3.Andraste?!

54 1 0
                                    

Qui dat nobis virtutem lunae domine ... Hodie sum mei nuntiantes regeneratio. Nomen: Andraste.
Origin: Nebula.
Ratio: Leadership.
Appendix: Terra. Hoc non ponitur. Non animadvertit.

(Zonja hënë që na jep fuqi...
Sot po të njoftoj për rilindjen time.
Emri:Andraste.
Origjina:Mjegull.
Motivi:Udhëheqje.
Shtojcë:E padukshme. Nuk ndikon. Nuk vihet re.)

Ktheu përmbys fletën që citonte rilindjen e një ulkonje tepër të fuqishme dhe nxitoi menjëherë për në bodrumin e vjetër. Nëse ato fjalë i ishin shfaqur krejt papritur atëherë e sigurtë që kishte ndodhur një shënjim. Zbriti shkallët dhe u gjend në derën e bodrumit.

-Është e lidhur apo jo?-pyeti rojen në hyrje dhe ai u përgjigj me po, me një levizje të kokës.

Dera kërciti në hapjen e saj dhe menjëherë mbi trupin e plakut Fredrick u hodh nje ulkonjë e bardhë, me sytë qiellorë e cila ishte e sapoliruar nga burgu i saj.

-Andraste, lindur 400 vite më parë, rilindur sot, nga megulla e dendur që krijoi një shënjim. Shpirti binjak i mbretit Rand... Një ulkonjë e rilindur. Përshëndetje madhështore.

Magjistari buzëqeshi lehtë, dhe e la të kuptonte se ishte e lirë të bënte ashtu si ajo dinte.

Luna plena, ulconem meam aufer et magicam oppositorum invoca. Hodie ex adverso aliquis historiam scripsit, et nos solvemus. Mitte me quo chaos fiat. Teleportation.

(Hene e plote, largoje ulkonjen time dhe thirre magjine e te kundertave. Sot dikush shkruajti historine nga e kunderta, e ne do ta zhbejme ate.e M dergo aty ku kaosi po ndodh. Teletransportim.)

U gjend përballë tyre. Magjia që kalonte në venat e saj kishte zhdukur gjurmët e Andraste. E pa Alarik të largohej në skutën më të errët të mendimeve te Eliseos e ngriu për disa çaste. Pra tani kishte marrë fund çdo gjë. Tashmë mbreti Rand dhe mbretëresha Narah nuk kishin një histori unike. Tani ishte histori nga e kundërta. Bedelia dhe Eliseo!

-Bedelia,-tha pa pikë emocioni magjistarja e bardhë para tyre. Ishin të dy të shtrirë përtokë, ajo një ulkonjë, e ai më njerëzor se kurrë.

I'u Afrua Eliseos e i vendosi të dyja duart në shenjën e shënjimit, me shpresën se nuk ishte shumë vonë për të zhbërë gjithçka. Mbylli sytë e nje dritë e bardhë u shfaq në të dyja duart e saj. Do e zhbënte mallkimin që Bedelia i kish bërë, edhe sikur të duhej të vdiste për këtë. Fundja cfarë rëndësie kishte! Ajo kishte vdekur një herë. Sdo të lejonte te vdiste sërish kaq dëshpërimisht.

-Khloe?!-dëgjoi zërin e tij. Ç'ditë! Të gjithë kishin parë, mësuar apo edhe ndjerë diçka sot.

-Ështe fundi Kristian! Nuk mund të bëjmë asgjë.- shpalli papritur Khloe, duke parë me keqardhje nga ai dhe më pas nga Eliseo. Ndërkohë Bedelia u dorëzua tek Ekaterinë.

"Teleportation!" -U dëgjua në ajër dhe në çast Andraste dhe Eliseo u zhdukën me ajrin, për t'u gjendur në një shpellë Bullgari, ku një magjistar me një aurë të fuqishme, të frikshme, po i priste.

-Në momentin që ndjeva praninë tënde Andraste, e kuptova se çfarë kishte ndodhur.- tha magjistari i cili dukej i ri në fizikun e tij, ndryshe nga hera e fundit që kishte takuar Andraste.

-Po mbahesh mirë Akiva.- tha me një buzëqeshje Khloe.- Duhet të bëjmë diçka për të. Nuk mund ta humbasim. Është shpresa jonë e vetme për të larguar njëherë e mirë Narah nga ne. Ne e dinim shumë mirë që ajo do të kthehej kur shpirti i saj binjak të lindte.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Jun 28, 2023 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

MjegullWhere stories live. Discover now