Pjesa 1

144 11 37
                                    

Ndonjehere per disa persona pritja e gjerave te medha nga jeta eshte pothuajse e pamundur.
Ndoshta sepse kane kaluar shume peripeci dhe jane lodhur duke vazhduar perpara duke mos shikuar me asnje rezultat,ndoshta mundesia ekonomike nuk i ka lene te realizojne endrrat e tyre ose sepse nuk kane pasur te drejte fjale dhe ju eshte ndaluar te vendosin per endrrat e tyre.

Kjo eshte dhe historia e Aylas nje vajze 20 vjecare qe kishte endrra te medha te cilat
shpresonte qe nje do realizoheshin.

***

-Oh mos!!!Sa eshte ora?!Jam vone per ne pune!!

-Po keshtu do vazhdosh gjithmone Ayla?-i thote mamaja teksa i jepte buken e thekur me gjalp e recel.

-Po ja mbreme ngela deri vone duke lexuar mami!-thote Ayla duke bere si femije i vogel.

-Po kete rradhe cfare po lexon e bukura ime?-e pyet Migena duke e perkedhelur.

-"Me Before You" mami!Eshte super,nuk arrija ta perfundoja nje fjali pa qare!Gjithsesi do te tregoj prape ne darke kur te kthehem se jam vone.

-Ne rregull zemra ime!-i thote Migena.

Doli me vrap nga shtepia dhe priste autobusin per te shkuar ne pune.

Ayla punonte ne nje call center paradite dhe pasdite shkonte ne mesim,ishte  ne shkolle te larte per drejtesi.

Kishte qene gjithmone endrra e saj te mbronte drejtesine,te mbronte te pafajshmit e aq me pak grate e dhunuara.

Ah aty ishte pika e saj e dobet "grate e dhunuara"!
E si mos te ishte kur qe e vogel kishte shikuar dhunen qe bababi i saj kishte ushtruar mbi nenen e saj e ajo ishte e paafte ta ndalonte ate.

Autobusi po afrohej dhe mendimet e Aylas u nderprene.

Hipi ne autobus dhe u ul ne vendin ku ulej gjithmone afer dritares.

I pelqente te shikonte Tiranen edhe pse kishte lindur aty e njihte cdo cep te saj, por trafiku qe krijohej cdo mengjes nuk i pelqente fare.

-Xhaxhi te lutem,mund te nxitosh pak se jam vone per pune.-i thote Ayla shoferit te autobusit.
I kujtohej fytyra e pronarit te saj kur te arrinte te puna.Nuk kishte nerva te merrej dhe me ate qe ne pike te mengjesit.

-Atehere perse nuk u ngrite me heret?

Ayla ngriti koken dhe degjoi kete ze i cili nuk vinte nga shoferi po nga sedilja pas saj.

Ktheu koken dhe ishte nje djale rreth te 30,ishte i veshur shume shik per te qene ne nje autobus.

Por nuk ishte ajo cfare Ayla po mendonte ne ato momente.

-Atehere me fal zoteri po ty cfare te duhet se kur zgjohem une?!-i thote Ayla duke u munduar te mbaje veten pa shperthyer,sepse po shpertheu u pa puna mori flake autobusi mendonte.

-Po ja ne te tjeret qe shkojme ne pune nuk kemi nerva te durojme qe ne pike te mengjesit fjalet e nje cupeline si ty.Ne qofte se do te shkosh me heret ne pune ngrihu heret mos rri duke shikuar Tomi dhe Xherri.

-Po ty ca te duket vetja ore,kush je ti nje here?!Apo nje aristokrat qe erdhe ketu te na tregosh se kur duhet te ngrihemi nga gjumi?-thote Ayla qe tanime dukej qe djali "Aristokrat"sic i erdhi t'i therriste ia kishte arritur ta nervozonte.

-Pushoni ju atje!-thote faturino dhe afrohet te marre leket.

Qe te dy pushuan dhe nuk u moren me me njeri-tjetrin.

A Dhemb DashuriaWhere stories live. Discover now