë, pas asaj dhurate të vogël e miqësore e cila dërgoi shërbyesen time në koma. Meqë ra fjala tek ajo: është ende në koma. I druhesha faktit se ai mund ta bënte Serenën tabelën e tij të qitjes.
Hap telefonin e degjoj Stivenin:

"Shef, Lorenzo sapo u ul në të njëjtin lokal me Znj. Sofine dhe Znj. Serenën. Mendoj se i ka ndjekur, pasi vura re makinën e tij pas makinës së tyre."

"E si ka mundësi që ma thua tani?! Nuk kujtoheshe dot më vonë?"i thash tërë nerva.

"Unë mendova se..."nisi të fliste, por e ndërpreva.

"Me dërgo menjëherë adresën se erdha."dhe e mbylla telefonin.

Adresa erdhi, por u acarova kur pash se duheshin 20 minuta për të arritur aty.

Kur arrita pash Sofinë aty me Lorenzon dhe pothuajse po vrapoja drejt tyre. Lorenzo iku përpara se ta arrija unë e kur ndodhesha pas Sofisë degjova të thoshte me zë të ulët:

"Shpresoj të mos e marri vesh Massimo."

"Çfarë të mos marr vesh unë?"
Ajo u kthye me një fytyrë të ngrirë.

"Umm...asgjë, vetëm se Lorenzo ishte këtu pak më parë dhe...."

"E di shumë mirë se kush ishte, por ç'donte nuk e mora vesh e pres te ma shpjegosh ti."

Ne ate moment erdhi Serena disi me nerva, por kur na pa buzeqeshi.

"Buon pomeriggio Massimo!"
(Mirendita Massimo!)

"Buon pomeriggio Serena!Cove va?"
(Miredita Serena! Si je?)

"Shume mire! Sofia me ka ndihmuar shume, sot qe Teodora nuk eshte. Po ti?"

"Mire, erdha te merrja Sofine per darken familjare sot ne mbremje, por po shoh se ajo ka harruar komplet."

Ne vertete e kemi nje mbledhje familjare. Tek kjo mbledhje mblidhen te gjitha grupet e rendesishme mafioze. Aty do te mblidhen njerez nga me te ndryshem. Ndyresira, drogaxhinj, funderrina, por ne krye qendroja une. Capo dei capi.(shefi i shefave) Une isha ne krye te cdokujt.

Ajo ishte perhumbur komplet ne boten e saj e m'u desh ta shkundja nga krahet qe te permendej.

"Ëh?...oh, po desh harrova. Doja te te thoja me perpara Serena, por me doli nga mendja."

"Nuk ka problem, fundja, ne e mbaruam pjesen me te madhe."

"Faleminderit, Serena."

"Asgje! Vazhdoni, nuk dua t'iu mbaj me gjate."

U pershendetem e une dhe Sofia hipem ne makine.

"Tani, dua te di cdo gje!" I thash ne nje
ze teper serioz.

"Do te te tregoj sapo te arrijme ne shtepi. Te premtoj."

Pranova sepse ajo i mban gjithmone premtimet.

*Serena*

Ai palaço kush mendon se eshte? Akoma nuk e kuptoi qe nuk e dua vemendjen e tij?
Po acarohesha shume dhe fillova te merrja fryme remdshem ne vend se te shkoja e t'ia perplasja ne fytyre ato lulet. E di, ndoshta mund te duket shume absurde, pasi ai nuk me beri gje vecse me dhuroi disa lule, por ai njeri me dukej shume familjar e me jepte ndjesi te keqija e disi po me friksonte. Po sikur te ishte ndonje maniak? Apo me keq! Ndonje vrases serial psikopat? Nese Teodora do te degjonte mendimet e mija ne keto momente do me thoshte: 'Mos me thuaj qe dje mbrema ke pare American psycho?' Haha..
Pas disa sekondash i thash Sofise te me priste sa te beja pagesen. Duhet te kisha ne fytyre nje acarim te dukshem perderisa ajo thjesht tundi koken. Kur u futa brenda pash nje radhe gjigante. Oh zot edhe kete kisha mangut. Pasi mbarova pagesen, pash qe kishte ardhur Massimo. Pse sa here qe e shoh me qesh fytyra?

Ai kishte ardhur te merrte Sofine per nje mbledhje familjare. Sofia ishte ne boten e saj e nuk e dija per cfare po mendomte, por doja shume te qeshja, kur Massimi e shkundi nga krahet.

Pasi ata iken une u nisa te kthehesha per ne kompani, por ne mendje ende vazhdonte te me rrinte ai tipi me lule. Hahaha, tipi me lule. Emer i bukur. Do e therras keshtu derisa te gjej emrin e tij. C'do ai? Ka vajza plot. Shpresoj te mos jete ndonje maniak.

*Sofia*
Kur erdhi Serena(te me shpetonte nga pyetjet e Massimos edhe pse vetem per pak sepse duhej t'i tregoja pa ndodhur ndonje gje si heren e fundit) me nje fytyre disi me nerva, qeshi sapo na pa, ose me sakte, sapo pa Massimon. Ata te dy po flisnin nderkohe qe une po i shikoja. Doja shume qe ata te dy te beheshin bashke dhe vetem mendimi me gezonte. Kaq me mjaftonte mua dhe fillova te lutesha qe ata te behen bashke. Papritur me nxorri nga mendimet Massimo me nje te shkundur nga shpatullat. Me kujtoi per mbledhjen familjare. Oh, po si e harrova? I kekova falje Serenes e me pas ikem. Massimo kerkonte pergjigje per me heret, por i premtova se do t'i tregoja kur te mberrinim ne shtepi.

______________________________________
U, ca do ndodhi kur ta marri vesh Massimo?

Pjesea tjeter:Do bej update sa here te me jepet mundesia.Nuk ka me nje dite po, nje dite jo.

Arrivederci!💋

Varsja e diamantitWhere stories live. Discover now