35

888 86 48
                                    

Qante me ngashërima në krahët e tij për të kompesuar gjithë kohën që s'kishte qenë me të. I kishte munguar si dreqi. I kishte munguar çdo gjë e tij. Por më së shumti sytë e tij magjepsës.

E përqafoi fort e u fsheh nën përqafimin e tij. I kishte munguar ajo ndjenjë. Ndihej e sigurt, larg çdo rreziku. Vetëm ai mund ta bënte të ndihej ashtu. Ajo s'kishte nevojë për njëqind persona, do t'i mjaftonte vetëm ai.
Ia shtrëngoi dorën fort teksa ndiente atë t'ia fshinte butësisht faqen e njomur prej lotëve.

- Më kishte marrë malli shumë për ty Xhejdën. Pse nuk u shfaqe që në fillim?

Vështroi atë në sy e s'po ndalonte dot së qari. I dukej sikur tashmë mund të shikonte çdo gjë qartë e me ngjyra. Bota bëhej aq e bukur kur ai qëndronte pranë saj.

- Të lënduan shumë, - i tha atij duke plasur akoma më shumë në të qara. - Të ka ngelur shenjë në qafë.

Preku qafën e tij me dorën që i dridhej e përshkoi të gjithë shenjën që thika kishte krijuar në lëkurën e tij.

- Tashmë çdo gjë ka mbaruar. Më vjen keq që u detyrove të shihje të tilla gjëra.

- Si... Si ka mundësi që je akoma gjallë? Çfarë është e gjitha kjo? Më thuaj që s'është vetëm një ëndërr.

Ai vështroi sytë e saj lutës e buzëqeshi. I vendosi dorën e ngrohtë në faqe e po e vështronte ëmbëlsisht. Iu afrua pranë për ta puthur. Kjo ishte mënyra më e mirë që ajo ta vërtetonte se çdo gjë që po ndodhte ishte e vërtetë.

E ajo, në vend që të vinte në vete prej veprimit të tij, e humbi akoma më shumë. Kishte aq shumë kohë pa e ndier atë, pa ndier buzët e tij, sa i dukej sikur kishte filluar të harronte se si ishte të ndieje një puthje.

Buzëqeshi e lumtur kur u shkëputën. Sytë i qeshën e atje tashmë vezulluan lotët e saj të gëzimit. Në ato momente s'po i interesonte më të dëgjonte se ç'kishte ndodhur, donte vetëm të rrinte me Xhejdënin e ta përqafonte gjithë natën.

I fluturonte në mendje fakti që fëmija i saj s'do rritej pa baba. Do kishte një prind të mrekullueshëm e të përkushtuar si Xhejdëni.
Ai vendosi dorën në barkun e saj të rrumbullakosur e në buzë iu krijua një nga ato harkimet e mrekullueshme. Lëvizte ngadalë dorën ndërkohë që ajo e shikonte plot mall.

Kaloi edhe disa orë të tjera me Xhejdënin aty, pa lëvizur fare, pa ua treguar të tjerëve se si qëndronte puna. I mjaftonte të kishte atë pranë, të tjerët ngeleshin jashtë loje.

- Kevini tha që kishe vdekur. Si është e mundur që je gjallë?

Ai nënqeshi lehtë e filloi të luante me flokët e saj.

- Ai e dinte që s'kisha vdekur. Më mori në shtëpinë e tij e qëndroi atje duke më mjekuar derisa fillova të vija në vete.

- Por...A s'duhej që ai të përmbushte urdhrin e alfës?

- Lora ishte ajo me të cilën babi foli duke e pasur ballë për ballë, jo Kevini. Do të thotë se ky i fundit nëse do kishte vullnet dhe forcë të mjaftueshme, mund ta prishte urdhrin, por sigurisht, jo pa kaluar dhimbje për vete.

- Kujtoja se ai ishte i keqi në këtë mes, kur në fakt s'ka pasur asnjë të tillë.

Shkundi kokën në dëshpërim e vendosi dorën në bark kur ndjeu një goditje të lehtë prej bebes. Vendosi edhe dorën e tij e ndjeu një kënaqësi shpirtërore tek vështronte atë që buzëqeshte i lumtur.

- Çfarë është?

- Nuk e di. Dua ta kuptoj kur ta mbaj në duar.

- Dhe të mendosh që ti doje të vrisje veten dhe këtë fëmijë, - ai foli me zë zë ulët i mërzitur e psherëtiu thellë, ndërsa ajo e vështroi në dhimbje.

- Të tregoi Kevini?

- Jo, - harkoi lehtë buzën. - Shihja vegime. Doja të të flisja, por s'kisha forcë mjaftueshëm. Arrija të të përçoja thjesht mendimet e mia.

Habia iu duk qartë në sy. E kishte aq afër të vërtetën e s'e kishte kuptuar kurrë.
Uli kokën e po shikonte gishtat e saj që i lëvizte prej nervozisë.

- Do doja të kisha kuptuar gjithçka.

- Mos tento të bësh diçka të tillë Gabriela, edhe nëse ndodh ndonjë gjë e unë s'mund të jem pranë teje.

S'e ngriti kokën për ta vështruar. S'kishte forcë mjaftueshëm për t'u ndeshur edhe me dhimbjen e tij. Tashmë po fillonte të urrente veten për atë që donte të bënte. Po sikur të mos ishte gjendur Kevini në ato momente? Ajo do të kishte vdekur e Xhejdëni do vdiste po ashtu.

S'kishte ç'i thoshte atij, prandaj u ngrit nga kolltuku e i kapi dorën. Dolën nga shtëpia.

- Më mirë të shkojmë te shtëpia jote. Besoj se do gëzohen shumë kur të të shohin.

- Te shtëpia jonë, - e korrigjoi ai duke e parë në sy ndërkohë që i buzëqeshte ëmbël. E ku mund të gjente ajo një njeri tjetër më të ëmbël se ai?

Buzëqeshi ngadalë e ia shtrëngoi fort dorën. Po ecnin ngadalë. Ndihej shumë mirë që më në fund e kishte Xhejdënin pranë. S'do ta lëshonte kurrë më, edhe sikur të tjerët të donin t'i ndanin.

I ndaluariWhere stories live. Discover now