8

69 14 27
                                    

Si filloi, ne nuk ditëm të ndaleshim, e na dukej sikur nën krahë mbanim botën, pa e ditur që kjo botë mund të rrëshqiste me një të kërcitur të gishtërinjëve. Nuk u desh shumë kohë për ta kuptuar ama. Gjithçka mori të tatëpjetën, kur realiteti na tërhoqi prej këmbe. E vërteta do linte shenja të pa-shërueshme në ne...

Ndonjëherë mua më ngatërrohet realiteti me ëndërrat...dhe besoj se nuk ka qënë kurrë një zgjedhje e imja. Thjesht më rrufit gjallëria e një fushe të tulipantë, në shtëpinë e shtëpizës time, dhe mua më duhet të shkoj atje. Më pëlqen të dëgjoj të qeshurat e Bri, prandaj edhe shkruaj sikur përtej botës tonë, ne puqemi me të tjerët.

-Pra, ke vendosur të mos kthehesh më tek yt atë?

-Po.- pohova me gjysëm zëri, duke mbajtur kokën me duar prej dhimbjes që më kishte shkaktuar pija.

-Atëherë... po e mendon që të qëndrosh këtej, të paktën për pak kohë.

Po më drejtohej me ca sy mallëngjyes që më bënë të skuqesha, por kurrë të tërhiqesha nga fjalët që kisha për t'i thënë. Ndonëse e vetëdijshme për drejtimin që po mirrte ajo bisedë, mora frymë thellë dhe buzëqesha ëmbël. Unë doja vetëm qetësi, e jo hakmarrje.

-Sigurisht që jo. Vetëm sepse  të gjeta, nuk do të thotë që tashmë do ndalem në vend e të pretendoj se koha që kemi humbur do të kompensohet vetë me anë të përqafimeve të mbushura me kaq shumë mall. Unë akoma nuk e di sa peshoj këtu. Është një botë kaq e madhe dhe unë dua të lë gjurmë...kam nevojë të di që jetova ma'.

Shpesh ditët më ngatërrohen me njëra-tjetrën. Ndjej sikur po qëndroj shtrirë në një fije të pafundme (ose fundin e të cilës sytë e mi nuk dinë ta shohin). Kam frikë të hedh një hap para ose pas e me zë çjerrës kërkoj të kapërcej përtej qiellin. Shpesh e gjej veten duke qarë aty, e një trishtim e mbulon të vërtetën njëlloj si imagjinata.

U larguam prej Hollande menjëherë pasi u përshëndeta me mamanë. Brendon qëndronte i nervozuar pranë meje. Isha e sigurtë që po bluante ndonjë kritikë në mendjen e tij të parashikueshme.

-Na kanë mbaruar paratë e dashur Emma. Nuk kemi asnjë kacidhe në xhep.

-Sa para duhen për të shëruar një shpirt si timin Brendon?

-Ç'do të thuash?

-Oh, asgjë. Kur të kthehemi në Norwich do bëj dashuri me nipin e plakut që zotëron rulotën.

-Oh për atë zot... nuk do kthehemi në shtëpi!

-Ndryshe si mund të denoncoj tim atë, e të jetoj e qetë, veç me plagët për t'u shëruar... oh, po. Do bëj dashuri mu në rulotën e qelbur të liqenit.

-Je e marrë Emm'. Krejtësisht, tërësisht e marrë.

Unë mendoj se të gjithë jemi pak të marrë. Brendoni është i tillë sepse mendon se Nora di të dashurojë, e një pjesë e tij kërkon të bëjë heroin që ta mësojë. Një Don Kishot i dëshpëruar. Ime më është mjaftueshëm e marrë për të zgjedhur ngrohtësinë e ëndërrave të saja. Im vëlla është i marrë sepse nuk kërkon të mësojë gjëra të reja. Ndërsa im atë është i pashpresë. Është njëlloj i marrë si unë, e të dy kemi mbetur në vend pa ditur mirë se kush jemi.

Unë përveçse jam e marrë, shkëputem lehtë prej realiteti e ëndërroj sikur mund të jetoj një jetë tjetër. Ëndërroj sikur kam mjaftushëm guxim për tu larguar nga shtëpia në kërkim të nënës time të humbur, e cila pas telefonatës së dhjetë viteve më parë, nuk u bë më e gjallë. Ëndërroj sikur jam guximtare, e fortë sa për t'i shprehur Aron ndenjat e mia ditën që u mbyt në liqen. Apo aq sa për të mos u ndalur në vend. Ëndërroj sikur nuk jam unë (e strukur në dyshekun e kalbur me sustë, me duart e mpira e trupin e nxirë) e më pas shkruaj për të njëlloj si bukurinë e valëzimeve të qiellit përmbi ujë.

Bashkë me Brendon po qëndronim pas një perëndimi të rëndomtë dielli, shtrirë mbi barin rreth liqenit duke qeshur si të marrë prej një zogu budalla që u përplas me xhamin e rulotës. Gjithmonë binim në heshtje boshllëku pasi qeshnim në atë mënyrë. Pas njëfarë kohe e vështrova në sytë e tij të picërruar dhe i rrëfeva për një histori të cilën po e shkruaja asokohe.

Nxorra prej çante një fletore me cepat e shkyer dhe e përplasa mbi këmbët e mia, ndërkohë që Bri po qëronte disa portokalle duke shtrembëruar fytyrën.

Unë kam mbetur në vend...

Fund



An:

Nuk më bahet as me i shtu nji presje tjetër ksaj historie. Mund të jetë historia që ka nejt në mendjen time ma gjatë sesa duhej. Histori që mund të duket e trishtë ose e zymtë por që në thelb tregon se ne mund të bëjmë diçka më shumë sesa të mbetemi në vend.

Nji shpjegim extra po se patet kuptu historinë. Emma nuk udhëtoi kurrë me Brendonin, nuk e gjeti kurrë nënën dhe nuk u largua kurrë nga shtëpia ku keqtrajtohej, veçse me anë të mendjes. E tërë historia zhvillohet ne mendjen e Emës e ajo asht autorja, rrëfyesi dhe personazhi kryesor. Pjesët italik (të  pjerrëta) që Ema i shkruante në ditar janë copëza nga realiteti i saj ndërsa pjesa tjetër e tërë historisë është pjellë e imagjinatës.

Falenderoj pafund ata që e kanë lexu deri në fund... tash shifemi te rrugëtirë xp

Big Hug :)

Pasqyrë Mbi Liqen |✔|Where stories live. Discover now