Si një ortekë...

58 9 0
                                    

- Këto pushime do të jenë "borfekte"! - kishte shkruar në telefon. Gramatikë e keqe? E shfaq veten. Pa t'u dashur të shikosh emrin në telefon e di kush është.

- Nuk shkruhet ashtu, - i ktheu përgjigje marrësi.

- Do të thuash shqiptohet, - zëri i bashkë-shkruesit, si të kishte dalë nga ekrani tek ata filmat 3-D, kumboi dhe ja ku ishte. - Ja ku jam dhe të them se këto pushime do të jenë "skituese".

- Nuk shqiptohet ashtu, - tha por lajmërimi për një mesazh e ndërpreu. E hapi dhe lexoj "skituese".

- Do të thuash shkruhet, - zbardhi dhëmbët.

Nëse nuk do të ishte për avionin që do të nisej pas pak, ata do të vazhdonin për orë të tëra kështu. Niki dhe Marión. Shok të pandarë që kur ishin në pelena. Kishin prerë biletat dhe ishin gati për një ngjitje me turbulenca. Një udhëtim i paguar nga puna si shpërblim. Marionit do t'i pëlqente ta merrte shpërblimin në para, por... kush të pyet. Kishin dëgjuar se kolegët e tjerë kishin vajtur në ishujt e të Qetit. Pse të rrish e dëgjosh Richard Tomsonin se sa bukur ja kalojë atje a këtej? (Mburraveci!!!)

Vendi ku do të pushonin ishte një resort i vogël, jo shumë i shtrenjtë (siç pritej). Ambienti ishte dekoruar kryesisht me trofe gjuetie dhe gdhendje druri. Kishte një oxhak të madhe të ndezur në anën tjetër të dhomës. Ishte ngrohtë dhe bënte shumë kontrast nga gjendja atmosferike jashtë.

Marin çelësinë e dhomës dhe ngjiten lartë. Duke shpaketuar valixhet Marion vë re se Niki kishte marrë me vete një pasqyrë.

- Pse të duhet? - e pyeti.

Niki nuk ju përgjigj për një copë herë. Iu kthye dhe u përgjigj se e mbante gjithmonë me vete. Pasi i vendosën gjërat e tyre në dhomë, shkuan për tek zona skive. Marióni kishte lindur në një qytet me terren malor dhe bora ishte krejtësisht e zakonshme për të, ndryshe nga Niki. Këto pushime për Mariónin ishin si kthim në shtëpinë, të cilën la pas kur ishte 7. Një fëmijë i vogël në një qytet të madh, asnjë moshatar. Më pas takoi një fëmijë tjetër aq të humbur vetja, edhe pse kishte tërë jetën që kishte jetuar në atë vend. Kishte diçka që të ndryshe atje, apo ishin thjesht ata?

Ja ku ishin ata tani. Duke rrëshqitur në borën e bardhë kristal, me disa dërrasa metali të gjata sa gjysma e tyre. Edhe pse nuk kishte shumë për të thënë kënaqësia e tyre dallohej nga thirrjet e shkaktuara nga adrenalina e të manovruarit në dëborë. Lëvizje të tilla do t'i bënin edhe profesionistët të ndiheshin në siklet. Në fakt, Marióni, kot, nuk ka marr dy medalje në Ligën e të Rinjve të Skisë. Të dy të arta. Ka shumë gjëra për të mburrur, por asgjë që mund ta bënte të ndihej në rregull me veten.

- Dhoma jote praktikisht si një shpellë dragoi, - kishte komentuar njëherë Niki. - Thesare kudo.

- Nuk është asgjë, - ishte përgjigjur.

- Si nuk është gjë? - kishte pyetur Niki. - Me siguri që prindërit e tu janë krenar për ty.

- Eh... kush e di? - psherëtima ishte e gjatë dhe vështrimi, i largët sikur se momentet e fundit të dritës kur dielli zhduket nën horizont. Sikur po perëndoni.

- Mos e fajëso veten nëse të tjerët nuk e shikojnë arin tënd, - i ishte përgjigjur Niki. - Nuk ju lejohet të tjerëve të të vlerësojnë ty. - Këto fjalë i hapën mendjen dhe zemrën.

Po tani a do të vlenin ato fjalë deri në fund? Edhe sikur të shtypeshin nga një ortekë? Mendoj se po, pasi këto ishin mendimet që vërshonin në kokën e Mariónit në ato momente, pak para se të shikonte se ishin drejtuar drejt një shkëmbi. Ulërimat që dëgjoi nga Niki kur pa se ishin duke u ndjekur nga një ortekë, kishin për ta ndjekur në makthe... nëse do t'ia dilnin të gjallë.

"Kemi për të vdekur. "

Mes dëborës që zbardhte tej për tej nuk shikonin gjë tjetër. Marión, duke u dridhur nga të ftohtët, tundte kokën për të kërkuar për Nikin. E pa. U afrua dhe i preku fytyrën, të kallëkanosur nga i ftohti.

- Niki qëndro me mua, - thirri i dëshpëruar nga që nuk e dinte ç'të bënte, por kishte humbur ndjenjat. U ngrit në këmbë dhe i vendosi duart në kokë duke turfulluar. Kishin ardhur për t'u argëtuar. Pse duhet të kalonit diçka të tillë?

Mbi kokë u shfaq një mjet që mund t'jua shpëtonte jetët po t'ia tërhiqte vëmendjen. Helikat e helikopterit u dëgjuan teksa fërkoheshin me ajrin e ftohtë. Dritat e saj feksin si të ishin yje. Marióni tundte duart dhe bërtiste me gjithë fuqi. Papritur ndaloj nga një rreze që i vriste syrin.
Hodhi sytë përdhe për të parë një copë qielli ose më saktë një pasqyrë që po e reflektonte. "Kjo mund të më hyjë në punë." E mori në dorë dhe ja drejtoi helikopterit. Si duket drita bëri një sinjal aq të mirë dhe i tërhoqi vëmendjen pilotit.
Helikopteri u mat disa herë dhe më në fund u ul. Një skuadër kërkimi kishte ardhur, pasi e kishin lajmëruar për një ortekë, që kishte rënë në afërsi të një qendër pushimi, ku shumë pushues po bënin ski.

- Për fat të mirë të gjithë u gjetën, - burri me përparëse të bardhë po i fliste një burri tjetër me përparëse të bardhë, si duket kolegu i tij.
- Kishte shumë dëme?
- Disa të janë shtruar në spital që pardje dhe po ndjekin kura.
- Ndonjë gjë që nuk shkon?

Bashkëbiseduesi i hodhi sytë tek dhoma 139, ku një siluetë po rrinte afër shtratit të pacientit.
-...

Marióni po i qëndronte afër Nikit. Pa e kuptuar kishte dy minuta që flinte dhe kur u zgjua qortoi veten. Si flihet në një gjendje të tillë? Qenie njerzore idioteske, siç janë që të gjithë. Pa e kuptuar lot po i rridhnin në faqe dhe as i dhimbset vetja.

- Niki, zgjohu, - mërmëriti. Kokën e mblodhi mes duarve të mëdha e të ngrohta nga gjaku që i ziente për brenda dhe priste gjithçka veçse: - Ti i vetmi që s'ka turp të qajë.

Nuk donte t'ja dinte për talljet që thoshte. Të përfitonte sa ishte në atë gjendje pastaj ta shikonte se me kë do tallej.

- Mbylle, xhuxh kopshti i dreqit, - e përqafoi dhe nuk priste asnjë fjalë tjetër, por ku e prish terezinë Niki, edhe pse e kishte shtypur një ortekë dhe kishte gojë të fliste, pa le.
- Flet luledielli, - më kujtoj rolin që kisha bërë për një shfaqje idiote në klasë të dytë.

Marióni vazhdoi me fjalë të ëmbla.
- Kurse forcat dhe bëhu më mirë.

Ditën tjetër.
Të dy tani ishin duke shijuar kohën e mrekullueshme pranë zjarrit dhe një kafe të ngrohtë në duar. Ishin ulur dhe po vështronin herë ambjentin, herë njerëzit vërdallë. Të veshur me triko të njëjta, nuk kishte njeri që do t'ju afrohej.

- Niki, kam një pyetje, - foli Marióni. - Pse e merr pasqyrën e vogël me vete?

- Pasqyra është një dhuratë, nuk e mbaj mend nga kush.

- Si nuk e mban mend? - ndërhyri duke bërtitur Marióni. - Unë ta dhurova.

- Atëherë pse më duket se ti e harrove? - ia ktheu.

- Po, - pranoi me një zë prej fajtori, - por për pak momente.

- Më pëlqen.

Këto fjalë e goditën zemrën e ngohur të Mariónit, si shigjetat e kupidit në një mbrëmje Shën Valentini.

- "Nëse kujton se je i shëmtuar shiko në këtë pasqyrë dhe kujto se pak gjëra tregohen prej saj." Ti thjesht do të thoje që të pranoje që isha i shëmtuar dhe të ecje përpara.

- Jo kaq keq sa e sa e shpjegon ti, - u shfajësua Marión. - Doja të të thoja se po të shikoje veten do të mërziteshe që quajturi veten shëmtirë kur në të vërtetë është e kundërta.

- Nuk ke qenë shumë i mirë në të shprehur, - komentoi Niki. - Dhe...

- Ehu, Nikolas, - tha Marióni e krisi e iku se e kishte zakon ai kur gjërat vështirësoheshin.

- O Zotri! Ty po të flisja.

E kot, Marióni kishte ikur tashmë. Ndoshta për të blerë cigare.

- I mirë është, por acarohet kot për së koti ndonjëherë.

Dhe shiu pushon për tyWhere stories live. Discover now