Pjesa 6 (30 gusht 2018)

62 12 38
                                    



Mengjesi nuk ishte me njesoj .Vendi i Anes ne tavoline ishte bosh .Nuk u ulem me tek tavolina me 4 vende.Gjetem nje tjeter ne oborr e cila kishte me shume vende dhe mengjesin po e shijonim me persona te tjere.Gjithcka kishte ndryshuar .Por jo te gjithe e kishin marre vesh .

Dita-dites i gjithe grupi po e kuptonte marredhenien tone me Anen.Vemendja e madhe qe kishim, tani nuk ishte me.Ajo ishte ndare ne dy pjese.Asnjeri nuk qeshte sepse skishte kush ti bente per te qeshur.Ne grup ndihej vetem qetesi pasi asnje nuk kendonte siç ne te tre benim.Asnje nuk guxonte te pyeste dhe te interesohej mbi ate cka ndodhi.Por edhe po tna pyesnin nuk do dinim si tiu pergjigjeshim.

Mendoj se kaluam bukur edhe pse te merzitur.Shkuam perseri ne plazh paradite dhe me pas dolem ne qytet duke bere pazar.Po kete dite kishim koncertin e fundit , ndoshta dhe me i rendesishmi.

Pasi u kthyem ne hotel nga ora 17 ,me shpejtesi po beheshim gati per koncert.U nisem dhe per 1 ore mberritem tek sheshi i madh ne qender te qytetit.

Ishte nje emocion i papare.Sheshi ishte mbushur tej mase.Rradha per te kercyer sa vinte e afrohej me shume.Erdhi momenti.Kishim 4 kercime njeri mbas tjetrit per te bere.Nje lodhje e papare.Ne nje moment ngaterrova dicka te vogel.Ishte moment solistik por qe nuk u dallua nga te tjeret .

Mbarojme kercimet ,pershendesim dhe qendroj ne fund per tu siguruar qe te gjithe te kishin zbritur nga skena.Kur shkoj ne fund te shkalleve ,shoh Anen te ulur aty e cila po dridhej e tera.Ishte shume keq.Ne ate moment harrova fare cfare kishte ndodhur dhe e zgjas doren per te prekur shpatullen e saj e per ta pyetur se cfare kishte.Nje ndjenje e forte me ndalon .Dora ime ishte vetem nje fije larg shpatulles se saj.Me dhimbje e terheq doren me ngadal dhe kokeulur largohem prej aty.Me par u sigurova qe dikush tjeter po vinte ta ndihmonte.Ana nuk me pa.

Ishim ulur dhe po pushonim diku afer skenes dhe ne nje moment vjen Ana e acaruar dhe e tensionuar.Nuk kam per ti harruar kurre ato fjale qe ajo tha :

-Keni deshtuar.Daljet e teperta dhe shetitjet ju çuan ne kete deshtim.Te gjithe keni ber gabime ,veçanerisht ata me te miret.(e kishte fjalen per gabimin qe une kisha bere tek pjesa solistike)

Nuk fola.E permbajta veten.Ula koken dhe vetem po degjoja broçkullat qe Ana po thoshte me pas.Pas ketij momenti kunjat e Anes nuk kishin fund.

Gjithcka mbaroi edhe kte dite.Ngjarja mori nje kendveshtrim tjeter.Ana po na kthehej kunder.Ndoshta endrra ime po dilte ne nje fare menyre.

Ku i dihet ,ndoshta do te dali e vertete.

Luftë zemre 1Where stories live. Discover now