2

96 22 89
                                    

Si filloi, ne nuk ditëm të ndaleshim...

Kaluan ditë dhe Bri nuk e përmendi puthjen. Edhe unë nuk është se e mbaja mendjen aty. Mes ne të dyve është krijuar një marrëdhënie tepër e fortë dhe po aq e çuditshme. U takuam sërish pas një jave pranë rulotës, me kurriz nga liqeni këtë herë, dhe i treguam njëri tjetrit gjërat e shëmtuara që na kishin zënë sytë përreth qytezës. Patëm lexuar në një gazetë një histori për dy persona që ishin dashuruar në vegjëli dhe e kuptuan këtë veç kur ishin me një këmbë në varr. Edhe ata kur takoheshin i tregonin njëri tjetrit gjërat rrënqethëse të qytezës së tyre. Normalisht ne e bënim këtë për hir të historisë.

"Kur të mbarojmë punë këtu kjo rulotë do bëhet si e re."

Brendon më pati premtuar që do e rregullonte rulotën dhe një ditë do niseshim me të në aventura, por unë nuk mbahesha asnjëherë pas premtimeve, prandaj edhe bëja sikur nuk e dëgjoja kur fliste aq ëmbël mbushur me ëndërra.
Ai vazhdonte të gërmonte brenda rulotës ndërsa unë isha ngjitur në një pemë dhe po mblidhja kumbulla akoma të pabëra.

"Do largohem nga shtëpia." Ulërita në majë të pemës fort, duke pritur që Brendon të dëgjojë. Ai rropati diçka brenda automjetit të rrënuar dhe mori pak kohë, para se të nxirrte kokën me vrull në dritaren pa xham.

"Ç'dreqin po thua Ema?" Bërtiti edhe ai me vetullat hark. Sytë i ndrisnin më tepër nën dritën e perëndimtë të një dielli krejt të kuq. Ishte një djalosh i pashëm por më e rëndësishmja kishte një shpirt të bukur dhe unë ndihesha me fat që e njihja atë pjesë të tij.

Zbrita me një lëvizja nga pema dhe rënkova kur këmbët mi tërhoqi rëndshëm graviteti mbi barin e pashkelur. U afrova pranë rulotës dhe ngrita bluzen me lule duke lënë shenjat ti ngrohte dielli.

"O zot Ema! Kur ndodhi dhe përse nuk më ke treguar?" Zëri i tij alarmant më bëri të ndihesha në faj. Tek e fundit unë ia kisha parë varrat kur laheshim në liqen dhe dhimbja ime ishte krejt e vogël përpara tij.

"Më shumë më bezdisin ata të dy. Ti e di si janë... mendojnë se më kanë nën kontroll dhe mund të më sjellin si të duan. Jam e lodhur nga të qënit asgjë më shumë veçse një leckë."

Bri kapërceu nga dritarja dhe preki ngadalë të nxirat në trupin tim e më pas më mbështolli në përqafim. Ai trishtohej gjithnjë kur i tregoja për babin dhe vëllain dhe ndonjëherë unë nuk ia mbaja të fshehtë, pavarësisht se shihja shenjat e trupit tim në sytë e tij të trishtë.

"Pas dy ditësh, kur të të dërgoj një mesazh, ti të jesh gati dhe unë do të të pres pranë shtëpisë tënde, tek kthesa e gardhit të prishur."

"Autobiografia do të jetë gjëja më pamend që kam bërë." Qeshëm në shpatullat e njëri tjetrit për pak kohë dhe më pas filluam të shtronim disa drrasa në pjesën e poshtme të rulotës.

"Ti je një budallaqe e vërtetë." Shpalli pas njëfarë kohe duke nënqeshur teksa mbante çekiçin në duart e brishta.
"Mendon me të vërtetë që dikush do lexojë me kërshëri një autobiografi të një vajze kaq të ndrydhur dhe shëmtaraqe?"

"Ti je një budalla më i madh." I ulërita në fytyrë duke mos kuptuar që ai veç kishte dashur të bënte shaka me pllakat e së vërtetës, e më pas vrapova për në shtëpi duke e lënë të shushatur.

Pas dy ditëve të gjata, krejt të mërzitshme dëgjova telefonin të tringëllonte. Ishte Brendon që po më tregonte se po më priste njëlloj siç më kishte premtuar. Kisha bërë një valixhe gati dhe flokët i kisha prerë tejet shkurt pa ndonjë arsye të veçantë. Përveç të shkruarit çdo gjë më dukej e rëndomte në atë shtëpi. Pasi pata prerë flokët u shtriva mbi dysheme dhe vështrova gjatë një pikë në mur...dy ditë të gjata krejt të mërzitshme.

Në çantën e shpinës kisha vendosur bllokun ku po shkruaja historinë në rast se ndodhte diçka mjaftushëm speciale që të mund të ulesha e ta shkruaja. Si ti përkushtohesha diçkaje një zell i çuditshëm e rrethonte mendjen time. Mendoja gjithmonë që isha pakëz jo-normale e pastaj mjaftojesha me faktin që edhe Brendon ishte si unë.

Këngët më të shëmtuara janë vajtimet e gjinkallave që s'të lënë të shijosh hapat drejt lirisë. Ngjasojnë me alarme të çakorduara që më ngjallin krupën. Me shpresën se një të nesërme do mund të shijoj melodinë e çlirimit, unë vrapoj drejt të ardhmes së panjohur.

Me të mbyllur zinxhirin e çantës së shpinës, eca me të shpejtë drejt oborrit ku dallova përtej errësirës siluetën e mjegullt të Brendonit. Ai djalë ishte familja ime dhe këtë nuk mund ta ndryshonte asgjë.

"Ec shpejt leshe se u ndezën dritat në shtëpinë tënde."

Vrapuam të dy si të çmendur pa kthyer kokën pas, me një buzëqeshje të pafajshme mbi buzë. Ai mbante valixhen time të rëndë dhe nuk ankohej ndërsa unë ulesha hera herës për të rimarrë frymë. Kur Brendon nuk më shihte përdorja edhe pompën që e kisha vendosur në xhepin e xhaketës blu. Disa gjëra vrasin më pak nëse askush nuk është në dijeni për to.

Kur mbërritëm pranë liqenit Bri bëri me gisht nga rulota me një fytyrë serioze. E kishte shndërruar atë gjë të rrënuar në një mrekulli veshur me ngjyra. Dukej si një shelg i madh i ndërtuar me vargje lulesh të qershive. Aroma nuk krahasohej me ndriçimin që mbinte nga nata në copëzat e pasqyreve të veshura anash rulotës. Në fund kishte vendosur disa shtresa kashte dhe përmbi disa rrobe që isha e sigurtë që ishin të tijat.

"Si të duket zonjushë Ema? A është mjaftushëm mondane për shijet e tua...të çuditshme?"

"Mungon vetëm kitara jote." Isha në delir. Dhoma ime e madhe më kishte falur vetëm ndjesinë e të qënurit e braktisur ndërsa të mes të këtyre copëzave ndihesha e lumtur... isha e qetë.

"Nuk e dija që ishe një fanse e zërit tim." Pasi nënqeshi, picërroi sytë dhe më hodhi një vështrim nga koka tek këmbët pavarësisht se unë i kisha thënë me mijëra herë që ngjasonte si një pervers me gjysëm mjekër.

Ai nuk u largua atë natë. U shtrimë të dy në pseudo dyshekun që kishte krijuar dhe qëndruam në heshtje derisa gjumi trokiti së bashku me rrezet e para të diellit.
Të nesërmen i përsërita vetes që asgjë e bukur nuk duhej të zgjaste më shumë seç duhej. Punë magjie...






AN:

Si jeni o njerëz të bukur dhe sad njëkohësisht?

Si po e thyeni kohën e karantinizuar 😂

Sa për sqarim pjesët italic (të pjerrëta) janë shkrimet që shënon Ema në bllok që do i shërbejnë gjasme autobiografinë. Brendoni nga ana tjetër është një sekret dark që do e zbulojm kadal.

Pis and llov ♡

Ngrica ashtu siç ta premtova o rob i ftoht xp

Pasqyrë Mbi Liqen |✔|Where stories live. Discover now