Xheison Domenik. Ëndrra adoleshenteske e të gjitha vajzave të gjimnazit. Kapiteni i skuadrës së futbollit. Biondi më tërheqës në qytet. Buzëqeshje vrasëse, sy shpues blu. Mund ta rrotullojë shkollën me majën e gishtit. Mbi te gjitha, vëllai i madh perfekt. Kush mund te dyshojë tek ai? Sharlota Domenik. Ose Çarli. Sy të zinj, flokë të errët dhe lëkurë si cokollatë me qumësht. Ju kujtohet ai gomari lartë? Çarli është motra e adoptuar e djalit me famëkeq të gjimnazit. Nota të mira, jetë sociale e keqe. Ka shumë quka, po nuk ka shumë miq. Në rregull, nuk ka asnjë. Çfarë tjetër mund të ketë ajo të përbashkët me vëllain e saj të famshëm, përvec mbiemrit? Me dy prindër biznesmenë që udhëtojnë gjatë gjithë kohës dhe janë shumë rrallë në shtëpi, Xhei dhe Sharlota ndajnë një sekret të tmerrshëm. Por çfarë do të ndodhë kur në jetën e Sharlotës hyn dikush, të cilin ajo e ka shumë të vështirë ta largojë nga vetja?