♪ 17

409 33 42
                                    

Ferr në Eden debuton në vendin e parë në klasifikimin Britanik.

Ferr në Eden shef mbi 150.000 kopje të CD-së, duke u kthyer kështu në një prej grupeve më të suksesshme të viteve të fundit.

Ferr në Eden pushton Amerikën. A do jetë grupi suksesi britanik i rradhës përtej Atlantikut?

Këto qenë kryetitujt e çdo rubrike muzikore së fundmi. Lançimi i albumit të tyre kish qenë një sukses i padiskutueshëm.

Kish qenë menjëherë pas turit që studioja u kish dhënë dritën jeshile, e për mbi një muaj i kish parë të flinin e zgjoheshin brenda mureve të asaj birruce, rrethuar prej instrumentave të tyre, fletëve me tekstet e zhgaravitura dhe shisheve të birresh e bishtave të cigareve.

13 këngë - sepse paçka numrit të tersit, kishin insistuar që supersticionet deshën ti luftonin
Prandaj dhe albumi i tyre u lançua një të premte, kur data shënonte pikërisht 13.
E s'u kish ecur aspak keq.

Suksesi i tyre kish lumturuar edhe Laurën, së cilës i atribuohej një pjesë e mirë e tij. Prandaj dhe shpërblimi që kish marrë për punën e kryer me ta kish qenë i majmë. Diçka kish fituar edhe Dua, ndonëse kish fituar më shumë duke i shoqëruar lart e poshtë ngado e duke njohur fytyrën e vërtetë të jetës së bukur që reklamohet aq fort.

Qe sfilitëse.

Intervista ngado, e Kait i qe dashur të mësonte të ish më i natyrshëm e i çlirët në to - kështu ai kish krijuar atë personin e tij publik, një karakter flirtues që adhurohej në masë.
Dhe për dreq, me këmbënguljen e studios i qe dashur të pranonte edhe ato sesionet vokale me Brutusin, që vazhdonte mos ta honepste dot.

Me çekun e parë të majmë kishin blerë një apartament për të qënë, me hyrjet e veçanta - kështu secili do të kish privatësine e tij teksa njëkohësisht ndanin të njëjtin vend.

Kish blerë edhe një prej atyre makinave sportive që gjithnjë kish lakmuar, me të cilën kish dalë një apo dy herë, sepse tërë koha e tij e lirë i përkushtohej muzikës.

Dhe më e habitshmja, njerëzit tashmë i njihnin. Më të guximshmit i afroheshin për ti folur e për të kërkuar një foto, e të tjerët, të tërhequr s'i shqitnin sytë prej tyre.

'Ndihem si Davidi Michelangelos' kish komentuar një ditë Ace.

'Ti as që e di kush është ky o pallë' i kish kujtuar

'E di, por ma përmendi njëra që nxorra për darkë. Piktore ishte. Mtha je si Davidi dhe e pashë në internet. Trupin nam' qe krahasuar me një statujë.

Ace ish ai që pëlqente më së shumti vemendjen - ngazëllehej prej saj. Ndërkohe Levi e Kai s'e vinin fort ujin në zjarr. Neutralë, do ish fjala e duhur për të përshkruar qëndrimin e tyre.

Diçka që s'duronte - faktin që e tërë kjo komplikonte atë marrëdhënjen e tij të çuditshme me Duan, që paçka s'e pranonin, ish më tepër se miqësi, sepse thuajse gjithnjë, përhumbeshin në ato bisedat e tyre rreth muzikës e përfundonin në krahët e njëri tjetrit në shtrat.

S'e takonte shpesh e kur e bënte ish nxitur prej punës. Thuajse asnjëherë nuk diskutonin rreth asaj të tyres, e Dua s'kish provuar ti vinte nje emer paktit të tyre të heshtur.

Ajo vazhdonte të mbetej interesante në sytë e Kait, e përsa kohë do ish e tillë, do ta dëshironte në shtratin e tij.

Kjo s'do të thoshte që s'do kishte të tjera femra.

S'kish patur të tjera femra...

Duhet të kishte të tjera femra!!

Ironikisht, Laura i kish thërritur pikërisht për ti diktuar të njëjtën gjë.

DekadencëWhere stories live. Discover now