Turp dhe absurditete

32 4 1
                                    

- Hej Hana, po shkon në takimin tënde pas pune? - më pyeti gruaja ngjitur meje, ndërsa shkruaja në kompjuter.

Pohova me kokë, por u ndjeva e detyruar të thoja: - Po.

- Pra, cili është tipi jot? Prit e gjej vet, është tipi "romantik". Meqenëse je ty të pëlqejnë shumë poezitë.

Unë mbylla faqet e kërkimit në intenet, të mbushura me autor të vjetër, dhe vazhdova raportin që duhej të mbaroja sot.

- Kështu sa për bisedë, - murmuriti ajo. - A është dikush nga puna?

- Nuk e dija se jeta ime personale ishte aq interesante,- i thashë. - Por si të rritur që jemi, këto gjëra nuk duhet të na bëjnë përshtupje.

Mbajta vështrimin nga ekrani për pak kohë, duke shpresuar se ajo mund të merrte sinjalin dhe të më linte të qetë.

- Dëgjoni të gjithë, - buçiti zëri bas i një burrë me flokë të zezë. - Mos harroni se nesër është një ditë e rëndësishme, meqënëse do të presantojmë projektin tonë ekzekutivëve. Shpresojmë se puna jonë do të shpërblehet. Kështu që qetësohuni dhe i thoni vetes që bëtë një punë të paqshme.

Të gjithë brohorisnin: - Ky është menaxheri ynë Manol.

- A nuk mendoni se menaxheri duket i pashëm sot? - ajo vazhdoi së foluri.

- Si është e mundur që një njeri i pashëm është akoma beqar? - një grua tjetër i tha asaj. - A kam të drejtë, Bri'?

- Ai u nda nga e fejuara pak javë më parë. Mendoj se është akoma duke u rikuperuar.

Nga një studim që kemi bërë mes kolegëve, të gjithë mendojnë se ai është i mvushur me një frymë të admirueshme vëllazërie. Para se të kujdeset për veten e tij, ai u jep ndihmë kolegëve të tij të prekur nga puna e lodhshme dhe nuk ia lejon vetes të qetësohet pa u shpërblyer përpjekjet e tyre. Në listën e njerëzve më të admirueshëm në staf, unë nuk bëj pjesë.

- Po Margot! Gjithmonë kaq mbështetës. Dhe kostumi i tij ... po më zë rrugën...

E mbarova raportin tim në kohën, para se të dëgjoja më fjalët e saj pa frerë. Fatkeqësisht kur po largohesha, dëgjova teksa flisnin pas shpinës time, duke u tallur me mua.
Dhe nga kush? Dy gra të pakënaqur nga jeta, që mburren për "grumbullimin e mostrave të popullatës".

Më habiti fakti që mendimet tona për të njëjtën temë - menaxher Manolin- ishin të ndryshme.
Kujtoj kohën kur ishim të dy fillestar. Mbaj mend që, kur ai u emërua si menaxher i projektit, ai filloi të më shmangej. Nuk kemi folur për gjë tjetër veçse gjështje pune dhe atëherë vetëm pak.

Turni im përfundoi pa probleme, përveç printerit.
< Makinat gjakpirëse!>

Pasi isha veshur për takimin që kisha, dola nga apartamenti në pa 10. Isha duke qëndruar jashtë afër një lulishteje në pritje të orës 8. Personi me të cilin e kisha lënë për drekë duhet të vinte të më merrte.
Rrugët ishin të zëna si gjithmonë dhe po fillonte të errësohej. Nuk kisha si bëja ndryshe, veçse të ndjehesha e zënë ngushtë. Por të paturi shumë njerëz që dilnin në atë orë nëpër rrugë, sikur më lehtësoj disi. Kishte vajtur e 10 dhe akoma po prisja. Trafiku, mendova. Gjatë kësaj kohe është e vështirë të arrish në kohë.
Kur kontrollova përsëri orën time; kaluan 20 minuta dhe unë akoma prisja. Pa vetëdije kisha krijuar tërmet për milingonat duke tundur këmbën lart e poshtë. Personi që duhej të takoja nuk po dukej gjë kundi.

Unë isha gati të largohesha kur pashë makinën e tij duke u afrua. Një BMW e bardhë me një gërvishtje të gjerë në anën e pasme. Zhurma e padurueshme e motorit të makinës shqetësoi gjallërinë e qetë të mbrëmjes.

Dhe shiu pushon për tyحيث تعيش القصص. اكتشف الآن