2.Largohu prej meje Bedelia!

25 1 2
                                    

Flokët e saj kafe me onde ishin shpërndarë në jastëkun e bardhë të asaj dhome të madhe dhe e përgjumur dëgjonte disa zëra të humbur, gati pëshpërima.

"Sipas të shkuarës, legjenda e mbretëreshës së ujqërve filloi ditën kur një femër humane u kafshua nga një ujk ndërsa po ecte në pyllin e flakëve që dikur nuk ishte i tillë. 300 vite më parë ai pyll ishte i gjelbëruar dhe kishte plot gjallesa. Mbreti Rand, mbrojtësi i të gjithë ujqërve i cili është dhe do të mbetet mbreti më i fuqishëm në historinë e njerëzve-ujqër në Karolinën e Veriut, takoi mbretëreshën Narah të njerëzve. Ai e shënjoi që në herën e parë që e pa, edhe pse ajo nuk ishte shpirti i tij binjak. Ishte hera e parë që llojet u kryqëzuan, por ishte edhe hera e parë që një humane kthehej në një ulkonjë të fuqishme. Thuhet se ishte mbretëresha Narah, ulkonja e sapolindur e cila e vrau mbretin. Kur kjo u zbulua ajo u dënua me ekzekutim nga Alpha-t e të gjithë klaneve, përveç atij të Malit të Veriut i cili e mbështeti atë dhe e mori në klanin e tij për disa kohë. Pas 9 muajsh mbretëresha u kthye vetë në pyllin që tashmë ka veç flakë dhe u vra nga magjistari Fredrick, por shpirti i ujkut të saj ishte i fuqishëm ndaj për të përfunduar vdekjen e saj magjistari e vulosi atë shpirt në faltoren pranë "Tymnajës" midis kufirit të Karolinës së Veriut dhe Tenesit. Në ajër, ndërsa shpirti i saj zhdukej, disa fjalë të mjergullta u shpërndanë nëpër të gjithë tymnajën.

*Spiritus eius, et revertetur cum potentes et lupus et ursus. Nihil autem potest esse per angustos adventus sui. Si tibi cum geminae meam, in qua invocatum est homini debet mori quia eius animam superesse.
(Shpirti i saj do të kthehet kur një ulkonjë e fuqishme të lindë. Asnjë nuk do mund t'a ndalojë ardhjen e saj. Nëse ajo takon shpirtin binjak, qenia njerëzore që mban shpirtin e saj duhet të vritet që ajo të mbijetojë. )

*Ti e vrave atë për të kthyer mbretëreshën e ujqërve? Kjo do të thotë se ulkonja e hirtë e quajtur Bedelia nuk egziston më? Çfarë bëre?*

Këto zëra i vinin më shumë si jehona, çka do të thoshte se ishte duke dëgjuar bisedën midis dy ujqërve.

*Alarik, po afron ora të bësh betimin si beta i klanit dhe bën mirë të kesh mësuar kodin e ujqërve sepse do t'a citosh ndërsa kurorëzohesh. Për mbretëreshën mos u shqetëso do jetë në gjumë dhe për ca orë... Mirësevjen në klan."

Arriti të dëgjonte gjithçka dhe buzëqeshi lehtë. E njihte zërin e personit që foli per betimin. Nëse mendonin se ajo do ishte në gjumë gaboheshin. E kuptoi se nuk ishte në territorin e klanit të saj, dhoma e bardhë dhe e rregullt nuk i ngjante aspak dhomës së saj të rrëmujshme dhe me autografe të lëna nëpër mure nga ulkonja e saj Bedelia, në të gjitha herët kur merrte kontrollin për t'u arratisur drejt kufirit.

U ngrit nga shtrati dhe u përpoq të kujtonte çfarë kishte ndodhur, por veç disa fragmente i'u kujtuan.

*Po më humb Ekaterina... Po i lë kontrollin dikujt që do të na shkatërrojë të dyjave ne dhe nuk po bën asgjë. Ajo takoi shpirtin binjak, dhe ti e di mirë që nuk është shumë larg prej nesh. Nëse ai na del përpara Narah do marrë kontrollin dhe nëse shënjon njeriun që mban shpirtin e saj binjak ti do vdesësh.*

Ishte ulkonja e saj Bedelia e cila i foli me ato pak forca që i kishin mbetur. Kishte shumë vite që forcat e saj përthitheshin nga Narah, e megjithatë vazhdonte të egzistonte.

*Më vjen keq Bedelia, por ulkonja Narah gjeti shpirtin e saj binjak dhe ti do të zhdukesh... Por e kemi nje mundesi.*

Një buzëqeshje triumfuese zuri vend në fytyrën e saj, e mendja e djallosur seç i tha të shtirej sikur ishte në gjumë.

***
Mesnatë.

"Unë jam një ujk. Në heshtje do duroj... Në heshtje do të vuaj... Me durim do të pres... Për vete unë jam luftëtar... Ja pse unë do të mbijetoj..."

MjegullDonde viven las historias. Descúbrelo ahora